Kryeministri Fatos Nano i ka propozuar Presidentit te Republikes zotit Alfred Moisiu dekorimin e Sekretarit Amerikan te Shtetit Colin L. Powell me urdherin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu". Në m
Kryeministri Fatos Nano i ka propozuar Presidentit te Republikes zotit Alfred Moisiu dekorimin e Sekretarit Amerikan te Shtetit Colin L. Powell me urdherin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu".
Në mbështetje të neneve 1, 3, pika 2 dhe 6, të ligjit nr. 8113, datë 28.3.1996 "Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar me ligjin nr. 8765, datë 2.4. 2001, Kryeministri Fatos Nano propozoi:
"Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së Tij, zotit Colin L. Powell t'i jepet Urdhëri "Gjergj Kastrioti Skëndërbeu" me motivacionin:
· Për vizionin e Tij të veçantë, lidershipin dhe rolin e Tij të çmuar në mbështetje të demokracive të reja, që ndajnë vlera të njëjta me Shtetet e Bashkuara dhe për vleresimin e Tij të veçantë për rëndësinë e Shqipërisë dhe Europës Juglindore në lidhje me stabilitetin rajonal dhe një Europë në paqe;
· Për angazhimin e Tij personal për zgjerimin e NATO-s, duke përfshirë Shqipërinë dhe partnerët fqinjë të Adriatikut, si dhe për inkurajimin dhe mbështetjen e Tij për integrimin e Shqipërisë në institucionet euro-atlantike;
· Për vëmendjen e Tij personale dhe mbështetjen entuziaste ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t'u bërë një shoqëri e vërtetë demokratike dhe konsolidimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara;
· Për mbrojtjen e Tij të vendosur për përmbushjen e vizionit të Presidentit Bush, për një Europë të bashkuar, të lirë dhe të begatë, si dhe për vlerësimin prej Tij të kontributit të dhënë nga Shqipëria në krijimin e këtij realiteti;
dhe
· Për njohjen e kontributit të Tij të pakrahasueshëm si një lider botëror dhe një luftëtar i paqes".