E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite ne nje takim znj. Orsalia Kalantzopoulos Drejtore e Bankes Boterore dhe Koordinatore rajonale e Evropes Juglindore e cila shoqerohej nga z. Eugen Scanteie Per

Kryeministri Fatos Nano priti sot pasdite ne nje takim znj. Orsalia Kalantzopoulos Drejtore e Bankes Boterore dhe Koordinatore rajonale e Evropes Juglindore e cila shoqerohej nga z. Eugen Scanteie Perfaqesues i BB-se Shqiperi.

Kryeministri Nano ne fillim te ketij takimi vleresoi kontributin e BB-se per mbeshtetjen dhe asistencen e saj per qeverine shqiptare me qellim arritjen e targeteve qe synojne perafrimin me standartet europiane dhe me gjere.

"Shpreh vleresimin per mbeshtetjen qe ka dhene Banka Boterore nepermjet asistences se saj per pergatitjen e Strategjise Kombetare per Zhvillim Ekonomik dhe Social si dokumenti baze i politikave ekonomiko- sociale te zhvillimit te vendit per periudha afatmesme dhe afatgjata", tha Kryeministri duke shtuar se "deshiroj te shpreh impenjimin e plote te Qeverise Shqiptare per implementimin, monitorimin dhe permiresimin e vazhdueshem te ketij dokumenti dhe ne menyre te vecante per te realizuar nje lidhje sa me te mire te SKZHSH me buxhetin vjetor dhe ate afat-mesem".

Kryeministri Nano ka theksuar se nje sfide e rendesishme mbetet percaktimi ne menyre te sakte dhe te perceptueshme i vizioneve strategjike afatgjata per zhvillimin e vendit, kryesisht ne aspektin e integrimeve rajonale dhe integrimit europian."Ne jemi impenjuar qe Strategjite sektoriale te miratuara te jene te harmonizuara dhe ne kohezion edhe me Strategjite dhe procesin e integrimit euro-atlantik te Shqiperise", tha z. Nano.

Kryeministri veçoi faktin se ne kuadrin e zbatimit te Strategjise Kombetare rendesi ka edhe zbatimi me konseguence i politikave dhe masave ne fushen sociale. "Ne po i kushtojme kujdes edhe bashkepunimit ne modernizimin e politikave dhe sherbimeve te punesimit, zhvillimit te tregut te punes, luftes kunder punes informale etj".

Gjithashtu Kryeministri e njohu Drejtoreshen e BB me kuadrin e pergjithshem te zhvillimit ekonomik ne Shqiperi, procesin e privatizimit te sektoreve strategjike te ekonomise shqiptare, me hapat e nderrmarra ne drejtim te zhvillimit te sektorit te energjetikes, luften kunder evazionit fiskal, korrupsionit dhe informalitetit te ekonomise, si dhe forcimin e sistemit bankar.

Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim lidhur me thellimin e bashkepunimit si dhe vazhdimin e asistences nga BB-se ne implementimin e projekteve te ndryshme qe nxisin dhe aktivizojne resurset fitimprurese ne ekonomine shqiptare.

Nga ana e saj znj.Kalantzopoulos u shpreh mjaft optimiste per progresin e deritanishem te reformave te nderrmarra nga Qeveria per nje zhvillim te qendrueshem dhe afatgjate te ekonomise shqiptare, forcim te sistemit financiar, si dhe arritjen e targeteve qeverisese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›