Kryeministri Fatos Nano ndodhet sot në Athinë të Greqisë për të marrë pjesë në Samitin Evropian të udhëheqësve të Bashkimit të ardhshëm Evropian, të përbërë nga 25 vende, gjatë të

Kryeministri Fatos Nano ndodhet sot në Athinë të Greqisë për të marrë pjesë në Samitin Evropian të udhëheqësve të Bashkimit të ardhshëm Evropian, të përbërë nga 25 vende, gjatë të cilit u nënshkrua Traktati i anëtarësimit të 10 vendeve të reja në bashkësinë evropiane.
Kryeministri Nano shoqërohet në këtë Samit nga Ministri i Shtetit për Integrimin, Sokol Nako.
Përfaqësuesit e 10 vendeve që nënshkruajnë sot këtë Traktat për zgjerimin e Bashkimit Europian do të jenë anëtarë me të drejta të plota në vitin 2004.
Ceremonia e sotme shënoi bashkimin e Evropës 13 vjet pas rënies së komunizmit. Gjithashtu ajo u dha rastin udhëheqësve evropianë për tu mbledhur për herë të parë së bashku pas rënies së regjimit irakian.
Në këtë ceremoni merrte pjese edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Kofi Anan.
Sot kryetarët e shteteve dhe qeverive të 25 vendeve filluan debatin në prani të Presidentit të Konventës për të ardhmen e Evropës, Valery Giscard dEstaing, lidhur me Kushtetutën e ardhshme të Evropës, e cila do të përcaktojë mënyrën e funksionimit të Bashkimit Evropian me 25 vende anëtare.ano merr pjesë në Athinë në Samitin Evropian për zgjerimin e BE-së