Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh pershendetes Fortlumturise se Tij Anastas, Kryetar i Sinodit te Shenjte te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, Kryepiskop i Tiranes, Durresit
Kryeministri Fatos Nano i ka derguar sot nje mesazh pershendetes Fortlumturise se Tij Anastas, Kryetar i Sinodit te Shenjte te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise. Ne kete mesazh Kryeministri Nano i ka uruar "Gezuar Pashket" te gjithe besimtareve ortodokse shqiptare kudo qe ndodhen.
Ne kete pershendetje Kryeministri shkruan:
"Kam kënaqësinë dhe nderin që në emrin Tim personal si dhe të Qeverisë që drejtoj, t'ju uroj nga zemra: "Gëzuar Pashkët, Juve e të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë, kudo që ndodhen".
Kjo ditë e shënuar që simbolizon rilindjen e jetës dhe të dritës, është njëherësh edhe një thirrje e fuqishme për paqe e mirëkuptim, për harmoni dhe më shumë begati për të gjithë shqiptarët, të çdo besimi qofshin. Me këtë rast u uroj të gjithëve e posaçërisht besimtarët ortodoksë: "Paqe, lumturi e begati në çdo vatër familjare e në mbarë vendin".
Vuajtjet dhe Ringjallja e Jezu Krishtit i dha kuptim, forcë e shpresë të pashuar jetës. Le të na frymëzojë kjo festë e shenjtë edhe në përpjekjet tona të përbashkëta për ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë.
Më lejoni, Fortlumturi, që së bashku me këtë urim të përzemërt, t'ju falenderoj edhe për kontributin e mbarë Komunitetit Ortodoks Shqiptar e posaçërisht Tuajin, në ngritjen e ruajten e vlerave shpirtërore e materiale, të bazuara në respektin dhe dashurinë për njeriun.
Edhe një herë: "Gëzuar për shumë vjet Pashkët"