E Diel, 1 Nëntor 2026

Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano eshte zhvilluar sot mbledhja e radhes e Keshillit te Mnistrave, ku u miratuan disa projektligje dhe projektvendime te paraqitura. Kjo mbledhje pati si tematik

Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano eshte zhvilluar sot mbledhja e radhes e Keshillit te Mnistrave, ku u miratuan disa projektligje dhe projektvendime te paraqitura. Kjo mbledhje pati si tematike kryesore te vendimarrjes "Ratifikimin dhe aderimin ne disa marreveshje nderkombetare ne fushen e rendit e te sigurise, mjedisit dhe transportit, miratimin e strategjise kombetare te zhvillimit te arsimit parauniversitar 2004 – 2015, si dhe ne fushen e infrastruktures rrugore etj".

Vendimet e miratuara sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave:

Keshilli i Ministrave miratoi vendime per shpronesime, te cilat mbyllin perfundimisht kuadrin e vendimarrjes per segmentin rrugor Lezhe - Shkoder dhe pikerisht shpronesimet per interes publik te pasurive te palujteshme preken nga ndertimi i pjeses Balldre – Piraj dhe Piraj – Kthesa e Vaut te Dejes, qe jane pjese e ketij segmenti te rendesishem te veriut te Shqiperise.

Vlera totale e ketij shpronesimi pra e kompesimit te pronareve qe prek ndertimi i te dy pjeseve kap shifren totale rreth 25 milion e gjysem leke.

Kjo vendimarrje mbyll ciklin e perfundimit te ketij segmenti rrugor i cili ne mes te muajit shtator do te jete plotesisht i perfunduar sebashku me sinjalistiken perkatese. Segmenti Shkoder - Tirane me perfundimin e ketij segmenti nga rreth 116 km qe ka qene me pare arrin ne rreth 85 km. Ne fund të muajit Tetor do te fillojne punimet edhe te segmentit Vore-Fushe Kruje, e cila do te ndikoje per lidhjen e kesaj pjese rrugore me autostraden, me nje investim prej 10 milionë dollarësh.

U miratua dhe vendimi "Për Strategjinë kombëtare të zhvillimit të arsimit parauniversitar, 2004-2015".

Qeveria shqiptare dhe organizmat ndërkombëtare prej kohesh janë duke punuar per reformimin e sistemit arsimor, si një proces i rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ndaj iniciativa për hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të arsimit parauniversitar është tepër domethënës në këtë kontekst.

Për hartimin e kësaj strategjie, Ministria e Arsimit është mbështetur në asistencën e organizmave të rëndësishëm ndërkombëtare, si Banka Botërore.
Strategjia synon të jetë dokumenti bazë i një platforme kombëtare, brenda të cilës të gjitha grupet e interesit mund të japin kontributin e tyre. Ajo synon gjithashtu jo vetëm të udhëheqë Ministrinë e Arsimit në realizimin e reformës arsimore, por të shërbejë edhe si një bazë për hartimin e projekteve të ardhshme në sektorin e arsimit..

Ky dokument trajton aspekte te gjendjes aktuale të arsimit në vend dhe propozon masat dhe nderhyrjet e nevojshme per secilen prej fushave kryesore në të ardhmen.

Qeveria vendosi edhe "Miratimin e modelit tranzitor të tregut të Energjisë elektrike"

Enti Rregullator i Sektorit te Energjise Elektrike, ne bashkepunim me Task Forcen e ngritur per kete qellim, si dhe me asistencen e USAID dhe kompanise konsulente Pierce Arëood, kanë hartuar Modelin Tranzitor te Tregut te Energjise Elektrike

Ky model ploteson te gjithe detyrimet qe dalin nga Strategjia Kombetare e Energjise, Dokumenti i Politikave Elektroenergjitike, Direktiva 96/92, e Bashkimit Europian, Memorandumi i Athines II, si dhe ligji Nr. 9072, date 22.05.2003, "Per sektorin e Energjise Elektrike". Ne hartimin e ketij modeli jane patur parasysh kushtet konkrete dhe vecorite e sektorit te energjise elektrike ne vendin tone, per fillimin e nje procesi zhvillues te levizjes drejt tregjeve me konkuruese kombetare dhe rajonale te energjise elektrike.

Në këtë kuadër, u miratua edhe vendimi "Për Ristrukturimin e KESH, Sha-së dhe për një ndryshim në vendimin nr.171, datë 19.4.2002 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e dokumentit të politikave të sektorit elektroenergjitik".

U miratua vendimi për "Miratimin e marrëveshjes mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Koresë, për huatë nga fondi i bashkëpunimit Ekonomik dhe të marrëveshjes mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Koresë për një hua nga fondi i bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik".

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të sigurohet një hua në shumën 25 milion USD me interes vjetor 2.5 %, me periudhë pagimi prej 30 vjetësh, ku përfshihet edhe periudha "grace" prej 10 vjetësh. Kjo hua do të përdoret per zbatimin e projektit "Elektrifikimi i zonave rurale të qarkut të Vlorës, ne kuader te permiresimin dhe modernizimin e sistemit elektrik ne vendin tone..

Qeveria miratoi edhe vendimin për Statusin e Ushtarakut me gradë madhore të Forcave të Armatosura, pas daljes në Lirim.

Sipas këtij vendimi, marrja dhe dorëzimi i detyrës së oficerëve me gradë madhore të Forcave të Armatosura shqiptare do të bëhet me ceremoni ushtarake, sipas rregullores së ceremonialit ushtarak.. Bazuar në Statusin e tyre, ne vendim jane parashikuar edhe lehtesira te tjera, si ne rastet e marrjes së vizave për udhëtim jashtë shtetit për ushtaraket e larte.

Gjithashtu, edhe pas daljes në lirim të gjeneralëve, kur paraqiten rrethana që rrezikojnë jetën e tij, është parashikuar që t'i sigurohet ruajtja e banesës, për aq kohë sa ekziston ky rrezik.
Një tjetër vendimi i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave per trajtimin e ushtarakeve ishte edhe ai "Për rritjen e pagesës kalimtare të ushtarakut në rezervë (lirim)"

Nga ky projekt përfitojnë rritje page në masën 8 përqind, 1797 ushtarakë që trajtohen me pagesë kalimtare, nga të cilët 1315 të Ministrisë së Mbrojtjes, 331 të Ministrisë së Rendit Publik dhe 151 të Sherbimit Informativ të Shtetit. Nga zbatimi i këtij vendimi, efektet financiare prej 2526 mijë lekë në muaj, janë përfshirë dhe përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2004, për secilën Ministri.

Qeveria vendosi edhe "Miratimin e Procedurës, të mënyrës dhe të dokumentin e legalizimit të shtesave të ndërtimeve".

Vendimi përcakton hapat që duhet të ndiqen nga subjektet dhe njësitë e qeversjes vendore për të kryer deklarimin, evidentimin, ballafaqimin e kushteve të përcaktuara në lejen e mëparshme dhe atyre faktike në objekt. Gjithashtu, vendimi përcakton mënyrën e miratimit si dhe dokumentin e legalizimit shtesë. Ky vendim sjell fillimin e menjëhershëm të realizimit të këtij procesi.

Për këtë, çdo subjekt duhet të plotësojë një formular përkatës, ku ai duhet të paraqesë të gjitha të dhënat dhe ndryshimet lidhur me sipërfaqen e ndryshuar, volumin dhe lartësinë e ndryshuar, numrin e kateve shtesë të objektit, etj. Për këto legalizime kërkohet edhe mendimi i njësisë së urbanistikës, ndërsa miratimi përfundimtar kryhet nga Kryetari i Njësisë vendore, me anë të dokumentit " Legalizim Shtesë".

U miratuan edhe disa shtesa në vendimin nr 722, datë 19.11 1998 të Këshillit të Ministrave "për miratimin e Rregullores së Urbanistikës".

Ku vendim saktëson që subjektet që kërkojnë të marrin leje për sheshin e ndërtimit, lejen e ndërtimit dhe lejen e shfrytëzimit, si dhe strukturat shtetërore që i japin ato, do të jenë të detyruara që në fazat e duhura të marrin në konsideratë rregullat, normat dhe standartet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin e objektit.. Kjo do të rriste masat e mbrojtjes nga zjarri për objektet e cdo lloji.

U miratua edhe një ndryshim në vendimin nr.329, datë 12.7.1999 të Këshillit të Ministrave "Për procedurat e tenderit për zgjedhjen e investitorëve strategjikë dhe për transferimin e aksioneve të zotëruara nga shteti në shoqëritë tregëtare të sekorëve me rëndësi të vecantë".

Përmes këtyre ndryshimeve të miratuara nga qeveria "për procedurat e Tenderit për zgjedhjen e investitorëve strategjikë dhe për transferimin e aksioneve të zotëruara nga shtetit në shoqëritë tregëtare të sektorëve me rendësi të vecantë", propozohet që publikimi të bëhet në tre gazeta ndërkombëtare, në tre muaj të njëpasnjëshëm. Gjithashtu, propozohet që koha dhe mënyra e publikimit të përcaktohet rast pas rasti nga Komiteti i Konsulencës dhe Transparencës për privatizimin e sektorëve me rëndësi të vecantë.

Vendimi "Për Miratimin në parim të Konventës nr. 97, të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, "Për migracionin për punësim"

Ky vendim merret në kuadër të angazhimeve të qeverisë për zbatimin e planit të Masave për Lëvizjen e Lirë, me qëllim plotësimin e standarteve qe burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit me BE-në. Konventa në tërësinë e saj mbulon të gjitha fazat e procesit të migrimit, që nga nisja nga vendi i origjinës, kohën e qëndrimit në vendin e punësimit dhe rikthimin e migrantëve në vendin e origjinës, duke parashikuar të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Në konventë shprehet detyrimi që shtetet që e ratifikojnë atë të ofrojnë informacion mbi politikat, ligjet dhe dispozitat ligjore kombetare të cilat rregullojnë migrimin me qëllime punësimi, vecanërisht në katër fusha kryesore: kushte pune dhe jetese, sigurimet shoqërore, taksa të lidhura me punësimin dhe mundësia për t'iu drejtuar organeve gjyqësore.

Një tjetër vendim i miratuar sot është edhe ai për një ndryshim në vendimi nr.485, datë 16.7 2004, të Këshillit të Ministrave "Për transferimin e fondeve buxhetore Bashkisë së Elbasanit, për mbulimin e shpenzimeve administrative të qendrës sociale "Balashe"".

Ndryshimi në këtë vendim qëndron vetëm në ndryshimin e shifrës së buxhetit që Bashkia e Elbasanit duhet të japë për këtë qendër sociale. Fondi i nevojshëm për të përballuar financimin në 6 mujorin e dytë nga Bashkia, arrin shifrën 6 milionë e 483 mijë lekë .

U miratua edhe vendimi për një ndryshim limiti në fondet e kushtëzuara, miratuar në buxhetin e vitit 2004, për Ministrinë ë Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Vendimi lejon përdorimin e 90 % të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kryesor, shitja e biletave nga vet institucionet qendrore të sistemit të kulturës dhe artit. Përdorimi i këtyre të ardhurave nga vet institucioni, përmirëson ndjeshëm shpërblimin e cilësisë artistike për krijimimtarinë në institucionet publike.

Projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për ripranimin e personave".
Në projektligj përcaktohen kushtet ligjore për ripranimin e shtetasve të shteteve të palëve kontraktuese, si dhe dispozitat kur kryerja e ripranimit shoqërohet më masa të tjera shtesë për raste të vecanta të ripranimit. I tërë procesi bazohet në prezumimin e shtetësisë.

Ripranimi bazohet në kriteret që shtetasi që ripranohet të ketë shtetësinë e shtetit të palës kontraktuese të kërkuar, e vërtetuar kjo me anë të dokumentave që përshkruhen hollësisht edhe në Protokollin e zbatimit të Marrëveshjes.

Protokolli i zbatimit të marrëveshjes përmban në mënyrë të detajuar mënyrën e zbatimit të marrëveshjes duke dhënë: dokumentat që provojnë apo prezumojnë në mënyrë të vlefshme shtetësinë e shtetasve të palëve kontraktuese; përmbajtjen e kërkesave për ripranimin dhe dërgimin tranzit, mënyrën e paraqitjes dhe përpunimit të tyre; mjetet për të provuar apo prezumuar në mënyrë të vlefshme hyrjen apo qëndrimin në territorin e shtetit të palës kontraktuese kërkuese; autoritete kompetente të autorizuara për të zbatuar këtë marrëveshje; pikat e kalimit kufitar që përdoren për zbatimin e Marrëveshjes.

Këto lloj marrëveshjesh rregullojnë juridikisht problemet e migracionit, parandalojnë impakte kriminale në këtë fushë, si dhe ndikon drejtëpërdrejt në integrimin e Shqipërisë në planin rajonal, komunitar e më gjerë. Kjo marrëveshje është një shprehje tjetër e angazhimit të Qeverisë Shqiptare për ta zgjeruar bashkepunimin me Qeverinë maqedone në luftë kundër migracionit të paligjshëm.

U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për bashkëpunimin në luften kundër terrorizmit krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, migracionit të paligjshëm dhe veprimtarive të tjera të paligjshme".

Projektligji përcakton në mënyrë të detajuar elemetët e fushës së veprimit të Marrëveshjes, si p.sh lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në të gjitha format e shfaqjes së tyre, trafiqeve të paligjshme të të gjitha llojeve, kontrabandës, emigracionit të paligjshëm si dhe krimeve kundër shëndetit njerëzor dhe mjedisit, si dhe ravijëzon bazën ligjore dhe drejtimet e asistencës së ndërsjelltë për një luftë efektive në këtë drejtim bazuar në respektimin e legjislacioneve kombëtare të të dy vendeve.

Në këtë marrëveshje i kushtohet rëndësi bashkëpunimit dypalësh si pjesë e atij ndërkombëtar, në ndihmën e ndërsjelltë profesionale, në shkëmbimin e informacionit duke ruajtur karakterin konfidencial të tij dhe duke përcaktuar mënyrat e kontrollit të përdorimit të informacionit, në shkembimin e ekperiencës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Qeverinë maqedonase do të tregojë vullnetin e Qeverisë Shqiptare për të bashkëpunuar me cilindo vend për të luftuar krimin e organizuar dhe cdo lloj fenomeni kriminal, me synim integrimin euroatlantik të vendit tonë.

U miratua projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare "Për përgjegjësinë civile për dëmet nga ndotjet me karburant"1992"

Qëllimi i "Konventës së Përgjegjësisë Civile për Dëmet nga Ndotjet me Karburant, 1992"është të sigurojë kompensimin e duhur për personat, të cilët vuajnë nga dëmet e ndotjes nga karburantët, që shkaktohen nga transporti detar dhe anijet naftëmbajtëse.

Konventa ngarkon me përgjegjësinë për dëmshpërblimin e këtyre dëmëve pronarin e anijes që ka shkaktuar dëmin konkret. Gjithashtu, konventa parashikon edhe rastet e kufizimeve të përgjegjesisë, në varësi të tonazhit të anijes dhe detyron pronarët e anijeve të sigurohen ose të japin garanci të tjera financiare për dëmshpërblimet përkatëse, në rastet kur mund të shkaktohen ndotje. Konventa përjashton nga fusha e verpimit të saj anijet ushtarake dhe mjetet e tjera të lundrimit në pronësi ose të përdorura nga Qeveritë e Shteteve palë për qëllime jo tregtare.

U miratua projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ndërkombëtare"Për krijimin e fondit ndërkombëtar për kompensimin e dëmeve nga ndotja me karburant"1992".

Qëllimet e kësaj Konvente janë:
• Të sigurojë kompensimin për dëmet e shkaktuara nga ndotja me karburant, në rastet kur kompensimi që përfitohet në bazë të "Konventës për përgjegjsinë civile, 1992"nuk është i mundur të realizohet.
• Të lehtësojë pronarët e anijeve në lidhje me barrën financiare shtesë që iu ngarkohet në bazë të "Konventës mbi përgjegjësinë civile", duke respektuar rregullat e hartuara për të siguruar sigurinë në det dhe konventat e tjera ndërkombëtare;
• Për të zbatuar qëllimet e përcaktuara në "Konventën për përgjegjësinë civile"
Anëtarësimi në këtë konventë është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë dhe shtetasit e zonave bregdetare, që mund të përfitojnë dhe dëmshpërblehen nëse dëmtohen nga ndotjet e shkaktuara nga karburantet dhe nuk shoqërohet me detyrime financiare.

U miratua projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen "Për trasportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus"(Marrëveshja Interbus)"
Qëllimi i Marrëveshjes Interbus është krijimi i lehtësirave dhe unifikimi i trasporteve ndërkombëtare të rastit të udhëtarëve me autobus ndërmjet shteteve të K.E-së dhe shteteve, të cilat janë palë Kontraktuese të Marrëveshjes Interbus ndërmjet tyre. Për cdo shërbim të rastit që nuk është liberalizuar, do të lëshohet një autorizim, sipas një marrëveshjeje të përbashkët nga autoritetet kompetente të Palëve kontraktuese. Marrëveshja përcakton saktë modalitetet për kryerjen e trasporteve të rastit të liberalizuara dhe atyre që janë subjekt autorizimi.

Aderimi i Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen Interbus i shërben;
• Zhvillimit e zgjerimit të tregut të turizmit në përgjithësi.
• Zhvillimit të marrëdhënieve e shkëmbimeve kulturore, artistike, sportive ndërmjet Republikës së Shqipërisë e vendeve të tjera.
• Zhvillimit të ekonomisë së vendit tonë në tërësi.
• Përafrimit të legjislacionit të vendit tonë në fushën e trasportit rrugor të udhëtarëve me standartet e BE-së.
U miratua projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e Athinës, "Për trasportin e pasagjerëve dhe bagazheve të tyre me det"1974, dhe protokollet e viteve 1976, 1990 dhe 2002"

Qëllimi i kësaj Konvente është të mbrojë interesat e pasagjerëve dhe bagazheve të tyre, nëpërmjet vendosjes së një sistemi kompensimi për dëmet që u shkaktohen në anije, gjatë udhetimit. Në bazë të konvetës, transportuesit mbajnë përgjegjësi për dëmet ose humbjet që pësojnë pasagjerët, nëse incidentet që shkaktojnë dëmet kanë ndodhur gjatë transportit dhe si pasojë e fajit ose pakujdesisë së transportuesit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›