Zyra e shtypit prane Kryeministrit është e autorizuar të bëjë me dije se letrës së Komisionerit Kris Paten, të datës 19 Korrik, Kryeministri Fatos Nano i është përgjigjur si më poshtë:
Zyra e shtypit prane Kryeministrit është e autorizuar të bëjë me dije se letrës së Komisionerit Kris Paten, të datës 19 Korrik, Kryeministri Fatos Nano i është përgjigjur si më poshtë:
"I dashur Komisioner Patten,
Ju bëj me dije për marrjen e letrës suaj të datës 19 Korrik, për të cilën dëshiroj t'ju falenderoj. Një numër çështjesh të rëndësishme me orientim largpamës, ashtu sic mund të pritej, janë ngritur në këtë letër.
Unë mund t'ju siguroj që kjo letër është studiuar me shumë vëmendje, seriozisht dhe në detaje nga ana ime dhe anëtarët e Kabinetit tim, me pikësynimin për t'ju përgjigjur atyre në kohë.
Unë shpreh gatishmërinë për të vazhduar të punojmë ngushtësisht në mënyrë bashkëpunuese dhe konstruktive me ju personalisht dhe me Komisionin Europian, ashtu sic kemi bërë deri më tani, për të bërë të mundur që Shqipëria të përmbushë objektivat e saj për marrëdhënie më të ngushta dhe për nënshkrimin e MSA me BE sa më shpejt të jetë e mundur."
I juaji sinqerisht,
FATOS NANO