E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi sot Marrëveshjen e Koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" me Tirana Airport Partners. Në fillim

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi sot Marrëveshjen e Koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" me Tirana Airport Partners.

Në fillim të mbledhjes, Kryeministri Nano u shpreh se ky hap i shtohet vargut të privatizimeve dhe investimeve të tjera të rëndësishme, ku në krye është privatizimi me shumë sukses i Bankës së Kursimeve nga Raiffeisen Bank dhe po shtohen gjithashtu aksionet e rëndësishme që integrojnë dhe strukturojnë realisht hapjen e ekonomisë shqiptare në realitetet globale.

Marrëveshja koncesionare e sapomiratuar vjen pas negociatave të suksesshme midis Qeverisë Shqiptare me konsorciumin Airport Partners, i përbërë nga Hochtef Airport si partneri kryesor, DEG (Grupi i Investimeve dhe Zhvillimeve Gjermane) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve. Investitori strategjik i këtij konsorciumi, firma e njohur gjermane Hochtief ka 60 vjet eksperiencë në projektimin e aeroporteve, në planizim, prokurim, ndërtim, menaxhim, në aeroportet ndërkombëtare në disa vende të botës.

Ky proces i vështirë, tha z.Nano, u realizua me profesionalizën, trasparencë dhe kurajo ligjore nga negociatorët tanë, të mbështetur me konsulencë të kualifikuar ndërkombëtare për fushat financiare dhe teknike.

Marrëveshja parashikon ndërtimin e infrastrukturës së aeroportit, sipas një projekti të përcaktuar e të ndarë në dy faza zbatimi me vlerë investimi 83 milion euro dhe operimin e aeroportit për 20 vjet, sipas standarteve ndërkombëtare, në shërbimet pasagjerë, kargo, krahas ngrijes së shërbimit të sigurisë dhe shërbimeve të tjera aeroportuale dhe jo aeroportuale në standartet e aeroporteve ndërkombëtare të vendeve të zhvilluara.

Qeveria e Shqipërisë, sipas z.Nano, në zbatim të kësaj marrëveshjeje do të ngrejë strukturat e saj që do të ndjekin realizimin e projektit dhe do të sigurojnë auditimin financiar, ndërsa vendimet në zbatim të marrëveshjes do të merren nga një komitet koordinator i përbashkët midis palëve.

"Kjo lloj marrëveshje koncesionare për aeroportin është e para e kësaj natyre për vendin tonë. Ajo krijon garanci edhe për investitorë të tjera strategjikë që janë në procese paraqitje interesash apo negociatash, si dhe jep edhe në fushën e lidhjes së marrëveshjeve për koncesione një standart të kohës për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë, turizmin, tregtinë, industrinë etj.", tha Kryeministri. Ai shtoi se Qeveria Shqiptare dhe strukturat përkatëse të shtetit do të vazhdojnë të forcojë masat për rritjen e standarteve të sigurisë dhe të kontrollit, duke goditur rastet e korrupsionit apo të konfliktit të interesave kudo që ato shfaqen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›