E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ështe pritur sot në Bruksel, në një takim të veçantë nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Guy Verhofstadt. Dy autoritetet, kane vleresuar kete takim një h

Kryeministri Fatos Nano ështe pritur sot në Bruksel, në një takim të veçantë nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Guy Verhofstadt.

Dy autoritetet, kane vleresuar kete takim një hap të rëndësishëm në nxitjen dhe zhvillimin e një dialogu të metejshem dhe marrëdhënieve të mira midis dy vendeve. Ata ndanë të njëjtin mendim për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të ardhmen në shumë fusha me interes të ndërsjelltë.

Dy kryeministrat diskutuan mbi procesin e reformave integruese që ka ndërmarrë Shqipëria, intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen, nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, të iniciativave ligjore, që mbështesin lëvizjen e lirë të qytetarëve respektivë dhe situatën në rajon.

Z. Verhofstadt shprehu mbështetjen e plote te Belgjikes në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në strukturat euroatlantike dhe në rrugën e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në të ardhmen.

"Ne do të mbështesim Shqipërinë në procesin e integrimit dhe reformave që do të vazhdojnë në vend për të patur një marrëveshje Asociimi dhe Integrimi me BE. Gjithashtu vëmendja jonë është përqëndruar në intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. Ne tashmë kemi një bashkëpunim të mirë në fushën juridike, politike dhe në fusha të tjera. Por po diskutojme qe është e domosdoshme një rritje edhe në nivelin e marrëdhënieve ekonomike dhe ne jemi duke punuar për të identifikuar se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim. Po ashtu, ne diskutuam në lidhje me vëmendjen që duhet të tregojmë për një zgjerim të marrëdhënieve në fushën diplomatike. Të gjithë këto elementë do të ndikojnë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërise dhe Belgjikës, si dhe ndërmjet Shqipërisë dhe BE", tha z. Verhofstadt ne takimin e perbashket me mediat pas bisedes se tyre.

Z.Nano gjate takimit e njohu z. Verhofstadt me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke theksuar se "vullneti i qeverisë dhe maxhorancës parlamentare është i qartë dhe i palëkundur dhe ne po punojmë për ta sjellë institucionin e zgjedhjeve në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare" ndersa theksoi se ato jane te rendesishme per te ardhemen euroatlantike te Shqiperise".

Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, bashkëbiseduesit vlerësuan se këto marrëdhënie kanë shënuar rritje të dukshme veçanërisht dy vitet e fundit, ndersa në vitin 2004 volumi i shkëmbimeve llogaritet ne nje shifer rekord te shkembimeve mes dy vendeve në 10 milion euro. Ata u shprehën për intensifikimin në të ardhmen të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis dy vendeve. Kryeministri Nano bëri një pasqyrë të zhvillimeve të rëndësishme ekonomike në vend vitet e fundit, zgjerimin e tregut kombëtar, krijimin e një tregu rajonal, procesin e privatizimit të sektorëve strategjikë si Albtelekom, ARMO, INSIG, duke ftuar në këtë drejtim sipërmarrjen belge të investojë në Shqipëri. Ata vlerësuan se ka hapësira dhe mundësi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në shumë fusha si në transport, në infrastrukturë, në atë të turizmit. Këtij bashkëpunimi do t'i shërbejnë edhe vendosja e kontakteve midis sipërmarrësve dhe Dhomave përkatëse të Tregtisë, zgjerimi i kuadrit ligjor me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja që janë në proces etj..

Më tej, dy Kryeministrat diskutuan për vazhdimin e hapave të mëtejshëm qe do te ndikojne ne liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare duke filluar per kategori te ndryshme dhe me tej.

Dy autoritetet shkëmbyen mendime edhe në lidhje me zhvillimet në rajon, ku z.Verhofstadt vlerësoi rolin moderator të qeverisë shqiptare në rajon dhe nxitjen e iniciativave bashkëpunuese, që forcojnë paqen, stabilitetin dhe perpektivën europiane të tij. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në zhvillimet në Kosovë, Z.Nano tha se ajo ka patur zhvillime pozitive dhe ka bërë progres në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe bashkëjetese multietnike. E ardhmja e Kosovës, tha ai, është integrimi në Bashkimin Europian dhe se e kaluara nuk mund të kthehet më. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim për formulën europiane të Kosovës.

Zoti Nano ka përfunduar vizitën e tij në Bruksel dhe është kthyer në Tiranë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›