E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi një mesazh urimi Shenjtërisë së Tij, Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II, me rastin e ditëlindjes së tij. Në këtë mesazh thuhet: "Fort i nderuar Sh

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi një mesazh urimi Shenjtërisë së Tij, Atit të Shenjtë, Papa Gjon Pali II, me rastin e ditëlindjes së tij.

Në këtë mesazh thuhet:

"Fort i nderuar Shenjtëria Juaj,

18 Maji, ditëlindja Juaj më jep rastin e lumtur për tJu shprehur urimet më të përzemërta dhe tJu uroj në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, popullit shqiptar, si dhe në emrin tim personal jetë të gjatë, shëndet të plotë dhe punë të paqme në krye të Selisë së Shenjtë, në të mirë të paqes, humanizmit, tolerancës, vëllazërimit, jo vetëm për komunitetin katolik, por për të gjithë popujt e botës.
Kontributi Juaj në botën katolike për më shumë, se një çerek shekulli, është një monument vlerash i prirur nga devocioni për Ti shërbyer njerëzimit pa u penguar as nga kufijtë shtetërore, as nga ata kufij që historia për fat të keq nuk ka mundur ti kapërcejë ende.
Populli shqiptar i dalluar në historinë e tij të lashtë dhe të sotme, për filozofinë e bashkëjetesës multikulturore dhe për ndjenjat e sinqerta të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare Ju ka në zemër, i nderuar Shenjtëri, dhe në jetë të jetëve do ta ruaj si pishtar ndriçimi gjestin Tuaj të shenjtërimit të Nënë Terezës, bijës së Shqipërisë, e ngjizur në shpirt me fjalët e Jezusit të gjithpushtetshëm: "Kam etje", por edhe me vlerat më të mira gjithëkohore të kombit shqiptar.

Shenjteria Juaj,
Në botën e sotme të trazuar dhe me konflikte, qëndrimet, vlerësimet dhe misionet Tuaja pelegrine anë e kënd botës, janë shembull kurajoje, për një botë më të qetë, për më shumë prosperitet, për më shumë dashuri mes njerëzve, përtej dallimeve kombëtare, kulturore dhe fetare.

Më lejoni edhe një herë, At i Shenjtë, tju përcjell urimet e mia më të ngrohta dhe më të përzemërta, duke ju siguruar konsideratën dhe respektin tim më të thellë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›