Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim të veçantë Presidentin e Parlamentit Europian z. Pat Cox. Zoti Cox ne fillim te ketij takimi tha se kemi një qëllim të përbashkÃ
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim të veçantë Presidentin e Parlamentit Europian z. Pat Cox.
Zoti Cox ne fillim te ketij takimi tha se kemi një qëllim të përbashkët në axhendën tonë: përafrimin e Shqiperise dhe të krejt rajonit drejt BE-se dhe për këtë duhet të punojmë së bashku për përmbushjen e reformave në mënyrë që i gjithë rajoni të gjenerojë rritje të brendshme ekonomike. "Ne Ju nxisim ne angazhimin tuaj dhe në shfaqjen e aftësive për të përmbushur reformat e kërkuara në përputhje me standartet e BE", tha z. Cox në këtë takim.
Bashkëbiseduesit kanë ndarë të njëjtin opinion lidhur me ruajtjen e vëmendjes së Parlamentit Europian dhe BE ndaj Shqipërisë dhe rajonit në kuadrine zgjerimit të BE me anëtarë të rinj.
Kryeministri Nano gjate ketij takimi ka garantuar per vullnetin e Qeverise ne realizimin e reformave dhe ne nxitjen e te gjithe faktoreve ne rrugen drejt integrimit europian.
"Më lejoni t' ju garantoj se ne kemi të gjithë vullnetin e duhur për të ndarë sovranitetin me ju dhe gjithashtu te njejtin mesazhn ne po e percjellim dhe te fqinjet tane", u shpreh Kryeministri duke shtuar se aktualisht Shqipëria ka hyrë në një proces të pakthyeshëm I cili po e con gjithnjë e më prane standarteve moderne "Procesi i asocim Stabilizimit përbën një mjet efektiv I cili nxit reformat si dhe e sjell vendin progresivisht më pranë BE".
Bashkebiseduesit jane ndalur në menyre te vecante ne procesin zgjedhor te 2003 ku zoti Nano ka theksuar se jane bere hapa perpara duke renditur miratimin e kodit të ri elektoral në mënyrë konsensuale. Ai e ka quajtur kete një tjetër shembull të ndarjes së sovranitetit në spektrin politik pas zgjedhjes se Presidentit konsensual. "Besoj dhe do të përpiqemi që të mos humbasim konsensusin për cështje të rëndësishme duke përfshirë edhe një transparencë në procesin zgjedhor si dhe komunikimin me vëzhguesit" ndersa ka nenvizuar se në zgjedhje nje pale fiton. "Unë nuk dua të paragjykoj askënd, por rregulli në Shqipëri është që humbësi nuk e pranon dot humbjen"
Në këtë drejtim Kryeministri u shpreh se duhet të japim prova të tjera të maturisë të sistemit që menaxhon zgjedhjet edhe pse këto janë zgjedhje locale. "Si Kryeminister unë ftova sa më shumë vëzhgues të OSBE dhe ODIHR-it për të vëzhguar procesin.Ne do të jemi bashkëpunues me monitoruesit e ketij procesi"
"Këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin tonë në dy drejtime. është një fazë e rëndësishme e decentralizimit dhe ndërtimit të një qeverisjeje lokale më të përgjegjshme, sepse ne të gjithë kemi nevojë për partnerë lokale më të cilët të punojmë dhe jo vetëm me përfaqësues partish por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit të biznesit dhe me elementë të tjerë të progresit që kanë treguar përgjegjësi dhe produktivitet për çështje të zhvillimit" tha zoti Nano.
Në përfundim të këtij takimi Kryeministri Fatos Nano ka garantuar se këto zgjedhje, pavarësisht se janë lokale, konsiderohen të rëndësishme për të bërë të mundur që të mos shkatërrohet e tashmja pozitive mbi progresin dhe kapacitetet që po ndërton Shqipëria për të arritur nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit.