E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano i ka derguar sot nje mesazh urimi shenjterise se tij Papa Giovani II ne te cilen thuhet: Shenjtëria e Juaj, Me rastin e 24 vjetorit të misionit Tuaj Papnor, kam kënaqësin

Kryeministri Nano i ka derguar sot nje mesazh urimi shenjterise se tij Papa Giovani II ne te cilen thuhet:

Shenjtëria e Juaj,

Me rastin e 24 vjetorit të misionit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e madhe t'ju uroj Shenjtërisë Suaj një jetë të gjatë dhe plot shëndet, për të mirën e paqes dhe vëllazërimit, jo vetëm për komunitetin katolik, por për të gjithë popujt e botës.

Shpreh bindjen e thellë që misioni dhe përpjekjet Tuaja do të hyjnë në historinë e mbarë botës, si një mesazh për paqen, larg dhunës dhe ndarjeve të çdo forme.

Në këto kohë të vështira, që po kalon i gjithë njerëzimi të mbushura me sfida të panumërta, mesazhet Tuaja, të cilat bëjnë thirrje për tolerancë, drejtësi dhe humanizëm janë të mirëpritura nga të gjithë ne.

Më lejoni edhe një herë Shenjtëri t'ju uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për të vazhduar e për të çuar përpara misionin Tuaj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›