E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar Shenjtërisë së Tij, Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II, një mesazh urimi, me rastin e 26-vjetorit të ardhjes së Tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar Shenjtërisë së Tij, Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II, një mesazh urimi, me rastin e 26-vjetorit të ardhjes së Tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Në këtë mesazh shkruhet:

"Rasti i shënuar i 26 vjetorit të ardhjes së Shenjtërisë Suaj në krye të Selisë së Shenjtë, më jep mundësinë e formulimit të vlerësimeve më të mira dhe konsideratave më të larta për punën Tuaj të paqme e fisnike në krye të Selisë së Shenjtë.

Në emër të Qeverisë Shqiptare, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë popullit shqiptar, dëshiroj t'Ju shpreh mirënjohjen e thellë për veprën Tuaj humane në emër të paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.

Udhëtimet Tuaja pelegrine në të gjithë botën, mesazhet e thjeshta dhe shumë të thella e kuptimplote, drejtuar vetëdijes së sotme kolektive dhe brezave të rinj, janë të rëndësishme për sot dhe për të ardhmen e njerëzimit në këtë mijëvjeçar të ri.

Është rasti t'Ju shprehim edhe njëherë, i nderuar Shenjtëri, mirënjohjen për Lumturimin e Nënë Terezës, Shenjtores së të gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

Jetë të gjatë dhe punë të frytshme, në emër të vlerave të njerëzimit, humanizmit dhe progresit" - përfundon mesazhi i Kryeministrit Fatos Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›