Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së kompozitorit të njohur, Profesor Tish Daija, i cili u nda nga jeta. Në këtë mesazh, ndër të tjera thuhet: "Më
Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së kompozitorit të njohur, Profesor Tish Daija, i cili u nda nga jeta.
Në këtë mesazh, ndër të tjera thuhet:
"Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Tish Daisë.
Me këtë rast dëshiroj të ndaj me Ju dhimbjen e thellë dhe në emër të Qeverisë, si dhe në emrin tim personal, t'ju shpreh ngushëllimet e ndjera dhe të sinqerta.
Jam i sigurt se me dhimbjen tuaj bashkohen sot të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen, të cilët do të vazhdojnë të çmojne dhe duartrokasin veprën e të madhit Tish Daija".