Kryeministri Fatos Nano është nisur menjeherë, sot, në mesditë, në Qytetin e Vlorës dhe, më pas, në Selenicë, pas ngjarjes të shpërthimit të një vatre gazi natyror në minierën e bitumi
Kryeministri Fatos Nano është nisur menjeherë, sot, në mesditë, në Qytetin e Vlorës dhe, më pas, në Selenicë, pas ngjarjes të shpërthimit të një vatre gazi natyror në minierën e bitumit në Selenicë, e administruar nga një firmë franceze.
Kryeministri Fatos Nano, fillimisht, është ndalur në spitalin e Vlorës, ku ka asistuar nga afër punën e ekipit mjekësor, të cilët i kanë dhënë edhe ndihmën e parë minatorëve të dëmtuar nga shpërthimi në minierën e bitumit në Selenicë.
Në spitalin e Vlorës Kryeministri ka folur me të dëmtuarit dhe i ka garantuar ata se shteti po bën gjithçka për shërimin e shpejtë të tyre. Gjithashtu Kryeministri sebashku me Ambasadorin Italian i pranishem, kane marre kontaktet e duhura me struktura te qeverise italiane per transportimin e 7 minatoreve te demtuar ne spitalin e Brindizit.
Kryeministri Nano në spitalin e Vlorës i është përgjigjur interesimit të medias lidhur me këtë ngjarje:
Pyetje: Cilat janë masat që ka marrë qeveria shqiptare lidhur me këtë ngjarje?
Kryeministri Nano: Të gjitha strukturat vepruese janë në kohën e duhur. Kemi humbur 5 njerëz në një minierë të vjetër ku po identifikohen dhe përgjegjësitë ligjore për siguritë teknike. Kemi dhe 9 minatorë të tjerë në gjendje nga 20% deri në 80% djegie. Për 7 prej tyre po merren masa për t'i kuruar dhe për një rehabilitim të plotë në spitalin e Brindizit. Sapo më njoftoi ambasadori se Guvernatori Fitto ka marrë përsipër të gjithë shpenzimet e trajtimit dhe shtrimit të tyre.
Këtu po shoh që struktura e emergjencës së spitalit të Vlorës funksionon shumë mirë dhe i falenderova mjekët dhe infermierët që kanë bërë ndërhyrjet e para për të dominuar djegiet dhe për të filluar procesin e rekuperimit për shërim të plotë të minatorëve. Kemi një minator me shkallë të lartë djegie, me 80%, që është nisur për në spitalin e Tiranës, i cili është gjithashtu në kujdes mjeksor.
Shteti po vepron dhe me strukturat e tjera. Bisedova me Prokurorin e Përgjithshëm dhe tani do të takoj edhe atë lokal për të kuptuat rradhën e veprimeve ligjore për të disiplinuar edhe invesitmet private nga incidente të rrezikshme për jetën e punonjësve dhe të njerëzve. Të gjitha veprimet e tjera, që nga identifikimi i rrethanave dhe pastaj ndërhyrjet e nevojshme administrative apo ekonomike për të garantuar kushte dhe standarte pune në koncesionin francez të Selenicës, si dhe për të përballuar gjendjen e krijuar për familjet e viktimave dhe të të djegurve, po identifikohen me shpejtësinë e nevojshme.
Pyetje: A do të marrë përsipër qeveria shpenzimet për ceremonitë mortore dhe për të ndihmuar familjet?
Kryeministri Nano: Natyrshëm, këto janë marrë përsipër tashmë dhe do të shikojmë edhe shpenzime të tjera në ndihmë të familjarëve, sipas traditës sonë jo vetëm njerëzore por edhe shtetërore.
Kryeministri ka qenë i shoqëruar edhe nga ambasadori Italian në Tiranë. Z. Nano është interesuar drejtpërsëdrejti për dërgimin sa më të shpejtë në spitalin e Brindizit të shtatë minatorëve të plagosur.
Kryeministri Nano, më pas,ne Prefekturen e Vlores është takuar me familjarë të të dëmtuarve dhe i ka garantuar ata se shteti po bën dhe do të bëjë të pamundurën për shërimin sa më të shpejtë të tyre.