Kryeministri Fatos Nano mori pjese sot në Konferencën e pestë ndërkombëtare "Roli i Bankave Qendrore në Periudhën e Integrimit", organizuar nga Banka e Shqiperise. Në këtë takim ishin te
Kryeministri Fatos Nano mori pjese sot në Konferencën e pestë ndërkombëtare "Roli i Bankave Qendrore në Periudhën e Integrimit", organizuar nga Banka e Shqiperise. Në këtë takim ishin te pranishem përfaqësues të institucioneve financiare e bankare vendase dhe te huaja, perfaqesues te institucioneve të ndryshme të vendit, personalitete nga bota akademike, etj.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Nano vlerësoi organizimin e kesaj Konference, duke theksuar se, konferenca te tilla ballafaqojne ide mbi ecurine dhe harmonizimin gjithnje e me te mire te politikave ekonomike, thellimin e reformave strukturore, funksionimin me te mire te tregjeve, forcimin e stabilitetit financiar, si dhe sfidave qe i perkasin se ardhmes se bankingut qendror dhe sistemit financiar, ne procesin e integrimit.
"Ekonomia shqiptare tashme, perfundimisht eshte orientuar drejt zhvillimit. Ne te gjithe, si autore dhe perjetues te kohes sone, jemi te prirur drejt te ardhmes dhe tashme i kemi hedhur themelet e nje zhvillimi ekonomik te panderprere sasior dhe cilesor", u shpreh Kryeministri.
Në këtë funksion, Kryeministri vuri në dukje se, Shqiperia, ashtu si dhe vendet e tjera te rajonit, ndan te njejtin objektiv, integrimin europian. Ne keto procese, ekzistojne hapesira qe cdo anetar i shoqerise, cdo institucion apo organizem shoqeror te jape kontributin e tij, ndaj qellimi i konferencave te tilla eshte gjithashtu qe te orientojne angazhimet per modernizimin dhe integrimin e sistemit tone bankar me ate evropian dhe global, theksoi Kryeministri.
Më tej, zoti Nano tha se, jo vetem Banka e Shqiperise, por i gjithe sistemi bankar shqiptar eshte perfshire ne sfidat kombetare te konsolidimit te ekonomise se tregut, te rritjes se saj te qendrueshme nepermjet te zhvillimit te aftesive konkuruese te sipermarrjes vendase ne tregjet rajonale, evropiane e globale, etj.
Kryeministri vleresoi se sot Shqiperia eshte maturuar mjaftueshem per te kaluar ne nje marreveshje te re dhe kjo marreveshje do ti jepte me teper fleksibilitet zhvillimit te vendit. "Marreveshja e ardhshme me FMN do te mbaje parasysh progresin e bere deri tani ne kryerjen e reformave strukturore dhe institucionale, qendrueshmerine e treguesve makro- fiskale, stabilitetin dhe rritjen e kapaciteteve menaxhuese te - administrates publike dhe asaj fiskale, rritjen e transparences dhe pergjegjshmerise se vendimmarrjes ne te gjitha nivelet, respektimin nga Shqiperia ne menyre rigoroze te detyrimeve qe rrjedhin nga marreveshjet me Institucionet Financiare Nderkombetare, Bashkimin Europian, apo edhe ne nivel bilateral, si dhe vendosmerine e Qeverise Shqiptare per te zbatuar dhe thelluar reformat e ndermarra", u shpreh Kryeministri Nano.
Vulosja e nje parneriteti afatgjate me keto institucione, theksoi ai, eshte kyci i suksesit te reformave dhe mbetet garacia themelore e pakthyeshmerise se procesit te modernizimit te Shqiperise edhe ne te ardhmen.
"Banka e Shqiperise ka luajtur dhe duhet te luaje rolin kryesor ne formimin dhe konsolidimin e sistemit bankar ne vend, si dhe ne asistimin e Qeverise ne hartimin dhe zbatimin e reformave. Qeveria e ka konsideruar dhe e konsideron Banken e Shqiperise si nje partnere te denje edhe ne fushen e keshillimit dhe nga ky podium gjej rastin te falenderoj kete institucion per mendimet e dhena dhe rolin e saj aktiv ne te gjitha tavolinat e debatit ku vendoset e ardhmja e politikave ekonomike", shtoi Kryeministri.
Ai vlerësoi se Banka e Shqipersise tashme ka eksperiencen dhe kapacitetet e duhura per te rritur rolin dhe ndikimin e saj ne zhvillimet ekonomike te vendit, si nje institucion shume i rendesishem i Shtetit dhe partner ligjor i Qeverise. Roli i ketij institucioni ne realizimin e prioriteteve te programit qeverises, vecanerisht ne luften ndaj ekonomise cash, ndaj evazionit fiskal, ndaj fragmentarizimit te kapitaleve te zhvillimit publike ose private, eshte thelbesor.
Nje element shume i rendesishem, vijoi Kryeministri, eshte edhe krijimi i nje klime sa me te mire me biznesin dhe me sistemin bankar privat, ne kuptimin e thithjes se parase, permes asaj qe eshte me e domosdoshme, krijimit te strukturave te biznesit, krijimit të strukturave te pagesave, krijimit te sherbimeve.
Sipas Kryeministrit, zhvillimet e fundit ne sistemin bankar, rrisin optimizmin se ai do te permbushe gjithnje e me mire rolin e tij te ndermjetesimit financiar ne ekonomi, konsolidimi i sistemit bankar po vazhdon me ritme te shpejta, duke i ofruar publikut te gjere me shume kredi, me shume sherbime dhe me shume siguri ne administrimin e kursimeve.
Kryeministri ftoi Banken e Shqiperise per te punuar bashkarisht dhe shpejt, per te krijuar instrumentat dhe institucionet qe orjentojne me drejt parane dhe kapitalet ne sektoret me produktiv dhe me konkurues te ekonomise kombetare e cila, tha z. Nano, "tashmë po bëhet më vulnerabel në procesin e hapjes dhe të integrimit rajonal dhe global". Ai garantoi, ne emer te qeverise, angazhimin maksimal per te reformuar se bashku ekonomine kombetare drejt standarteve moderne dhe europiane.