E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një telegram urimi Shenjtërisë së Tij, Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali i II-të, me rastin e 25 vjetorit të misionit të Tij papnor. Kryeministri Nano i

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar një telegram urimi Shenjtërisë së Tij, Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali i II-të, me rastin e 25 vjetorit të misionit të Tij papnor.

Kryeministri Nano i ka uruar Shkëlqesisë së Tij jetë të gjatë dhe shëndet të plotë në dobi të paqes dhe vëllazërimit, jo vetëm për komunitetin katolik, por për të gjithë popujt e botës. Më tej, në telegram z. Nano shprehet:

"Shpreh bindjen e thellë që Misioni dhe përpjekjet Tuaja do të hyjnë në historinë e mbarë botës si mesazhe paqeje, larg dhunës dhe ndarjeve të çdo forme.

Në këto kohë të vështira, nëpërmjet të cilave po kalon i gjithë njerëzimi të mbushura me sfida të panumërta, mesazhet dhe lutjet Tuaja të cilat bëjnë thirrje për tolerancë, drejtësi dhe humanizëm janë të mirëpritura nga ne të gjithë.

Më lejoni edhe një herë, Shenjtëri, t'ju uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për çuarjen më përpara të misionit Tuaj të Shenjtë".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›