E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh ngushellimi Kryeministrit te Turqise Recep Tayyip ERDOGAN, ne te cilin ndermjet te tjera i shkruan: "Mësova me dhembje lajmin e trishtuar p

Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh ngushellimi Kryeministrit te Turqise Recep Tayyip ERDOGAN, ne te cilin ndermjet te tjera i shkruan:

"Mësova me dhembje lajmin e trishtuar për viktimat dhe lëndimet në njerëz, si dhe për dëmet e shumta materiale që shkaktoi tërmeti i sotëm në vendin Tuaj.

Në emrin tim dhe të Qeverisë Shqiptare, dëshiroj t'ju shpreh Juve dhe familjeve të viktimave, si dhe të dëmtuarve, ndjenjat e simpatisë dhe ngushëllime të sinqerta për këtë fatkeqësi të rëndë.

Në këto ditë të vështira ne ndjehemi pranë Jush dhe shprehim bindjen se Qeveria që Ju kryesoni, familjet e dëmtuara dhe në përgjithësi populli vëlla turk do të përballojnë me kurajo pasojat e kësaj katastrofe natyrore"- perfundon mesazhi i Kryeministrit Fatos Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›