E Diel, 1 Nëntor 2026

Jam para jush për t'ju komunikuar disa nga vendimet që Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Ndër vendimet më të rëndësishme do të v

Jam para jush për t'ju komunikuar disa nga vendimet që Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Ndër vendimet më të rëndësishme do të veçoja:

• Miratimin e projektligjit për kriteret e riorganizimit të ndarjes administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë. Ky vendim vjen pas një pune një vjeçare të qeverisë dhe të autoriteteve të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit duke u konsultuar dhe përfunduar klëtë projekt me aktorë të vendit ashtu dhe ata ndërkombëtar për ta sjellë këtë në standartet më të mira bashkohore. Në bazë të këtyre kritereve do të përcaktohen njësitë e mundshme vendore që do të bashkohen. Ndarja e re administrativo-territoriale synon fuqizimin e autonomisë vendore, zbutjen e polarizimit të zhvillimit ekonomik dhe social midis njësive dhe krijimin e mundësive optimale për zhvillimin e komunitetit. Ky vendim është i rëndësishëm gjithashtu për hapat e mëtejshëm drejt decentralizimit që ka ndërmarrë qeveria.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave mori edhe disa vendime me një impakt të ndjeshëm në fushën sociale dhe mjedisore, ndër të cilat përmend:

• Vendimi për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i Aeroportit të Kukësit dhe i rrugëve të reja të tij. Ndërtimi i Aeroportit të Kukësit, punimet e të cilit janë në vazhdim, është një nga investimet më të rëndësishme që do të ketë një impakt të konsiderueshëm për zhvillimin e zonës verilindore të vendit. Për t'i hapur rrugë vazhdimit me intensitet të punimeve, brenda datës 31 mars 2004 do të bëhet shpronësimi i familjeve, që preken nga ky projekt. Efektet financiare të këtij vendimi janë 3.3 miliard lekë. Punimet do të përfundojnë në dhjetor 2004, pra brenda këtij viti.

• U miratua vendimi për miratimin në parim të marrëveshjes ndrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë italiane për realizimin e programit të rehabilitimit dhe pajisjes së 5 poliklinikave në vend. Miratimi i kësaj synon përmirësimin e dhënies së shërbimeve shëndetësore të specializuara me një shtrirje sa më të gjërë të popullsisë në 5 poliklinikat e vendit në të cilat përfshihen dy poliklinika në Tiranë, ku njëra është ajo qendrore, Peshkopia, Gjirokastra dhe Korça. Ndërhyrja në këto 5 poliklinika do të mbulojë një popullsi prej më shumë se 500 mijë banorë dhe do të ndikojë në uljen e fluksit drejt spitaleve. Shuma e kredisë është prej rreth 5 milion euro. Po ashtu, u miratua marrëveshja për fillimin e fazës së dytë të projektit për Spitalin e Përgjithshëm të Durrësit me një vlerë prej 7 milion dollarë. Ky fond do të përdoret për përfundimet e punimeve dhe kompletimin me pajisje mjeksore dhe i paraprin një projekti tjetër të rëndësishëm për një spital modern sipas standarteve bashkohore të Kavajës.

• Gjithashtu u miratua marrëveshja me Qeverinë italiane për financimin e përmirësimit të sistemit të mbledhjes dhe asgjesimit të mbetjeve urbane në rajonin e Tiranës. Ky projekt kap vlerën e 7.6 milion euro.

• Njëherësh Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për zbatimin e projektit për ndërtimin e rrugës Ura e Dajlanit-Plepa me gjatësi 4.3 km, e cila do përfundojë në qershor 2004, duke bërë të mundur përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike të plazhit të Durrësit. Fondi total për realizimin e segmentit Ura e Dajlanit-Plepa është 797 milion lekë nga ku 330 milion do të përballohen nga buxheti i miratuar i Ministrisë Rregullim Territorit dhe Turizmit për vitin 2004 dhe 100 milion lekë nga të ardhurat e bashkisë së Durrësit.

Më pas Zëdhënësi iu përgjigj interesimit të medias.

Pyetje:Çfarë masash ka marrë qeveria në lidhje me protestat e nesërme të opozitës?

Z.Dalipi: Dua edhe një herë t'ju garantoj në emër të Kryeministrit dhe Qeverisë se, Tirana do të jetë edhe neser ashtu si edhe sot, një kryeqytet me jetën e saj aktive, përfshi edhe protestat. Të gjithë angazhimet do te jenë aktive, si çdo ditë, lufta kundër trafiqeve, krimit të organizuar, keqbërësve, vazhdimi i punes per zhvillimin e vendit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe për pasojë dita e nesërme siç u shpreha më lartë do të jetë një e shtunë normale, në një Shqipëri normale, me një kryetar opozite anormal.

Pyetje:Ka patur komente në një pjesë të shtypit të sotem se Kryeministri Nano nuk do të jetë nesër në Tiranë.

Z.Dalipi: Ju konfirmoj, duke përgënjeshtruar të gjithë zërat e minorancës politike,duke ju thene të jenë të qetë, se nesër në mesditë Kryeministri do të drejtojë mbledhjen e KRRTRSH-së, ku do të miratohet projekti i studimit për Qëndrën e Tiranës, pas fazës së parë të punës që ka zhvilluar Studio Franceze që fitoi konkursin ndërkombëtar,pra per ta bere qendren e kryeqytetit sipas standarteve me bashkohore dhe moderne dhe jo siç e duan "disa".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›