E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë sot një vizitë pune në bashkinë e Kuçovës. Fillimisht z.Nano do të zhvillojë një takim në selinë e Bashkisë së Kuçovës, ku do të takohet dh

Kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë sot një vizitë pune në bashkinë e Kuçovës.

Fillimisht z.Nano do të zhvillojë një takim në selinë e Bashkisë së Kuçovës, ku do të takohet dhe diskutojë me drejtues të pushtetit vendor.

Më pas, Kryeministri do të jetë i pranishëm në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të rrugës "Rinia" dhe rrugës "Naftëtari" në qendër të qytetit.

Gjithashtu z.Nano do të takohet dhe bashkëbisedojë në kinoteatrin e qytetit me drejtues, intelektualë dhe qytetarë të Kuçovës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›