Pas kualifikimit për në natën finale të Festivalit Europian të Këngës, që po zhvillohet në Stamboll, Turqi, Kryeminisri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij i kanë telefonuar përfaqësueses
Pas kualifikimit për në natën finale të Festivalit Europian të Këngës, që po zhvillohet në Stamboll, Turqi, Kryeminisri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij i kanë telefonuar përfaqësueses së Shqipërisë në këtë eveniment të artit europian, këngëtares Anjeza Shahini duke e uruar për suksesin e arritur dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në këtë aktivitet.
"Hyrja juaj në finale dhe suksesi i arritur tregojnë se Shqipëria është e denjë për Europën", tha Kryeministri Nano.
Më tej, Kryeministri Nano i ka uruar këngëtares Shahini suksese në natën finale të Festivalit, që do të zhvillohet më 15 maj.