Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë sot një vizitë pune në Vlorë. Fillimisht ai do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të tragjedisë së Otrantos, të 28 marsit të vitit 1997.
Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë sot një vizitë pune në Vlorë. Fillimisht ai do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të tragjedisë së Otrantos, të 28 marsit të vitit 1997.
Më pas Kryeministri do të zhvillojë një takim pune në komunën e Novoselës, ku do të takohet me drejtues të pushtetit vendor.
Në këtë takim do të diskutohet për çështje të zbatimit e thellimit të reformave e sidomos të reformës së decentralizimit, për çështje të zhvillimit e menaxhimit të pasurive vendore ne vecanti ne fushen e ullirit ku kjo zone ka resurse te medha, si dhe të bashkëpunimit midis pushtetit qëndror dhe atij vendor.