E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në ambjentet e Pallatit të Brigadave u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Në

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot në ambjentet e Pallatit të Brigadave u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje u vendos:

1.Miratimi i Detyrës së Projektimit të Studimit Urbanistik të Qendrës së qytetit të Tiranës, që merr në konsideratë:

a. Ruajtjen e formulimit urban dhe funksional të aksit qendror të qytetit të Tiranës;
b. Ruatjen e traditës arkitekturore të trashëguar dhe të materailizuar;
c. Zhvillimin perspektiv, duke përfshirë edhe zonimin funksional dhe zonat për zhvillim;
d. Ruajtjen dhe zhvillimin e parqeve publike dhe zonave të gjelbra;
e. Krijimin e hapësirave dhe lehtësirave optimale për parkim;
f. Konceptimin perspektiv të linjave moderne të transportit urban dhe interurban.

2. Ngarkohet Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe Bashkia Tiranë

a. Për specifikimin e funksioneve dhe normativave të veçanta të Ansambleve dhe elementeve të tyre përbërës në procesin e përfshirjes së tyre në projekt;
b. Hartimin e rregullores së zbatimit të studimit;
c. Kodifikimin e standarteve të ndërtimit

3. Ngarkohet Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi si qendër koordinimi të planit të veprimeve që do të duhet të përpilohen dhe adaptohen.

Në zbatim të Vendimit të KRRTRSH Nr.3 datë 21.08.2002, gjatë vitit 2003 nga Bashkia e Tiranës është zhvilluar Konkursi Ndërkombëtar për Studimin Urbanistik të qendrës së Tiranës, me emërtimin "Tirana, një Kryeqytet Europian".

Siç është e bërë e njohur dhe nëpërmjet mediave, studimi është përgatitur nga studio franceze " Architecture Studio".

Në fazën e tanishme, studimi konsiston në zhvillimet e disa zonave të këtij aksi. Në sheshin kryesor të qendrës së qytetit do të bëhen ndërhyrje në organizimin më të mirë funksional dhe estetik te sheshit qendror, duke krijuar hapësira publike dhe ndërhyrje arkitekturore në shërbim të qytetarit, për ta bërë zonën qendrore sa më tërheqëse, sa më frekuentuese për shërbime unikale, duke ruajtur dhe pasuruar më tej traditën qytetare. Gjithashtu, në këtë zonë trafiku është i eliminuar, me përjashtim të një linje publike tramvaji, që përshkon të gjithë gjatësinë, për një komunikim dhe komoditet të qytetarëve.

Një element pozitiv dhe krejtësisht i ri i studimit është dhe organizimi tepër i veçantë dhe i vlerësuar i zonës së stacionit të trenit. Sipas arritjeve të deritanishme, kjo zonë pretendon të bëhet një qendër e re dhe e rëndësishme tregtare, shërbimesh, rezidenciale dhe e transportit publik.

Gjithashtu, studimi parashikon shtimin dhe pasurimin e pjesës së gjelbërt ekzistuese, në territorin e Parkut "Rinia", vazhdimin në anën lindore të tij me pjesën e gjelbërt tek Galeria Kombëtare e Arteve dhe në vazhdim pranë Sallës së Kuvendit. Kjo zonë e gjelbërt ndan pjesën veriore të aksit kryesor me pjesën jugore, ku ndodhen dhe parashikohen objektet e rëndësishme shtetërore e unikale, të cilat përfundojnë me aksin e bulevardit tek sheshi "Nënë Tereza", ku parashikohet sistemimi dhe pasurimi i hapësirave publike, për të ruajtur karakterin dhe anën estetike të tij.

Studimi nuk parashikon dendësimin me objekte, por ruan një ekuilibër të volumetrisë, duke mbrojtur këtë pjesë të rëndësishme të zonës qendrore të qytetit.

Nga rezultati i deritanishëm i punës që po bën kjo studio vihet re një lehtësim për sa i përket ndërtimeve, në raport me variantin që e shpalli fituese këtë studio.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›