(Athine, me 17.04.2003) Zoti Kryetar, Te Nderuar Kolege, Do te deshiroja te falenderoja Presidencen Greke te Bashkimit Europian per mikpritjen e shkelqyer . Vendet e pranuara i pergezoj

(Athine, me 17.04.2003)
Zoti Kryetar,
Te Nderuar Kolege,
Do te deshiroja te falenderoja Presidencen Greke te Bashkimit Europian per mikpritjen e shkelqyer .
Vendet e pranuara i pergezoj per arritjen e Aktit Historik qe nenshkruan dje, duke farketuar keshtu nje Bashkim Europian me te madh, i cili, ashtu sic eshte premtuar, do te mbetet i hapur per te gjitha vendet qe plotesojne kriteret e Kopenhagenit.
Me lejoni te ri-pohoj edhe nje here rendesine strategjike qe Shqiperia i kushton anetaresimit ne Bashkimin Europian.
Marreveshja e Procesit te Stabilizimit dhe Asociimit e nisur tri vjet me pare po e provon dobine e saj. Na ka ndihmuar te pershpejtojme reformat duke i dhene mundesi BE-se ti kundroje ato reforma duke ndervepruar me ne per ti bere te qendrueshme.
Kjo rruge do te na sjelle ne menyre konstante me afer Bashkimit Europian, te cilit ne ndejme se i perkasim jo vetem gjeografikisht por edhe ne saje te vlerave te perbashketa te cilat qe ne po perpiqemi ti forcojme.
Reformat qe kemi ndermarre konsolidojne institucionet demokratike dhe ekonomine e tregut. Pare nga nje kend tjeter, ato e sjellin vendin tone me afer familjes se vendeve te BE-se.
Ne boten e pas-11 Shtatorit, pjesa kryesore e perpjekjeve tona eshte perqendruar ne permiresimin e situates se sigurise dhe kjo ka sjelle zhdukjen e nje burimi trafiku ne brigjet Italiane dhe te Europes. Ne mendojme se ka lidhje te drejtperdrejta ose te terthorta mes krimit te organizuar dhe terrorizmit. Per kete aresye ne i kemi kushtuar luftes kunder tyre nje pjese te madhe te punes tone. Megjithate, druhemi se do te kemi sukses te kufizuar nese do ti luftojme keto fenomene pa bashkerenduar perpjekjet tona. Krimi i organizuar nuk njeh kufij dhe nuk ka protokolle. Vetem perpjekjet e koordinuara do te garantojne efektivitet ne luften kunder tij.
Ne kete aspekt, shembulli i bashkepunimit qe ne kemi nisur ne Europen Juglindore duhet te forcohet dhe mbeshtetet. Bashkepunimi duhet te shtrihet sa me shume dhe te arrije edhe tek Bashkimi Europian dhe fqinjet e tij te rinj.
Te nderuar kolege,
Europa Juglindore per shume kohe eshte bere sinonim i konfliktit dhe brenges. Pavaresisht nga kjo, Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit dhe rrezimi i regjimit te Miloshevicit kane qene caste kyce te historise sone. Tani mund te themi se e kemi lene mbrapa trashegimine e hidhur te se kaluares dhe jemi nisur plot entuziazem ne rrugen tone drejt Bashkimit Europian.
Shqiperia ka luajtur rolin e saj konstruktiv ne rajonin tone dhe eshte e pergatitur ti vere shpatullat pergjegjesive te saj rajonale. Ne e dime fort mire se vetem nje Europe Juglindore e qendrueshme mund te prodhoje vlera si pjese e BE-se. Pikerisht ne kete drejtim, ne do te mireprisnim perfshirjen sa me te gjere e konkrete te Kosoves ne Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit.
Ashtu sic pohoi Keshilli Europian, e ardhmja e Europes Juglindore do te jete ne Bashkimin Europian. Me qellim qe te pergatitemi sa me mire per kete perspektive, Samiti i Selanikut duhet te shqyrtoje institucionalizimin e saj. Une gjithashtu besoj se perfshirja graduale e vendeve qe kane hyre ne procesin e Stabilizim Asocimit, ne programet e para-pranimit dhe programeve te tjera te Bashkimit Europian do te ishte nje strategji e mirepritur.