E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë Konferencës së pestë ndërkombëtare "Roli i Bankave Qendrore në Periudhën e Integrimit", organizuar nga Banka e Shqipërisë, Kryeministri Fatos Nano në fjalën e tij, me këtë rast

Gjatë Konferencës së pestë ndërkombëtare "Roli i Bankave Qendrore në Periudhën e Integrimit", organizuar nga Banka e Shqipërisë, Kryeministri Fatos Nano në fjalën e tij, me këtë rast, u shreh:

"Per mua eshte nje privilegj t'i drejtohem këtij auditori shume te rendesishem per qendrueshmerin e rritjes, per reformat strukturore dhe për ritmin e integrimit te Shqipërise ne tregjet dhe ekonomine globale. Ju kam ndjekur ne distance. Bankat duhet te ruajne nje distance nga qeveria, bankat duhet, vecanererisht ato qendrore, te edukojne ne distance gjithe aktoret sipermarres, sipermarres institucional dhe te tregut.

Po kthehem nga nje ambjent tjeter integrimi, nga Këshilli i Atlantikut te Veriut, i aleances me te cilen ne po afrohemi per integrim, që është një sinjal se ne të gjithë mund të punojmë në një ambjent më të sigurtë jo vetëm rajonal, jo vetëm global, por edhe transadriatik, duke shfrytëzuar këtë pozicion të favorshëm që Perëndia i ka dhënë vendit në rrafshin qendror apo lindor të globit, në një urëkalim që po strukturohet për lëvizje më intensive mallrash, kapitalesh dhe iniciativash të sipërmarrjes edhe financiare midis Europës Perëndimore dhe Azisë Qendrore. Edhe ndaj partnerëve të huaj, të pranishëm në këtë sallë, më lejoni që të bashkoj edhe unë mirënjohjen e qeverisë për kontributet që ata japin në rritjen dhe konsolidimin e ketij partneriteti midis institucioneve te pavarura financiare te Shqiperise me boten moderne ku ne integrohemi.

Keto takime jane te rendesishme edhe sepse po behen pjese e axhendave tona te punes ne kete rajon te tregjeve globale. Me vjen mire qe takime te tilla po specializohen, sepse jane gjithenje e me profesionale. Kjo është një provë dhe një sfidë e vleresimit, e matjes dhe e konsolidimit të aftësive tona për konkurim, për partneritet, për iniciativa me të gjera se kufijtë e tregut nacional.

Unë besoj se dallimi është i madh edhe në këtë ambjent të rikonstruktuar, ku jo shumë vjet më parë, natyrisht në një pamje të parikonstruktuar, bëheshin llogari piramidash, të cilat i krijuan një shok të vërtetë ekonomisë dhe shoqërisë sonë. Unë e vlerësoj këtë edhe si një mjedis shkencor, ku bota akademike, ajo e institucioneve financiare dhe e biznesit bankar, ballafaqojne ide. Qeveria është e gatshme dhe thithëse ndaj tyre për të harmonizuar gjithnje e me mire politika ekonomike, në dobi të thellimit te reformave strukturore, funksionimit me te mire te tregjeve, forcimit te stabilitetit financiar, si dhe të shtimit të aftësive dhe veprimeve tona për konkurim në ballafaqimin e sistemit financiar kombëtar me atë global në këtë proces integrimi.

Zhvillimi ynë është bërë i qëndrueshëm, është dinamik, përpiqet të kapë ritmet dhe sektorët e tregut bashkëkohor. Ne synojmë të jemi më konkurues në këtë partneritet. Ne i kemi projektuar ekonomisë sonë një të ardhme ambicioze. Këto ambicje nuk mund të realizohen përvecse në një hapësirë më të gjerë, në një hapësirë që na bashkon me vendet e rajonit, jo vetëm nga pikpamja e vendosjes gjeografike, por edhe e objektiivave dhe reformave për integrim europian, apo euroatlantik dhe për pasoje edhe për interesa kombetare, interesa biznesi. Pra bashkohemi me rajonin dhe me ju në objektiva afatmesme dhe afatgjata, janë edhe objektiva globale, janë edhe objektiva sektoriale.

Jam këtu për të ndarë me mju prioritetet e axhendës së reformave strukturore që sintetizojnë programin qeverisës. Të gjitha këto kërkojnë vendimarrje të guximshme dhe sipërmarrje të strukturuar. Ne duam që zhvillimi ynë i qëndrueshëm jo vetëm të kurojë varfërinë dhe të integrojë komunitetet dhe resurset në tregun kombëtar, por dhe të bëhet kompetitiv, të profilizohet dhe së bashku me instrumentat, politikat dhe interesat bankare, interesat e bankave, të na japin mundësinë të ndërtojmë profilin dhe portofolin e Shqipërisë në ndarjen rajonale dhe globale të punës në tregjet që po globalizohen.

Banka e Shqipërisë në krye të sistemit bankar të vendit është gjithashtu e përfshirë në këto sfida kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe për konkurim që shoqëron ritmet e integrimit. Duket se ne kemi vlerësime komplementare dhe koherente me njëri-tjetrin, që forcimi i kapaciteteve qeverisëse të vendit, apo i administrmit publik, forcimi i autoritetit të ligjit, apo i angjencive që forcojnë zbatimin e ligjit, të shoqërohet me ritme më llogjike dhe më të orjentuara, në reformat strukturore, në reformat e tregut, në reformat financiare, në marrëdhëniet e bankave me pjesën tjetër të ekonomisë dhe të tregjeve. Ne duam që kjo të ndihmojë, të bëjë më funksionale, më koherente dhe më me të ardhme marrëdhëniet e qeverisë së Shqipërisë me institucionet financiare ndërkombetare, me FMN dhe BB.

Shqiperia eshte maturuar mjaftueshem per shkak të bashkëpunimit me këta lider të tregjeve financiare botërore dhe për pasojë ne duam edhe mbështetjen dhe bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Shqipërisë, me komunitetin e Bankave të Shqipërisë, për të hyrë në një etapë të re, në një marreveshje te re që do t'i jepte më shumë hapësira dhe fleksibilitet zhvillimit te qëndrueshëm të vendit.

Marreveshja e ardhshme me FMN mbështetet në këtë progres të qartë dhe që bëhet i qëndrueshëm, i arritur deri më tani, për shkak të reformave të sukseshme strukturore dhe institucionale, mbështetet në qendrueshmerine e treguesve makro-fiskale, në rritjen e kapaciteteve menaxhuese jo vetem ne administrimin publik në teresi por dhe në atë fiscal në vecanti, ne rritjen e transparences dhe pergjegjshmerise se vendimmarrjes ne te gjitha nivelet, per shkak se respekti ndaj marrëveshjeve që ne kemi me institucionet financiare nderkombetare, apo vendase, tashmë shtrihet në të gjithë aktorët që përfshihen në këtë proces, sepse disiplina e tregjeve financiare moderrne po bëhet parametër i administrimit publik. Ne e shohim këtë si një nga instrumentet dhe komponentët themelor të afrimit tonë për integrim me Bashkimin Europian. Nuk mund të nënvlerësojmë bashkëpunimin me bankat dhe me me institucionet financiare ndërkombëtare, për shkak të dobësisë së kapaciteteve, apo nevojave për të forcuar veprimin proaktiv me agjencitë apo institucionet e Bashkimit Europian. Këto janë dy procese komplementare dhe ato do të zëvendësojnë apo plotësojnë natyrshëm njëri-tjetrin në konsolidimin e rritjes dhe të profilit tonë në integrimin global.

Ne po vazhdojmë të rishikojmë kuadrin ligjor dhe ate nenligjor, vecanërisht në mbështetje të krijimit të gjithë mjedisit, kushteve dhe të instrumenteve që favorizojnë dhe mundësojnë anëtarësimin edhe në fushën e sistemit bankar dhe financiar, në bashkësinë europiane. Ne e shohim këtë edhe si një prerogativ dhe imperative edhe për Bankën Qendrore. Prandaj jeni të mirëpritur, ju dhe të gjithë partnerët e sistemit bankar në Shqipëri që është 98 përqind privat në iniciativa, që na bashkojnë për ta vazhduar perfeksionimin e kuadrit ligjor për të bërë më konkurues dhe më bashkëohor sistemet dhe portofolet financiare dhe bankare, për t'i hapur rrugë më efektive mbikqyrjes së këtyre sistemeve, për të nxitur forcimin e bashkëpunimit institucional midis sistemit bankar dhe sistemit financiar, për të kapur standartet edhe në këto fusha sensitive.

Duhet theksuar se Banka e Shqiperise ka luajtur dhe duhet te luaje padyshim rolin kryesor ne formimin dhe konsolidimin e sistemit bankar ne vend, si dhe ne asistimin e Qeverise ne hartimin dhe zbatimin e reformave që afektojnë tregun bankar dhe financiar. Qeveria e ka konsideruar dhe e konsideron Banken e Shqiperise si nje partnere te denje edhe ne fushen e keshillimit dhe gjej rastin te falenderoj kete institucion që, edhe kur përtërihet, konsolidon përvojën dhe shpreh ambicje më të qarta për të vazhduar këtë bashkëveprim nxitës me qeverinë dhe institucionet e saj të specializuara.

Banka e Shqipersise tashme ka eksperiencen dhe kapacitetet e duhura per te rritur rolin dhe ndikimin e saj ne zhvillimet ekonomike te vendit, si partner ligjor i qeverisë, si një institucion shume i rendesishem dhe i pavarur i shtetit. Roli juaj përputhet me iniciativat tona në prioritete të rëndësishme si lufta ndaj ekonomise cash, ndaj evazionit fiskal dhe vecanërisht një program koherent që na bashkon në kurimin dhe në moslejimin përfundimisht të fragmentarizimit te kapitaleve publike apo private në treg. Te gjitha keto prioritete nuk do te mund te realizohen pa nje angazhim te drejtperdrejte dhe nje bashkepunim me te ngushte mes Qeverise dhe Bankes se Shqiperise. Me kete nuk po kerkohet qe Banka e Shqiperise te heqe dore nga prerogativat tuaja të integritetit dhe pavaresisë, por ju ftoj të lubrifikojmë më mirë mekanizmat e konsulencës, të asistencës dhe të bashkëpunimit, që do të na conin më shpejt tek formalizimi i tregut kombëtar në tërësi dhe tek transparenca për të gjithë aktorët privatë vendas dhe të huaj, që vlerësojnë asetet dhe kapacitetet tona për rritje të qëndrueshme dhe për partneritet dhe sipërmarrës.

Ne duhet te programojme se bashku zhvillimin e nje ekonomie të strukturuar dhe formale te tregut, me nje sistem bankar dhe financiar qe nuk rresht së krijuari stimuj për zhvendosjen e parate dhe transaksioneve financiare ne banka, qe orientojne kursimet dhe kapitalet e fjetura ne prioritete zhvillimi te programuara dhe te qendrueshme dhe koherente në objektivat tonë europiane apo në tregjet globale.

Ne do të vazhdojmë ta respektojmë si një gjë të shenjtë pavarësinë institucionale të Bankës së Shqipërisë, por ne besojmë se forcimi i mëtejshëm i kësaj pavarësie nënkupton shtimin e përgjegjësive që ndahen me të gjithë aktorët edhe në qeveri, sepse vetëm duke forcuar autoritetin që vjen nga përgjegjësia në treg rritet edhe pavarësia institucionale e bankës.

Për ne është shumë e rëndësishme në qeveri, të punojmë sëbashku me ju për krijimin e një klime sa më të mirë për sipërmarrjen, edhe për sistemin baker privat, për thithjen e parasë dhe orientimin e saj në multiplikator vlere të re me programe koherente, me paketa afariste dhe jo me tryeza boshe apo me propagandë parrullash. Ne nxisim dhe kërkojmë të punojmë sëbashku për të krijuar struktura më të qëndrueshme të sipërmarrjes, të biznesit, struktura më të qëndrueshme pagesash, shërbime bankare dhe financiare të parametrave konkuruese dhe bashkohorë. Natyrisht kjo lidhet shumë edhe me marrëdhëniet direkte të bankave me biznesin, të cilat po zhvillohen, po krijojnë një klimë tjetër bashkëpunimi dhe po e sjellin sistemin bankar me shërbimet e tij më në vëmendje dhe më në kërkesë të të gjithë sipërmarrësve, pranë klientelës, më i përdorshëm jo vetëm për qeverinë por edhe për tradicionalistët e ekonomisë cash.

Bankat po e rrisin praninë e tyre në të gjithë vendin dhe më vjen mirë që askush prej protagonistëve të sistemit bankar privat nuk ndjehet i shqetësuar kur edhe unë kam bërë pyetjen për risqet e konkurencës që shtohet dhe konsolidohet. Bankat po e bëjnë më të shëndetshme sipërmarrjen dhe po na bëjnë edhe ne më të vëmendshëm në politikat ekonomike dhe financiare. Bankat po riinvestojne kapitalin e tyre ne teknologji të reja dhe po krijojne nje rrjet te gjere pagesash. Modernizimi i sistemit te pagesave po na jep dhe do te na jape akoma me shume ne te ardhmen kontribute reale ne uljen e ekonomise cash dhe asaj informale. Pra, ne na bashkon interesi për të krijuar një infrastrukture bashkekohore te pagesave dhe me kenaqesi konstatojme se perpjekjet e sistemit bankar po njohin progres të kapshëm dhe të prekshëm ne kete drejtim. Bankat tona po bëhen pjese e rrjeteve te medha nderkombetare te kartave dhe qytetarët shqiptarë po mësohen me pagesat me karta dhe ne do të nxisnim gjithashtu të ecet drejt profilit edhe të një karte kombëtare, ku besoj se secila nga bankat do të ketë share-n e saj.

Unë jam shumë i stimuluar gjithashtu nga ritmet me të cilat po rritet fluksi i kreditimit të bankave private në ekonomi. Natyrisht jam shumë i vëmendshëm për të përmirësuar edhe marrëdhëniet e kreditimit apo të huamarrjes së qeverisë me Bankën Qendrore. Unë besoj se të dy komunitetet, edhe bankat edhe sipërmarrja, kanë nevojë për një rol më efikas dhe aktiv të Bankës së Shqipërisë jo vetëm për një ambient të sigurtë makroekonomik, por edhe për të nxitur më tej dhe orientuar më drejt në mënyrë më koherente aktivitetet kredituese dhe vetë biznesin drejt projekteve dhe investimeve më të sigurta, që përkojnë me negociatat apo marrëveshjet që qeveria nxit apo realizon me institucionet financiare ndërkombëtare apo me kompani globale që shfrytëzojnë të gjithë hapësirën e tregut, prandaj punojnë dhe me qeverinë, për të siguruar një rritje të qëndrueshme dhe një profil konkurues të Shqipërisë në ekonominë rajonale dhe më gjërë.

Unë jam këtu për ta nxitur dhe më tutje sistemin bankar, që të shkojë edhe më afër popullsisë dhe sipërmarrjes me produkte të qarta dhe të gatshme, me shërbime të shpejta dhe efikase. Unë e nxis dhe e mbështes vokacionin e guvernatorit Fullani dhe të Bankës së Shqipërisë për të zgjeruar dhe shtuar analizat e tregut, të kapaciteteve, të treguesve të stabilitetit ekonomik dhe financiar dhe të rritjes më të qëndrueshme ekonomike të vendit.

Si Kryeminsitër, më lejoni të nderuar bankierë, të kërkoj më shumë kontribute për një rol më aktiv dhe më cilësor në performancat e tregut. Ndaj me ju bindjen se progresi i sistemit bankar të Shqipërisë nuk mund të vlerësohet vetëm me uljen e riskut të kthimit të kredive, por me portofolin e kredive që ky system injekton në ekonominë dhe sipërmarrjen kombëtare. Për mua roli i bankave është dhe po bëhet gjithnjë e më jetik për rritjen ekonomike nacionale dhe për aftësitë konkuruese të sipërmarrjes sonë në ballfaqim me ekonominë dinamikë të rajonit dhe të botës.

Shqipëria gjithashtu po i largohet, për shkak të dinamikës së rritjes dhe të shtimit të instrumenteve të tregjeve globale në tregun e brendshëm, nivelit të vendeve që përfitojnë kredi dhe donacione me terma të butë nga organizma financiare ndërkombëtare apo banka zhvillimi. Ky është një moment reflektimi proaktiv që na bashkon jo vetëm në vlerësimin e ecurisë së reformave deri më sot, por edhe në detyrimet e reja që na lindin në veçanti për qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë, për të racionalizuar kontratat huamarrëse apo kufijtë e borxhit, për të reduktuar më tej borxhin e brendshëm dhe atë të huaj, për të përballuar më me sukses kostot e stabilizim asociimit duke u mbështetur në një partneritet më efikas në sistemin bankar dhe financiar, për të mobilizuar më plotësisht kapitalet e brendshme duke i orientuar në programe investimesh prioritare zhvillimi dhe duke e bërë më atraktive klimën e thithjes së investimeve të huaja direkte.

Për këtë shkak ne po angazhojmë edhe kompani të specializuara dhe unë nuk do t'i shmangem sfidës së paraqitjes bashkë me to të portofoleve dhe të potencialeve që ne ofrojmë për kompani gjithnjë e më përfaqësuese nga ekonomia globale, që po trokasin në dyert e tregjeve tona që po hapen.

Si Kryeministër, unë e ftoj Bankën e Shqipërisë si partner ligjor, të punojmë me ritëm dhe me koncepte më të programuara bashkërisht për të krijuar të gjithë instrumentet dhe institucionet që orientojnë më saktë paranë dhe kapitalet vendase në sektorët më produktivë dhe më konkurues të ekonomisë kombëtare, që natyrshëm po bëhet më vulnerabël në procesin e hapjes dhe të integrimit rajonal dhe global.

Më lejoni ta mbyll duke falenderuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm dhe për t'ju garantuar të gjithëve në emër të qeverisë se do të keni vëmendjen dhe angazhimet tona maksimale dhe partneriale për të reformuar edhe më tej sëbashku ekonominë kombëtare dhe për të sjellë edhe në tregun financiar dhe bankar standartet e integrimit në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›