Kryeministri Fatos Nano priti sot, në mesditë, në një takim kortezie, z. Pavel Vaçek Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Nano i uroi mi
Kryeministri Fatos Nano priti sot, në mesditë, në një takim kortezie, z. Pavel Vaçek Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Nano i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zotit Vaçek, si dhe punë të mbarë në këtë detyrë të re.
Zoti Nano e njohu zotin Vaçek me ecurinë e procesit të integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë, si dhe angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare për të çuar përpara reformat, në funksion të konsolidimit të jetës demokratike të vendit.
Kryeministri Nano, gjithashtu, e siguroi Ambasadorin Vaçek për mbështetjen e plotë në misionin e tij të rëndësishëm në Shqipëri.
Duke u ndalur në procesin e ardhshëm elektoral, Kryeministri Nano konfirmoi angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare për një proces zgjedhor në përputhje me standartet ndërkombëtare, si dhe shprehu vullnetin politik të mazhorancës për të zgjidhur problemet që hasen në këtë proces.
Më tej Zoti Nano vlerësoi punën e bërë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe rolin e saj të rëndësishëm.
Nga ana e tij, Zoti Vaçek theksoi se në këtë mision do të bashkëpunojë ngushtësisht me Qeverinë Shqiptare dhe të gjithë aktorët e tjerë politikë në Shqipëri.