Kryeinistri Nano ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me këtë institucion të rëndësishëm financiar si dhe ka shprehur angazhimin e mëtejshëm të Qeverisë Shqiptare për thellimin e kÃ
Kryeinistri Nano ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me këtë institucion të rëndësishëm financiar si dhe ka shprehur angazhimin e mëtejshëm të Qeverisë Shqiptare për thellimin e këtij bashkëpunimi në materializimin e asistencës së mëtejshme për realizimin e projekteve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik në vendin tonë.
"Më lejoni të përfitoj nga rasti për të drejtuar vëmendjen tuaj në sektorë prioritarë të ekonomisë shqiptare si në atë të privatizimit të sektorëve strategjikë si dhe në financimin për projekte të ndryshme në infrastrukturë në funksion të rritjes së efiçencës së tyre dhe krijimit të kushteve për një zhvillim ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm", tha Kryeministri Nano, duke vlerësuar më tej edhe angazhimin e BERZH në sektorë të ndryshëm publik dhe privat në vendin tonë.
Kryeministri Nano ka bërë një paraqitje të shkurtër të situatës ekonomike në vend duke theksuar rëndësinë e progresit të deritanishëm në përballimin e disa prej sfidave kryesore me të cilat përballet Qevberia shqiptare. Në këtë kuadër Kryeministri ka nënvizuar përpjekjet që po bëhen në luftën kundër informalitetit në ekonomi, si dhe qarkullimit të parave përmes bankave. Kjo,- tha Kryeministri Nano- është një detyrë prioritare e Qeverisë që unë drejtoj.
"Ne kemi hartuar një program bashkëpunimi i cili kushtëzon të gjitha lehtësirat që Qeveria ofron për biznesin, e shoqëruar kjo edhe me çertifikimin e bankave, gjë që po ndikon pozitivisht në krijimin e një realiteti dhe klime më miqësore mes bankave, biznesit dhe qeverisë. Po përpiqemi të identifikojmë dhe krijojmë mundësira më të mëdha për të krijuar kapacitete dhe perfomancë më të mirë në sistemin fiskal të vendit", u shpreh më tej Kryeministri, duke theksuar rëndësinë e arritjes së konkluzioneve më të arsyeshme me BERZH për domosdoshmërinë e akselerimit të procesit të privatizimeve strategjike, si Banka e Kursimeve, Telekomi dhe disa kompani nafte. Një proces ky, që sipas Kryeministri Nano, do të shoqërohet paralelisht me identifikimin së bashku të skemës së financimeve për infrastrukturën e domosdoshme në vend.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion se ndodhemi në një moment shumë të mirë që ky bashkëpunim të bëhet më efektiv drejt disa prioriteteve, si privatizimi, infrastruktura dhe përfshirja e më shumë bizneseve ndërkombëtare të rëndësishme në Shqipëri.
Kryeministri ka vënë në dukje se shumë prej institucioneve të rëndësishme bankare dhe kompani me reputacion ndërkombëtar kanë filluar të trokasin në vendin tonë duke përmendur General Electrik dhe banka të ndryshme si Exim Bank Deutche Bank etj. të cilat- tha Kryeminisri- po mbështesin inisiativa të kompanive globale në Shqipëri.
"Ju dhe ne sëbashku mund të krijojmë një skuadër që të filtroj këto mundësi dhe të bashkëpunojmë për identifikimin e instrumentave financiare dhe skemave më të mira që na duhet të implementojmë për më shumë efektivitet dhe rritje ekonomike. "Për këtë qëllim përbën një domosdoshmëri ndërtimi i një axhende të përbashkët specifike për prioritetet tona", tha Kryeministri.
Më pas në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e organizmit të Takimit Vjetor të Përgjithshëm të BERZH në Shqipëri në vitin 2005 gjë që do të krijonte oportunitete të rëndësishme për afrimin e njerëzve të biznesit në vendin tonë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nga ana e tij z. Akerhol është shprehur i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare duke vlerësuar njëkohësisht edhe progresin e deritanishëm në arritjen e targeteve dhe ecurinë e reformave ekonomike të ndërrmarra nga Qeveria Shqiptare.
"Ne po përpiqemi që t'ju ndihmojmë në realizimin e prioriteteve tuaja duke ofruar mbështetjen tonë për projektet konkrete në infrastrukturë, privatizimin e sektorëve strategjikë e sidomos atë të Bankës së Kursimeve, si dhe në financime të tjera në sektorin publik e atë privat përmes implementimit të programeve të ndryshme që po gjejnë zbatim", tha z. Akerhol.