E Diel, 1 Nëntor 2026

Po fillojme sot kete mbledhje kryesie, ne te cilen do te merren vendime te rendesishme ne realizim te Kalendarit te vitit 2003, te cilat mbyllen me ngjarjen kulmore te aktivitetit te PSSH ne axhenden

Po fillojme sot kete mbledhje kryesie, ne te cilen do te merren vendime te rendesishme ne realizim te Kalendarit te vitit 2003, te cilat mbyllen me ngjarjen kulmore te aktivitetit te PSSH ne axhenden e saj vjetore, me kongresin e saj te gjashte.

Te gjithe jemi deshmimtare te shnderrimeve qe ka realizuar PSSH, si ne kohen kur ishte ne opozite dhe veçanerisht ne kohen qe eshte ne qeverisje. E gjitha kjo ka qene nje periudhe e gjate reformimesh te panderprera dhe jetike per te ardhmen europiane te vete partise, qe ka reflektuar fuqishem ne politikat e saj qeverisese, te cilat gjithashtu kane pasur te njejtin objektiv, integrimin e partise ne forumin me te madh politik nderkombetar, Internacionalen Socialiste dhe integrimin e Shqiperise ne institucionet euroatlantike.

Eshte fakt qe tashme jemi ne nje nivel te ri marredheniesh partneriteti me keto institucione politike dhe nderkombetare. Kur ne erdhem ne pushtet, Shqiperia kishte nevoje per te ringritur stabilitetin e saj me anen e forcave aleate, ndersa sot, Ne kontribuojme realisht ne stabilitetin rajonal dhe me gjere se kaq, ne pikat e nxehta te globit, krah per krah me aleatet tane strategjike. Ne e kthyem Kryeqytetin e Shqiperise, Tiranen, nga nje qender tensioni ne nje qender stabiliteti te rendesishem diplomatikisht dhe politikisht gjithashtu.

Vizita e pas dy diteve e Sekretarit Amerikan te Shtetit, Kolin Pauell ne Tirane eshte jo vetem nje prove e konseguences sone politike, por fakti qe gjate kesaj vizite do te nenshkruhet edhe nje Marreveshje mes tre vendeve te rajonit: Shqiperi, Maqedoni, Kroaci, per integrimin ne NATO, jo vetem qe do te forcoje stabilitetin rajonal, por do te sherbeje edhe si prove qe Shqiperia eshte shnderruar ne nje qender te rendesishme politike per krejt rajonin e Europes Juglindore.

Gjate viteve qe PSSH dhe aleatet e saj progresiste jane ne qeverisje, arritjet e vendit jane te prekshme. Ne kemi bere hapa te padiskutueshem ne normalizimin e jetes se shoqerise dhe institucioneve, ne rritjen ekonomike dhe luften ndaj varferise. Ne kemi sjelle ne nje nivel te paimagjinueshem me pare respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te shqiptareve. Ne e mirekuptojme gjithashtu, se ne nje vend si Shqiperia, kur problemet jane akumuluar per dhjetevjeçare te tere, duhet te bashkejetojme me protestat dhe te sillemi me to ne menyre ligjore dhe qytetare. Stili qeverises i Berishes eshte i papranueshem per ne. As emocionet e paligjshme, as represionet, nuk do te behen kurre pjese e platformave dhe veprimeve tona qeverisese.

Te gjitha keto do te diskutohen me themel ne kongresin e gjashte te partise ne fund te ketij viti, jo per te bere nje parade te arritjeve sipas stilit te vjeter, por per te thelluar edhe me tej investimin tone politik per reforma europianizuese ne parti dhe ne shoqerine shqiptare. Ky proces reformimi qe do te reflektoje edhe ne Kongresin e Gjashte do te paraprihet nga akti historik i formalizimit te anetaresimit me te drejta te plota te PSSH ne Internacionalen Socialiste, ne kongresin e vjeshtes se ketij viti. Tjeter prove kjo e jetes dhe standarteve te perfaqesimit politik te PSSH.

Kongresi, platforma dhe data e te cilit do te miratohet sot, nuk duhet konceptuar aspak si nje tribune mburrjesh, pavaresisht akuzave te opozites. Me seriozitetin dhe pergjegjesine qe na karakterizon, ne do te vazhdojme investimin vetekorrigjues, investimin reformator, investimin per modernizimin nepermjet reformave te vetes dhe te spektrit politik shqiptar.
Ky do te jete rikonfirmim i qendrueshmerise sone edhe europianizuese ne qeverisjen e vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›