Kryeministri Fatos Nano mbërriti sot rreth orës 13.30 në Spitalin e Vlorës, ku vizitoi nga afër minatorët e aksidentuar gjatë shpërthimit të gazit në Minierën e Bitumit të Selenicës. Krye
Kryeministri Fatos Nano mbërriti sot rreth orës 13.30 në Spitalin e Vlorës, ku vizitoi nga afër minatorët e aksidentuar gjatë shpërthimit të gazit në Minierën e Bitumit të Selenicës. Kryeministri Nano u njoh nga afër me gjendjen e të aksidentuarve dhe njëherësh i garantoi ata për kujdesin maksimal që po tregohet nga ana e strukturave të shtetit për kurimin e tyre.
Gjatë vizitës në Spitalin e Vlorës, Kryeministri shoqërohej nga Ambasadori italian në Tiranë, Masimo Janucci, me të cilin ka biseduar mbi asistencën e spitaleve italiane për kurimin e të aksidentuarve. Po vazhdojne përpjekjet për të nisur të gjithë të dëmtuarit rëndë nga aksidenti drejt Italisë, për t'u kuruar në spitalet e vendit fqinj.
Më tej, Kryeministri Nano ka falenderuar strukturat shëndetësore për gatishmërinë dhe profesionalizmin e lartë që kanë treguar.
Kryeministri Nano do të ndjekë të gjithë operacionin e nisjes së të aksidentuarve rëndë drejt Brindisit.
Ndërkohë, Kryeministri ka garantuar qe të gjitha shpenzimet për ceremonitë mortore të personave që humbën jetën gjatë aksidentit do të merren përsipër nga organet e qeverisjes vendore dhe asaj qendrore , si dhe do t'u vihet në ndihmë familjeve të tyre. Me pas Kryeministri do te udhetoje drejt selenices per te qene prane familjeve te viktimave ne kete ngjarje te rende.