Ne mbledhjen e saj te radhes Qeveria Shqiptare shqyrtoi me seriozitetin e duhur ngjarjen e dy diteve te fundit te krijuar per shkak te protestave te banoreve te zones se Bathores, Bashkia Kamez. Q
Ne mbledhjen e saj te radhes Qeveria Shqiptare shqyrtoi me seriozitetin e duhur ngjarjen e dy diteve te fundit te krijuar per shkak te protestave te banoreve te zones se Bathores, Bashkia Kamez.
Qeveria duke analizuar problemet perballe shprehjes deri ne protesta te dhunshme te banoreve te Bathores, duke vleresuar gjithe kuadrin ligjor dhe ekzekutiv, programin buxhetor dhe projektet e donatoreve ne zonen perkatese, ne harmoni me probleme te komuniteteve te tjera ne te gjithe vendin, aktivizoi institucionet e ekzekutivit, grupe pune te qeverise dhe te pushtetit vendor dhe Taske-Forca te perbashketa nderinstitucionale, nderdikasteriale per te pershpejtuar zgjidhjen e te gjitha problemeve te paraqitura nga perfaqesuesit e banoreve.
Keto probleme jane identifikuar ne vazhdimesi, me angazhimin publik gjithashtu per legalizimin e shtepive dhe normalizimin e kushteve te jeteses urbane te ketyre komuniteteve, ne perputhje me Kushtetuten, legjislacionin e pronesise ekzistues dhe me frymen e ligjit te ri te kthimit dhe kompensimit te pronave , qe po shqyrton Kuvendi i Shqiperise.
Brenda ketij kuadri, qeveria ka identifikuar tashme nderhyrjet ekzekutive te vendimmarrjes ne KRRTRSH-se ne keshillat bashkiake dhe te komunave.
Keto nderhyrje jane programuar me afate rigoroze, te cilet do te lehtesojne brenda nje periudhe te arsyeshme te gjitha problemet qe i sherbejne ketij qellimi. Duke filluar nga legalizimi, njohja e titujve pronesor, sipas ligjit, dhe deri tek normalizimi i kushteve te jeteses dhe integrimit te ketyre territoreve dhe komuniteteve ne juridiksionin e bashkise se kryeqytetit.
Ne kete kuader Qeveria konkludoi:
1. Te denoje aktet e dhunshme ne kapercim te ligjit dhe ne cenim te punonjesve te ligjit, te policise se shtetit, te mjeteve dhe te pasurise publike.
2. I kerkoi organeve ekzekutive te policise se shtetit qe sipas rregullave te shtetit ligjor te zbatojne ligjin pa asnje hezitim ndaj shkelesve dhe tejkaluesve te se drejtes.
3. Paralelisht me gjithe kuadrin angazhues qeveria do te nxise me tej dialogun dhe konsultimin me perfaqesues lokale dhe te komunitetit per identifikimin e perbashket te zgjidhjeve sa me te shpejta dhe te drejta.
4. Te bashkerendoje me tej me nismat institucionale te autoriteteve qendrore ekzekutive, deputeteve te Kuvendit te Shqiperise te ketyre zonave, titullareve te pushtetit vendor dhe keshilltareve te bashkive dhe te komunave te interesuara, me synim qe problemet te marrin rrugen e zgjidhjes ne bashkepunim, dhe pa perjashtuar autoritetet lokale.
5. Qeveria do te nxise pershpejtimin e zbatimit te projkteve te zhvillimit te programuara ne buxhet dhe me fondet e donatoreve per zhvillimin urban te integruar te ketyre zonave. Njekohesisht nuk do te lejoje bllokimin e ketyre projekteve per shkak te qendrimeve te papergjegjshme te autoriteteve vendore dhe elemente te caktuar te komunitetit.
6. Njekohesisht angazhohet per te vene perpara pergjegjesise ligjore kedo qe pengon ushtrimin normal sipas ligjit te detyres per zhvillimin e ketyre zonave, si dhe te verifikoje ecurine e derisotme te projekteve te zhvillimit te kesaj zone duke evidentuar edhe pergjegjesite perkatese.
7. Neser,ne zyrat e bashkise se Kamzes, grupi i punes i caktuar nga Kryeministri do te rimarre bisedimet me te zgjedhurit vendore, keshilltare bashkiake, prefektin, si dhe perfaqesues te komunitetit, te cileve me kete rast, i ben thirrje te jene te pergjegjshem dhe te matur duke u frenuar nga akte qe demtojne interesat e komunitetit si dhe veshtiresojne funksionimin normal te institucioneve te ngarkuara per zgjidhjen e shpejte te problemit.
8. Duke perseritur impenjimin maksimal per te arritur nje mirekuptim te shpejte dhe ligjor qeveria garantion te gjithe banoret e interesuar per respektimin e te drejtes kushtetuese per paprekshmerine e prones se tyre.