Kryeministri Fatos Nano ishte i pranishëm sot në Takimin Ballkanik të Rinive Socialiste, në kuadër të Internacionales së Rinisë Socialiste, i cili filloi punimet sot në Tiranë. Ky takim
Kryeministri Fatos Nano ishte i pranishëm sot në Takimin Ballkanik të Rinive Socialiste, në kuadër të Internacionales së Rinisë Socialiste, i cili filloi punimet sot në Tiranë.
Ky takim zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, duke konfirmuar rolin e rëndësishëm që tashmë FRESH luan pranë organizatave në të cilat aderon: IVSY dhe ECOSY.
Ky takim u përshëndet nga Kryeministri dhe Kryetari i PSSH-së, Fatos Nano. Në fjalën e tij Kryeministri Nano vlerësoi rolin e rinisë në përmbushjen e axhendës dhe programeve elektorale të PSSH-së. Z. Nano u ndal gjithashtu në impenjimin e forcës politike që drejton për një ridimensionim të rolit të grave në politikë dhe për ofrimin e hapësirave më të gjera dhe më të barabarta.
Zëvendëspresidenti i IVSY duke falenderuar zotin Nano për mbështetjen u shpreh se "Kryeministri Nano përfaqëson një ndër liderat më të rëndësishëm të së majtës në rajon, i cili po drejton PSSH drejt një fitoreje të tretë në zgjedhjet e 2005".
Kryetari i FRESH, Gjergj Koja, vlerësoi pjesëmarrjen dhe përshëndetjen e Z.Nano në këtë takim, dhe u shpreh se FRESH po bëhet gjithnjë e më shumë një organizatë më e pjekur dhe serioze si në drejtim të funksionimit të vet në kuadër të PSSH-së, ashtu edhe në dimensionimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.