E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Zëvendëskryeministri Namik Dokle bëri një vizitë në Institutin e Studimit të Tokave. Në këtë vizitë Z. Dokle shoqerohej nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit z. Agron Duka. Së pari

Sot Zëvendëskryeministri Namik Dokle bëri një vizitë në Institutin e Studimit të Tokave. Në këtë vizitë Z. Dokle shoqerohej nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit z. Agron Duka.
Së pari Zëvendëskryeministri Dokle vizitoi laboratorin analitik në këtë institut, rindërtuar kohët e fundit falë një ndihme të qeverisë amerikanë në vlerën e 600 mijë dollarëve. Ky laborator është i vetmi në vend, në të cilin kryhen analiza për tokën, ujin për ujitje, të ndotjes, të plehrave kimike dhe të bimëve, si për projektet, ashtu edhe për subjektet private e shtetërore. Më tej z. Dokle vizitoi laboratorin GIS (Sistemi i Informacionit Gjeografik) po në ketë institut. GIS është instaluar vitin e kaluar gjatë implementimit të projektit ``Politikat e përdorimit të tokës``, i financuar nga Komisioni Europian. Këto janë laboratorë unike në llojin e vet dhe ndër më të mirët që ka Ballkani. Zëvendëskryeministri bisedoi dhe u njoh nga afër më punën në këto laboratore, mundësitë e tyre dhe kërkesat e shkencëtarëve që punojnë në to.
Më pas Z. Namik Dokle pati një takim me punonjës dhe drejtues të instituteve shkencore në fushën e bujqësisë.
``Më vjen mirë që shumë prej shkencëtarëve që punojnë në institutet e bujqësisë unë i njoh personalisht, disa si bashkëstudentë, disa si miq. Këtu po shikoj edhe fotografitë e profesorëve të mi dhe tuajët dhe është një respekt që jo vetëm ne qeveritarët, por edhe populli ua kanë borxh shkencëtarëve që bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe shpeshherë të heshtur dhe të panjohur nga opinioni publik``,-tha në fillim të këtij takimi Z. Dokle
Më tej, duke parë interesimin e medias për këtë takim, Zëvendëskryeministri vijoi: ``Më vjen mirë që sot mediat janë shumë sensitive edhe ndaj këtij fenomeni, ndaj zhvillimit të shkencës. Kjo tregon se mediat nuk mbeten vetëm tek grindjet politike, por synojnë t`i paraqesin opininit publik atë çka është një vlerë e veçantë e zhvillimit të Shqipërisë dhe synimit të saj për integrimin europian. ``
Në Europë do të integrohemi në radhë të parë në sajë të punës së shkencëtareve nënvizoi më poshte në fjalën e tij Z. Namik Dokle.
Puna e Institutit të Tokave dhe e shkencëtarëve që punojnë këtu është një tregues se faktor determinues është puna dhe përkushtimi juaj në punë, dhe ky është një shembull për gjithë të tjerët tha më poshtë në fjalën e tij në këtë takim Z. Namik Dokle.

``Qeveria e Shqipërisë mendon se nuk mund të kemi progresin e kërkuar në fushën e bujqësisë, por edhe në fusha të lidhura ngushtë me të, pa punuar mbi bazën e argumentave shkencore të zhvillimit teknologjik,-vijoi më poshte Z. Dokle,- dhe është kjo arsyeja që Këshilli i Politikave Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik ka kërkuar orientimin e thellë të kërkimit shkencor në vend përmes realizimit të koncentrimit dhe adaptimit të parametrave bashkëkohor. Institucionet shkecore dhe punonjësit e tyre kanë mbështetjen e shtetit për pavarësinë e tyre, çka shënon edhe hapin vendimtar për t`u matur me kërkesën dhe ofertën e studimeve dhe rekomandimeve të tyre. ``

Në fjalën e tij në këtë takim Zoti Namik Dokle i kushtoi vëmendje të posaçme ruajtjes së tokës si një pasuri e madhe e vendit, duke sjellë si shembull lëvizjet në Perendim në mbrojtje të saj.
``Në vitin 1998 do të dëshiroja t`u kujtoja,- nënvizoi Zëvendëskryeministri,- në dekorimin e personave me kontribut të lartë, presidenti Klinton tha:``Në vitet shtatëdhjet kur një lum ishte aq i ndotur sa po merrte flakë, senatori Nelson dhe grupi i tij paralajmëruan se liderët tanë nuk duhet të lejojnë kurrë që lufta politike të na devijojë nga përgjegjësitë për mjedisin tonë të përbashkët. Administrimi i burimeve tona natyrore është administrimi i ëndrrës amerikane.``.
Duke përfunduar fjalën e tij në këtë takim Zëvendëskryeministri Dokle theksoi: ``Ky pra është një mësim shumë i madh për ne. Burimet natyrore janë garancia e zhvillimit të Shqipërisë dhe ju jeni mbrojtësit shkencorë të burimeve natyrore dhe zhvilluesit shkencor të këtyre burimeve në të mirë të zhvillimit të vendit. Prandaj ju ftoj që të angazhohemi të gjithë; politikanë dhe shkëncëtarë, fermerë dhe banorë të qyteteve, të rinj dhe të reja, për të ndërmarrë një fushatë sensibilizuese në mbrojtje të tokës dhe të mjedisit tonë. Asgjë nuk është më e rëndësshme se kjo, asgje nuk duhet të na devijojë nga ky mision i madh.``

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›