E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Nano ne fillim te ketij takimi eshte shprehur se Qeveria Shqiptare vlereson angazhimin e kompanise "Lockeed Martin Global" ne Projektin per Modernizimin e Hapesires Ajrore Kombetare t

Kryeministri Nano ne fillim te ketij takimi eshte shprehur se Qeveria Shqiptare vlereson angazhimin e kompanise "Lockeed Martin Global" ne Projektin per Modernizimin e Hapesires Ajrore Kombetare te Shqiperise .

Kryeministri ka theksuar se pjesemarrja potenciale e Lockeed Martin ne projekte te tjera si ato te infrastruktures, vleresohet mjaft edhe ne kuader te rritjes ekonomike te vendit. Kryeministri tha se fillimi i investimit ne Shqiperi permes projektit te "Modernizimit te Hapesires Ajrore Kombetare" te kesaj kompanie te fuqishme eshte nje sinjal pozitiv edhe per kompani te tjera te njohura per te investuar ne vendin tone, duke permendur edhe projektet e kompanise tjeter te njohur amerikane "General Electrik"

"Kjo eshte nje mundesi e mire per te diskutuar edhe per iniciativa te reja bashkepunimi me Lockeed Martin, por edhe me banka amerikane per te mbeshtetur keto iniciativa, te cilat po krijojne nje klime edhe me te sigurte per kompanite amerikane ne Shqiperi", tha Kryeministri.

Lidhur me implementimin e projektit te Modernizimit te Hapesires Ajrore Kombetare" Kryeministri tha se "ne jemi te angazhuar qe kete projekt ta perfundojme me sukses. Kryeministri shprehu sigurine per vazhdimin e thellimit te ketij bashkepunimi bilateral, duke garantuar mbeshtejen e plote te Qeverise Shqiptare .

Perfaqesuesi i larte i kesaj kompanie tha se ky eshte projekti i pare qe ne kemi ne Shqiperi dhe eshte nje projekt i rendesishem per te dyja palet . "Eshte shume e rendesishme qe ne ta bejme kete projekt te suksesshem. Ne jemi duke pare edhe mundesi te tjera per te punuar me ju ne te ardhmen"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›