E Diel, 1 Nëntor 2026

Jam i autorizuar që në emër të Kryeministrit të deklaroj sa më poshtë; Menjehere pas degjimit te spekullimeve te deputetit Nikolle Lesi ne seancen e sotme te Kuvendit te Shqiperise, me prete

Jam i autorizuar që në emër të Kryeministrit të deklaroj sa më poshtë;

Menjehere pas degjimit te spekullimeve te deputetit Nikolle Lesi ne seancen e sotme te Kuvendit te Shqiperise, me pretendime per histori pergjimesh te Kryeministrit te vendit dhe ish-deputetit te Kuvendit te Shqiperise, zotit Fehmi Abdiu per trafik armesh me Kosoven ne vitin 1997-1998, Kryeministri Nano me pergjegjesine ligjore dhe institucionale te detyres si dhe me atributet politike si lider i maxhorances, vendosi sa me poshte;

1- T'i kerkoje Prokurorit te Pergjithshem te Republikes se Shqiperise fillimin e nje hetimi te plote shteteror dhe te procesit penal per vleresimin e te gjithe elementeve te permendur nga deputeti Lesi ne respekt te Kushtetutes dhe ligjit, te marredhenieve midis institucioneve, te interesave te sigurise kombetare dhe te aleancave nderkombetare te Shqiperise.

2- Ti kerkoje Drejtorit te Sherbimit Informativ Shteteror qe, nen pergjegjesine ligjore dhe kujdesin e tij te drejtperdrejte institucional te administroje te gjithe dokumentacionin e pretenduar te periudhes ne fjale, qe lidhet me aspekte mjaft sensitive te ceshtjes dhe interesave kombetare dhe te Kosoves, te verifikoje respektimin e ligjit apo shkeljen e tij ne veprimtarine e SHISH, apo ne administrimin e informacionit te klasifikuar shteteror dhe te bashkepunoje teresisht me Prokuroriun e Pergjithshem per vleresimin e te gjitha pasojave qe mund te kene rrjedhur prej ketej.

3- I kerkon te gjitha strukturave dhe institucioneve shteterore dhe parlamentare te perfshira ne vazhdimesi ne kontrollin dhe monitorimin e veprimtarise se sherbimit informativ qe te bashkepunojne ne perputhje me detyrimet e ligjit per zbardhjen e gjithe te vertetes ne lidhje me ceshtjen e pretenduar.

4- U kerkon te gjithe personave qe per shkak te funksionit shteteror te asaj kohe (ish- prokuror i pergjithshem, ish-Drejtor i Shish, ish funksionare te larte te shtetit, etj) te bashkepunojne ne hetimin shteteror per zbardhjen e se vertetes apo te abuzimeve me te.

Kryeministri Fatos Nano deklaron publikisht ne respektim te detyrimeve te tij politike dhe kushtetuese se eshte i vendosur te veproje ligjerisht qe t'i shkohet deri ne fund hetimit shteteror per ceshtjet dhe interesat e rendesishme shteterore, kombetare dhe nderkombetare qe u atakuan nga deputeti Lesi me transparence te plote, jashte interesave politike apo elektorale te paleve, ne menyre qe gjithkush, pavaresisht nga imunitetet e djeshme apo aktuale, te marre pergjegjesite ligjore per kryerjen e detyres apo abuzimin me te.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›