Kryeministri Fatos Nano ka thirrur sot pasdite në një takim pune drejtuesit e Shoqërive Aksionere kryesore të vendit, KESH, Albaposta, Albtelecom, ARMO dhe Albtransport. Në analizë pune kanë ma
Kryeministri Fatos Nano ka thirrur sot pasdite në një takim pune drejtuesit e Shoqërive Aksionere kryesore të vendit, KESH, Albaposta, Albtelecom, ARMO dhe Albtransport. Në analizë pune kanë marrë pjesë edhe ministrat e linjës.
Fillimisht Kryeministri Nano theksoi se ky takim ka për qëllim diskutimin e sfidave dhe problematikat me të cilat ndeshen Sh.a dhe të përpunojë zgjidhjet më të mira aftashkurtra, afatmesme dhe afatgjata që do t'í ofrohen më pas Komitetit të Politikave Ekonomike. "Kjo edhe për faktin se Sh.a kanë një ndikim të konsiderueshëm në jetën ekonomike dhe sociale për shkak të shërbimeve që ofrojnë dhe për numrin e të punësuarve që kanë angazhuar".
Kryeministri në këtë analizë të thelluar pune dhe projektim hapash për të ardhmen përfundimtare të këtyre kompanive në treg, pra privatizimin e tyre, kërkoi nga ministrat e linjës, drejtorët e Sh.a-ve dhe kryetarët e Këshillave mbikqyrës, një raportim të hollësishëm se si po zbatohen politikat e miratuara nga qeveria për secilin sektor, si konsiderohen këto politika në përvojën e zbatimit të tyre dhe cilat janë masat që duhen ndërrmarrë për përmirësimin e situatës aty ku është e nevojshme.
Pas raportimeve të bëra nga drejtuesit e Sh.a-ve kryesore në vend Kryeministri Nano tha se dy janë sfidat kryesore: ristrukturimi i mëtejshëm i KESH dhe Albaposta dhe privatizimi për Albtelecom dhe ARMO.
"Këto sfida kërkojnë që stafet drejtuese, në bashkëpunim dhe monitorim të ministrive përkatëse të marrin masa të posaçme për rishikimin më objektiv përmirësimin e politikave të zhvillimit të kompanive dhe sektorëve respektivë. Kjo do të thotë- tha zoti Nano – një përputhje më e mirë e programeve të zhvilimit të këtyre shoqërive me strategjinë sektoriale që kemi miratuar. Kryeministri kërkoi edhe rishikimin e kuadrit ligjor mbi të cilin këto shoqëri apo sëktorë operojnë për ta standartizuar me direktivat e komunitetit europian.
"Përballimi i këtyre sfidave bën të domosdoshme thellimin e reformës së brendshme menaxhuese dhe administrative që do të thotë një përdorim edhe më efektiv i burimeve njerëzore",- vijoi më tej Kryeministri Nano.
Më pas, Kryeministri Nano kërkoi nga ministrat respektivë dhe kryetarët e Këshillave Mbikqyrës të hartojnë brenda një jave një program të qartë masash për përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Gjatë kësaj analize Kryeministri Nano sëbashku me ministrat e linjës dhe Drejtorët e Sh.a-ve përcaktuan edhe detyrat konkrete në funksion të ristrukturimit dhe përgatitjes së këtyre kompanive për procesin e privatizimit.