Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot pasdite u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike: "Per mbeshtetje ligjore per reformen strukturore ne fushen e financave, pro
Nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot pasdite u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike: "Per mbeshtetje ligjore per reformen strukturore ne fushen e financave, prokurimeve, pasurise publike dhe mbrojtjes se mjedisit".
Ne kete mbledhje u miratuan keto projektligje:
Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7971, date 26.7.1995, "Per prokurimin publik".
Projektligji i propozuar, ben pjese ne inisiativat ligjore te ndermarra nga Qeveria Shqiptare ne kuadrin e permiresimit te bazes ligjore per menaxhimin e shpenzimeve publike dhe konkretisht procedurave te prokurimit publik.
Projektligji i propozuar sjell tre ndryshime konceptuale baze:
1- Krijon hapesiren ligjore dhe ne te njejten kohe sanksionon detyrimin per entet prokuruese qe, ne rastet e ofrimit te mundesise se realizimit te punimeve te ndertimit me fondet e vete firmave dhe me shlyerje te mevonshme, te zbatojne procedurat e ligjit per prokurimet publike, ne perzgjedhjen e firmave, duke parashikuar dhe proceduren e miratimit paraprak nga Keshilli i Ministrave te procedures.
2- Ne kuadrin e shtrirjes se rregullave te ligjit "Statusi i nepunesit civil", projektligji i propozuar parashikon zbatimin e legjislacionit te nepunesit civil per nivelin drejtues dhe ekzekutues te punonjesve te Agjencise se Prokurimit Publik.
3- Parashikimin e metodes se vleresimit monetar (pra ne vlere monetare) te elementeve te tjere te specifikuar ne dokumentat e tenderit, per te arritur ne vleresimin e ofertes me te mire edhe mbi baze te elementeve te tjere te konkurimit (si psh. afati i realizimit te punimeve, cilesia, etj), pervec se vleres me te vogel te ofruar. Kjo metode vleresimi e ofertave sjell nje avantazh ne vleresimin e ofertes me cilesore ne teresine e saj (mbeshtetur jo vetem ne cmimin me te ulet) dhe ne te njejten kohe perben nje metode vleresimi te cilesuar si mjaft e suksesshme dhe e perdorur ne tenderimet e mjaft institucioneve nderkombetare.
U miratua projektligji "Per urdherin e farmacisteve ne Republiken e Shqiperise".
Krijimi i Urdherit te Farmacisteve te Shqiperise, me ligj te vecante perben nje domosdoshmeri. Duke u nisur nga pervoja boterore ku sherbimi farmaceutik ka qene gjithmone privat, rezulton qe roli i ketij organizmi eshte i madh dhe i pazevendesueshem ne rregullimin dhe zgjidhjen e shume problemeve qe lindin ne veprimtarine e perditshme dhe ne raportet qe krijohen midis vete farmacisteve si subjekte private, farmacisteve dhe mjekeve, farmacisteve dhe pacienteve, farmacisteve dhe prodhuesve farmaceutike, farmacisteve dhe strukturave shteterore te kontrollit dhe te drejtimit, etj.
Mbrojtja e interesave dhe shendetit te pacienteve nga kequshtrimi profesional eshte pa dyshim pika me e rendesishme e misionit te Urdherit te Farmacisteve.
Qe te ushtrojne veprimtarine e tyre si farmaciste ne vendin tone, farmacistet vendas dhe te huaj, ne sektorin e sherbimit, te prodhimit farmaceutik apo ate spitalor, duhet te regjistrohen ne Urdherin e Farmacisteve, pasi te njohin, pranojne dhe zbatojne Statusin e tij, Kodin e Deontologjise Farmaceutike Shqiptare, si dhe te gjitha aktet ligjore e nenligjore qe rregullojne sherbimin farmaceutik e shendetesor.
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua projektligji: "Per shtese pensioni per pilotet e avioneve reaktive dhe me helike"
Ky projektligj ka si qellim te rregulloje trajtimin financiar te piloteve, qe kane fluturuar me avione reaktive dhe avione me helike, te cilet kane nje profesion me rrezikshmeri te larte per jeten. Natyra e vecante e ketij profesioni, ka sjelle pasoja fizike te vazhdueshme, duke dhene edhe ndikime ne shendetin dhe jeten e piloteve, prandaj ata meritojne nje trajtim te vecante edhe ne pension.
Me kete projektligj parashikohet te rritet shuma e pensionit te pleqerise deri ne 50 % e pageses qe ka marre fluturuesi ne detyren funksionale qe ka dale ne pension pleqerie e njehsuar kjo me pagat e sotme te atij funksioni organik.
Nga zbatimi i ketij ligji do te perfitojne 136 aviatore qe kane dale ne pension. Nga ky ligj do te perfitojne te gjithe aviatoret qe do te dalin ne pension pleqerie.
U miratua projektligji "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne konventen doganore, mbi importin e perkohshem te automjeteve rrugore private".
Qellimi i kesaj Konvente eshte kufizimi ne menyre te ndjeshme i importimit te mjeteve te transportit te perdorura dhe njekohesisht disiplinimi i procedurave te importimit te perkohshem te tyre ne perputhje me Kodin Rrugor Shqiptar dhe aktet e tjera ligjore ne fuqi.
Sipas kesaj Konvente krijohen hapesira per importimin e perkohshem pa paguar detyrimet per mjetet ne pronesi te personave rezident jashte vendit te tyre. Keto mjete perdoren nga keta persona per nevojat e tyre gjate nje vizite te perkohshme dhe jane subjekt i rieksportimit. Bazuar ne kushtet e vendosura ne kete Konvente, mjetet duhet te paisen me dokumenta te importimit te perkohshem qe garantojne pagesen e detyrimeve dhe taksave te importit ose te nje shume ekuivalente te garantuar nga shoqerite e sigurimeve per nje periudhe nje vjecare. Konventa i percakton kushtet ne te cilat do te kryhet importimi i perkohshem i mjeteve rrugore se bashku me paisjet dhe aksesoret e tjere, dokumentacionin e nevojshem dhe te dhenat qe duhet te permbaje ai. Gjithashtu jane trajtuar edhe rastet e demtimit apo vjedhjes se mjeteve gjate periudhes se importimit te perkohshem.
U miratua edhe projektligji "Per ratifikimin e Marreveshjes per tregtine e lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise".
Marreveshja e tregtise se lire ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise eshte rezultat i procesit dhe angazhimit rajonal. Marreveshja e tregtise se lire ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Bullgarise synon qe Republika e Shqiperise te plotesoje teresisht: angazhimet e saj qe kane te bejne me zbatimin e Memorandumit te Mirekuptimit per Liberalizimin dhe Lehtesimin e Tregetise ndermjet vendeve perfituese te Paktit te Stabilitetit, nenshkruar nga Ministrat e Tregtise se vendeve te Europes Juglindore, ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit, Bruksel, qershor 2001; plotesimin e nje nder kushteve per hapjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, si dhe arritjen e objektivave ne kuadrin e programit te Qeverise Shqiptare per lehtesimin dhe liberalizimin e metejshem te tregtise, etj.
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua projektligji: "Per Rregullat e Etikes ne Administraten Publike".
Pergjegjesia e Qeverise dhe Administrates Publike per t'i ofruar sherbime efikase publikut, eshte nje nga aspektet thelbesore te sistemeve demokratike. Eshte marre si e mireqene qe qellimi kryesor i nje demokracie eshte t'i ofroje sherbime publikut ne menyren me te mire te mundshme.
Mbikqyrja e parametrave te sjelljes dhe zbatimi i tyre ne administraten publike eshte nje qellim sublim ne shumicen e vendeve te zhvilluara, si dhe nje pjese thelbesore e cdo strategjie per zhvillimin e sektorit publik. Ne kete fryme ka nje interes ne rritje ne shumicen e vendeve per zhvillimin e sherbimit publik dhe nje nevoje per te formuluar legjislacionin per etiken dhe sjelljen qe percakton drejtimet kryesore per praktiken etike te nenpunesve te administrates publike.
Ky ligj forcon bazen etike te sherbimit publik dhe permireson konfidencen e publikut ndaj shtetit dhe administraten publike. Ligji krijon standarte etike dhe sjellje qe duhet te respektohen nga te gjithe punonjesit.
U miratua projektligji: "Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr.8487, date 13.05.1999, "Per kompetencat per caktimin e pagave te punes", i ndryshuar"
Ky projektligj synon te rregulloje kompetencat ne fushen e caktimit te pagave per institucionet e administrates publike. Ky projektiligj sakteson kompetencat e secilit prej institucioneve, pra te Ministrise se Punes dheÇeshtjeve Sociale dhe Departamentit te Administrates Publike, ne fushen e pagave, klasifikimit dhe vleresimit te punes per pozicionet e sherbimit civil, strukturen e pagave per punonjesit e administrates qendrore. Per tu eleminuar ky konfuzion ligjor dhe mbivendosjen e kompetencave ne fushen e pagave, ky projektligj synon te lere ne kompetence te Departamentit te Administrates Publike atributet e percaktuara nga ligji "Statusi i Nenpunesit Civil".
Keshilli i Ministrave miratoi keto vendime:
Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per dhenien me qira, me konkurim, te objekteve, te ndermarrjeve, shoqerive dhe institucioneve shteterore".
Ky vendim percakton se pasurite e ndermarrjeve, shoqerive dhe institucioneve shteterore, ku perfshihen ndertesa, trualli i lire funksional, (jo nen ndertese), si dhe makinerite dhe paisjet, u jepen me qira te treteve, nepermjet procedures se konkurimit publik.
Ky vendim synon te permiresoje vendimin 430, dt. 09.07. 1998 ne keto drejtime: - transparencen e procedurave qe realizohen nga institucionet shteterore ne dhenien me qira te objekteve shteterore; - arritjen e treguesve me te mire ne drejtim te zgjedhjes se investitorit me te mire dhe zenies se nje çmimi tregu per tarifen e qirase. Elementi i transparences realizohet nepermjet publikimit te te dhenave per objektin qe jepet me qira, te treguesve dhe dokumentacionit qe kerkohen te plotesohen nga subjektet e interesuara, percaktimi i nje pikavarazhi vleresues, per çdo tregues, si dhe ne perpunimin e gjithe te dhenave nga nje komision i ngritur me urdher te titullarit te organit qe ka te drejten e lidhjes se kontrates.
Ne kete vendim percaktohet se, nxitja e investimeve dhe zhvillimit ekonomik te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, ne dhenien me qira te objekteve prodhuese, elementet konkurues jane treguesit qe do te paraqesin subjektet per investime dhe nivelin e punesimit ne fushat e prodhimit dhe te sherbimit, per te cilet do te zbatohen dhe kritere lehtesuese, deri ne 50 % me te uleta se ato ne zonat e tjera te vendit.
Vendimi parashikon dhe kushtezon qe, per objektet qe lidhen me shfrytezimin e pasurive minerare, peshkimin etj., dhenia me qera t'u jepen pa konkurim subjekteve te pajisura me license shfrytezimi nga organet perkatese.
Gjithashtu vendimi parashikon ndryshime te tarifave te qirase ndaj atyre te aplikuara sipas vendimit nr. 430 si dhe parashikon vendosjen e çmimit dysheme. Po ashtu vendimi percakton si monitorues te kontratave te qirave organin qe ka lidhur kontraten e qirase, ne ndryshim nga vendimi i KM nr. 461 qe percaktonte si monitorues Ministrine e Ekonomise, si dhe jane percaktuar procedurat e pergatitjes se dokumentacionit, te cilat fillojne me daljen e urdherit per dhenie me qira nga pronari, ku caktohen piket vleresuese te elementeve konkurues, afati maksimal i dhenies me qira etj.
Keshilli i Ministrave miratoi gjithashtu vendimin: "Per kriteret dhe perberjen e Keshillave Mbikeqyrese te Shoqerive Anonime, shteterore".
Sipas ketij vendimi Ministria e Ekonomise percaktohet si pefaqesuese e pronarit te prones shteterore, ne vend te Ministrise se Ekonomise dhe Privatizimit. Gjithashtu vendimi percakton se anetaret e keshillit mbikqyres emerohen nga Ministri i Ekonomise, por 2/3 e anetareve propozohen nga ministrite dhe institucionet perkatese qe varen drejtperdrejt nga Keshilli i Ministrave, si dhe nga organet perkatese te pushtetit vendor.
Ne ndryshim nga vendimi i meparshem, synohet qe te percaktohen ne menyre te plote dhe me te qarte kriteret qe duhet te plotesoje kandidati per t'u emeruar anetar i keshillit mbikqyres te nje shoqerie anonime shteterore, te cilat synojne rritjen e nivelit dhe te efektivitetit te organeve drejtuese te tyre.
Ne vendim percaktohet edhe menyra e zgjedhjes se kryetarit dhe e nenkryetarit te Keshillave Mbikeqyrese, te cilet propozohen nga Ministri i Ekonomise, etj.
Per vete rolin qe luajne dhe rendesine qe kane shoqerite anonime shteterore qe veprojne ne sektorin strategjik, ne zhvillimin ekonomik te vendit, eshte parashikuar qe, Keshilli i Ministrave dhe Kryeministri te kene kompetenca per emerimin e perberjes se keshillave mbikqyrese si dhe propozimin e kryetareve dhe nenkryetareve te tyre.
Nje tjeter vendim qe miratoi sot Keshilli i Ministrave eshte edhe ai "Per nje ndryshim ne vendimin nr. 78. dt. 21. 01. 1999 te KM "Per ruajtjen e pronesise shteterore ne disa shoqeri tregtare dhe ndermarrje".
Rishikimi i ketij vendimi te Keshillit te Ministrave behet ne kuadrin e permiresimit te legjislacionit te privatizimit. Sipas vendimit nr. 78. dt.21.01.1999 te KM eshte vendosur pronesia shteterore ne 45 subjekte, te cilit i jane bere shtesa dhe u eshte hequr prona shteterore disa subjekteve. Gjendja aktuale e subjekteve qe ruhet pronesia shteterore eshte 40. Ne kete vendim 25 subjekteve u hiqet pronesia shteterore dhe, vetem ne 15 subjekte, shteti rezervon te drejten e ruajtjes se pronesise shteterore.
Per 25 shoqerite dhe ndermarrjet qe propozohet t'u hiqet pronesia shteterore dhe kalimi i tyre ne proces privatizimi synohet pozicionimi i tyre ne ekonomine e tregut, fitimi i vlerave te reja per t'u bere atraktive ne treg, pasi situata ekonomike – financiare e tyre ka vend per ristrukturime ne shume aspekte. Koncepti i privatizimit te shoqerive dhe ndermarrjeve te perfshira ne kete vendim nuk eshte thjesht realizimi i te ardhurave nga privatizimi, se sa dhenia e nje impulsi te ri ne sigurimin e zhvillimit ekonomik te vendit, rritja e efektivitetit te tregut nepermjet nxitjes se konkurences apo terheqjes se kapitaleve private te huaja.
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per administraten e zonave te mbrojtura".
Aprovimi dhe hyrja ne fuqi e Ligjit nr.8906, date 06.06.2002 "Per zonat e mbrojtura" nga njera ane dhe futja e koncepteve bashkekohore per nje zhvillim te qendrueshem e menaxhimit racional ne teresi te resurseve natyrore nga ana tjeter, kane perforcuar nevojen e daljes se akteve nenligjore qe lehtesojne zbatimin e ligjit. Vendimi synon te fuqizoje hallken konkrete qe merret me mbrojtjen e zonave me status te vecante mjedisor. Deri me sot kjo detyre eshte kryer nga Drejtorite e Sherbimeve Pyjore ne rrethe, por personeli qe mbulon zonat e mbrojtura nuk ka patur nje status te vecante ne punen e tij. Duke vleresuar pervojen e vendeve te perparuara evropiane ka ardhur koha qe edhe kjo administrate te kete pavaresine e saj ne veprimtarine ditore dhe te drejten e iniciatives per te garantuar nje mbrojtje efektive te ketyre zonave.
Krijimi dhe funksionimi i ketyre administratave kerkon perdorim me te efektshem te resurseve ekzistuese qe jane ne varesi te Drejtorive te Sherbimeve Pyjore ne rrethe.
Qeveria miratoi vendimin:"Per miratimin e dokumentacionit per te kerkuar leje mjedisore dhe elementet qe permban leja mjedisore".
Permes ketij vendimi do te sigurohet ne kohe dhe ne menyre efektive dokumentacioni i duhur dhe do te merren ne konsiderate te gjitha ceshtjet mjedisore, per te filluar nje dialog konstruktiv ndermjet autoriteteve mjedisore dhe kerkuesit te lejes mjedisore. Ne te percaktohet dokumentacioni i domosdoshem ligjor dhe teknik qe duhet te paraqese kerkuesi per t'u pajisur me leje mjedisore. Gjithashtu, vendimi jep elementet, kerkesat dhe kushtet qe duhet te permbaje leja mjedisore.
Miratimi i ketij vendimi do te ndihmoje ne persosjen e procesit te pajisjes me leje mjedisore. Ai perfaqeson nje hap te rendesishem qe siguron ligjshmerine, uniformitetin dhe transparencen ne procesin e akordimit te lejes mjedisore.
Keshilli i Ministrave miratoi vendimin "Per procedurat dhe shpalljen e zonave te mbrojtura dhe buferike".
Ky vendim del si detyrim ne zbatim te ligjit "Per zonat e mbrojtura"dhe ben fjale per procedurat qe duhet te ndiqen per shpalljen e zonave te mbrojtura dhe menyren e pergatitjes se dokumentacionit te nevojshem per kete proces.
Vendimi hap rrugen per shpalljen e zonave te reja te mbrojtura dhe njekohesisht per shtimin e siperfaqes se tyre. Hartimi dhe miratimi i procedurave per shpalljen e zonave te mbrojtura synon te realizoje nje proces te hapur dhe transparent, ku nje rol te ndjeshem luajne organet e qeverisjes vendore, institucionet e specializuara, OJF-te dhe publiku i interesuar, si dhe pronaret private pronat e paluajtshme te te cileve mund te perfshihen ne territorin e nje zone te mbrojtur.
Keshilli i Ministrave adoptoi vendimin: "Per miratimin e normave te perkoheshme te shkarkimeve ne ajer dhe zbatimin e tyre".
Ne VKM dt. 12.09. 2002 jane saktesuar normat e shkarkimeve ne ajer per subjektet, veprimtarite e te cileve fillojne te veprojne pas hyrjes se tij ne fuqi. Ky vendim nuk mund te zbatohet nga subjektet, veprimtarite e te cileve kane filluar para daljes se tij. Pikerisht per te rregulluar veprimtarite e ketyre subjekteve ekzistuese u miratua ky vendim. Sipas tij brenda tre muajve nga hyrja ne fuqi e tij, subjektet ekzistuese duhet te paraqesin ne Ministrine e Mjedisit programin e masave dhe afatet kur do te zbatojne normat e shkarkimeve ne ajer dhe Ministria vendos per kohen e zbatimit te normave te perkoheshme, si dhe afatin kur keto subjekte do t'i neshtrohen normave te shkarkimeve ne ajer. Koha e zbatimit te normave nuk mund te jete me shume se pese vjet nga hyrja ne fuqi e ketij vendimi. Per subjektet qe nuk paraqesin programet afati per zbatimin e normave eshte 2 vjet nga hyrja ne fuqi e ketij vendimi.
Miratimi dhe zbatimi i ketij vendimi do te ndikoje ne kufizimin e shkarkimeve ne ajer, si dhe do te nxise rinovimin e teknikave dhe teknologjive te subjekteve.
Keshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin: "Per çertifikimin e specialisteve, per vleresimin e ndikimit ne mjedis dhe auditimin mjedisor".
Ne baze te ketij vendimi i hapet rruge terheqjes se mendimit te kualifikuar shkencor ne procesin e vleresimit te ndikimit ne mjedis, nepermjet percaktimit te kritereve, rregullave e procedurave te çertifikimit te specialisteve dhe regjistrimit te tyre. Vendimi tenton te terheqe ne kete proces mendimin e kualifikuar dhe eksperiencen me te mire ne kete fushe, duke qene i hapur, jo vetem per eksperte te ndryshem te kualifikuar, por kryesisht per ato institucione kerkimore e shkencore, universitare etj. qe ofrojne nje eksperience shumevjeçare dhe nje ekspertize shume disiplinore, te rendesishme dhe te domosdoshme per mbrojtjen e mjedisit. Vendimi i pret rrugen diletantizmit ne hartimin e dokumenteve dhe shfaqjeve te subjektivizmit ne vleresimin e tyre.
Çertifikimi i specialisteve dhe krijimi i Regjistrit Kombetar ne Ministrine e Mjedisit, realizohen per here te pare ne vendin tone dhe perfaqesojne nje hap perafrues me kerkesat e standartet e BE-se.
Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Disa shtesa ne vendimin nr.549, date 26.08.1996, te Keshillit te Ministrave, per percaktimin e tarifave te sherbimit te zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, i ndryshuar".
Problemi me shqetesues i sistemit te regjistrimit te pasurive te paluajtshme aktualisht eshte gjetja e burimeve financiare per mbulimin e regjistrit fillestar sporadik ne zonat urbane, si nje sherbim jetik per zhvillimin ekonomik e shoqeror te vendit pasi me kete lidhet realizimi ose nderprerja e veprimtarise se shume institucioneve dhe subjekteve publike dhe private dhe te qytetareve si AKP, KKKP-ve, shpronesimet per vepra publike, kredidheniet per subjektet ekonomike dhe per qytetaret, industria e ndertimeve, si dhe transaksionet e tregut dhe te pasurive te paluajtshme ne pergjithesi.
Vendosja e tarifave te reja nenkupton krijimin e mundesive per te gjithe qytetaret dhe subjektet qe kane nevoje te kryejne regjistrimin fillestar te pasurive te tyre pa pritur perfundimin e tij nga donatoret apo realizues te tjere te mundshem duke perballuar vete koston e ketij sherbimi. Ky regjistrim i siguron qytetareve vertetim pronesie dhe harte treguese duke kryer te gjithe procedurat e pershkruara ne ligjin e regjistrimit pa perfshire dixhitalizimin dhe afishimin publik.
ZQRPP-ja me marrjen persiper te ketij sherbimi garanton:
• Nje pergjegjesi te madhe ndaj klienteve duke perfaqesuar para tyre nje institucion te vetem pergjegjes shteteror si dhe sigurine per kryerjen e cdo lloj veprimi mbi kete prone.
• Uljen e afateve te kryerjes se sherbimeve nga rritja e numrit te specialisteve dhe normimit te punes se tyre. Kjo do te sillte nje ndikim pozitiv ne uljen e sorrollatjeve te qytetareve pasi te gjitha sherbimet qe nevojiten merren persiper nga zyra e regjistrimit.
• Uljen e kostos reale te paguar nga qytetari me pare. Zyrat e regjistrimit marrin persiper te gjithe proceduren.
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratua vendimi "Per disa shtesa ne vendimin nr. 205, date 13.04.1999, per dispozitat zbatuese te Kodit Doganor, i ndryshuar".
Me vendimin 237, date 06.06.2002 te Keshillit te Ministrave u bene ndryshime ne vendimin 205, date 13.04.1999 "Per dispozitat zbatuese te Kodit Doganor, duke u ndaluar magazinimi dhe tregtimi i nje grup mallrash joshqiptare dhe mallra shqiptare te pataksueshme si pije alkoolike, vere, birre, duhan dhe produkte duhani, ne te gjitha "Duty Free Shop".
Ne baze te nenit 2 te Ligjit nr.8999, date 30.01.1999 "Per nje ndryshim ne ligjin 8449, date 27.01.1999 "Per Kodin Doganor te Republikes se Shqiperise", i cili ka hyre ne fuqi ne date 25.02. 2003, detyrimi per t'u dhene nje destinacion te ri mallrave gjendje ka te beje me magazinat doganore te tipit C (Duty Free Shop) ne te gjithe territorin doganor te Republikes se Shqiperise dhe nuk perfshin magazinat doganore te Tipit C (Duty free shop) ne Aeroportin e Rinasit.
Nisur nga fakti se ne Aeroportin e Rinasit jane kushtet dhe mundesite per te ushtruar mbikqyrje doganore efektive duke parandaluar perpjekjet per shmangie te ligjit gjate tregtimit te ketyre mallrave dhe me qellim qe te mundesohet zhvillimi normal i aktivitetit, te cilit i sherben ky regjim doganor ekonomik, u vendos qe vendimi nr.237, date 06.06.2002 i Keshillit te Ministrave, ne baze te te cilit jane ndaluar magazinimi dhe tregtimi i nje grupi mallrash joshqiptar dhe mallra shqiptare te pataksueshme si pije alkoolike vere, birre, duhan dhe produkte duhani, ne te gjitha "duty free shop" perfshire edhe Aeroportin e Rinasit te shfuqizohet duke lejuar tregtimin e mallrave te mesiperme. Kjo do te lejoje zhvillimin normal te ketij aktiviteti ekonomik.
Keshilli i Ministrave adoptoi sot vendimin: "Per miratimin, ne parim, te dokumentit per ndryshimin e marreveshjes se kredise se zhvillimit, ndermjet Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim (IDA), per financimin e projektit te asistences teknike per ndertimin e institucioneve ne sektorin financiar".
Ndryshimi kryesor ne planin e prokurimeve ka te beje me Sistemin Informatik te pagesave RTGS per Banken e Shqiperise.
U adoptua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se paradhenies, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim (IDA), per pergatitjen e projektit te puneve te Komunitetit, II"
Ne strategjine e Asistences se Bankes Boterore per Shqiperine CAS, per vitet 2003-2005 eshte parashikuar financimi i projektit "Punet e Komunitetit –II". Projekti do te jete vazhdim i projektit te I-re dhe parashikohet te kete te njejtat objektiva dhe komponente.
Per pergatitjen e projektit eshte rene dakord dhe firmosur nga Banka Boterore, Marreveshja e Paradhenies per pergatitjen e projektit, ne shumen 500 000 USD. Kjo shume, sipas marreveshjes, do te perdoret per financimin e kryerjes se disa aktiviteteve.
U miratua edhe vendimi "Per procedurat e privatizimit me tender te hapur te paketave te aksioneve te shoqerise anonime "Servcom", Fier si dhe kriteret baze te perzgjedhjes se investitoreve e te vleresimit te ofertave".
Vendimi "Per procedurat e privatizimit me tender te hapur te paketave te aksioneve te shoqerise anonime "Servcom" Fier, kriteret baze te perzgjedhjes se investitoreve dhe te vleresimit, te ofertave "eshte vazhdim i plotesimit te kuadrit ligjor per privatizimin e shoqerise anonime "Servcom"Fier. Qellimi i ketij vendimi eshte te percaktoje, formen e shitjes se paketes se aksioneve, procedurat e privatizimit, kriteret e perzgjedhjes se investitoreve, si dhe kriteret e vleresimit te ofertave.
Ne kete vendim caktohet qe tenderi i hapur te jete forma e shitjes se aksioneve te shoqerise. Me hapjen e tenderit eshte parashikuar nje faze perzgjedhje e investitoreve te mundshem, qe te mund te marrin pjese ne procesin e privatizimit.
U miratua vendimi "Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin Nr.372, date 27.5.2001, te Keshillit te Ministrave, "Per fillimin e procesit te privatizimit e te ristrukturimit dhe per percaktimin e formes e te struktures se formules se privatizimit te shoqerise anonime "SERVCOM" Fier"
Duke qene se ne te ardhmen nevojat e industrise se naftes dhe gazit ne vendin tone do te rriten dhe do te kerkojne nivel shume me te larte per keto sherbime, duhet qe shoqeria "Servcom" te fuqizohet me investime, teknologji, njohuri e menaxhim bashkekohor. Ky synim per zhvillimin e kesaj shoqerie, arrihet vetem nepermjet privatizimit te shoqerise nga investitore strategjik.
Qellimi i ketij vendimi eshte qe procedurat per transferimin e paketave te aksioneve te kapitalit themeltar te shoqerise per punonjesit dhe ish-pronaret e truallit, te fillojne pas realizimit te shitjes me tender te paketes se aksioneve per investitorin. Ne rast mos suksesi te shitjes se aksioneve me tender, te nderpritet procesi dhe te mos vazhdoje procedura e transferimit te paketave te aksioneve te kapitalit themeltar te shoqerise per punonjesit dhe ish-pronaret e truallit. Kjo krijon mundesine per te nisur procedurat per pergatitjen e kuadrit ligjor per dhenien me koncesion te shoqerise "Servcom" Sh.a Fier investitorit strategjik.
U adoptua vendimi "Per miratimin, ne parim, te Marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes Federale te Gjermanise, per bashkepunimin financiar (Fondi i studimeve dhe eksperteve, V ).
Ky projekt sherben per te financuar studime te ndryshme per pergatitjen e projekteve te reja per bashkepunimin teknik dhe ate financiar, ne ato raste kur projektet e propozuara nuk kane studime. Nepermjet ketij fondi mbeshteten edhe kerkesat per eksperte te ndryshem. Projekti do te sherbeje edhe per financimin e projekteve te vogla ne volum investimi dhe ne nje kohe te shkurter ne perputhje me prioritetet qe Qeveria Shqiptare nepermjet Ministrise se Ekonomise prezanton perpara Qeverise Gjermane si donator.
Projekti gjithashtu do te financoje dhe mbeshtese masa te ndryshme promovuese per te cilat te dy palet do te bien dakort.
Ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per shpronesimin per interes publik te pasurive te paluajtshme, qe preken nga ndertimi i segmentit rrugor Balldre–Piraj, pjese e superstrades Lezhe-Shkoder".
Segmenti rrugor Balldre-Piraj eshte pjesa e trete e superstrades Lezhe-Shkoder, te korridorit Veri-Jug dhe eshte investim i Qeverise Shqiptare per ndertimin e kesaj rruge. Ndertimi i ketij segmenti rrugor shtrihet ne territorin e qarkut Lezhe (fshatrat Gocaj, Kallmet i Madh, Piraj, Blinisht, Baqel, Gjader dhe Dajc) dhe si rezultat eshte perfshire shpronesimi ne kete segment rrugor.
Shpronesimi ka filluar me daten 26.12.2002 dhe do te perfundoje me 30.04.2003. Punimet e ndertimit kane filluar me 31.12.2001 dhe do te perfundojne me 30.09.2003 ( sipas kontrates).
U adoptua sot ne Mbledhjen e Keshillit te Ministrave edhe vendimi: "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per bashkepunim ne fushen e parandalimit te perhapjes se armeve te shkaterrimit ne mase e te nxitjes ne fushen e mbrojtjes dhe te marredhenieve ushtarake".
Kjo marreveshje ka per qellim parandalimin e perhapjes se armeve te shkaterrimit ne mase dhe te nxitjes se metejshme te marredhenieve dypaleshe, tashme te vendosuara, ne fushen e mbrojtjes.
Sipas kesaj Marreveshjeje Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te ndihmoje Qeverine e Republikes se Shqiperise ne arritjen e disa objektivave qe lidhen me: kundervenien ndaj perhapjes se armeve te demtimit ne mase, materialeve dhe teknologjive qe lidhen me to; parandalimin e transferimin dhe kalimin tranzit te paautorizuar te armeve kimike, biologjike dhe berthamore; ruajtjen, magazinimin dhe transportimin e armeve te demtimit ne mase; çuarjen perpara te marredhenieve ushtarake te mbrojtjes dhe arritjen e objektivave tashme te vendosuara midis dy paleve.
Per zbatimin e kesaj marreveshjeje Qeveria e Republkes se Shqiperise do te krijoje lehtesira per hyrjen dhe daljen e te punesuarve dhe personelit me kontrate nga ana e Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes me qellim kryerjen e veprimtarive ne perputhje me kete marreveshje. Gjithashtu, te gjithe avionet dhe anijet e perdorura nga Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne perputhje me kete marreveshje nuk do t'i nenshtohen kontrollit doganor, taksave doganore, taksave te uljes se avioneve, taksave portuale, taksave te rruges dhe çdo takse tjeter te vendosur ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Keshilli i Ministrave adoptoi vendimin: "Per miratim ne parim te Memorandumit te Mirekuptimit, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Rumanise, per Stervitjen "Corner Stone 2003".
Qellimi i Momerandumit te Mirekuptimit eshte qe te vendose politikat dhe procedurat per sigurimin e mbeshtetjes se vendit prites (Rumanise) ndaj forcave pjesemarrese ne stervitje, per arritjen e objektivave te percaktuara per stervitjen "Corner Stone 2003", si dhe te rregulloje marredheniet e te sherbeje si baze per planizimin e mbeshtetjes midis Ministrise se Mbrojtjes se vendit prites dhe autoriteteve respektive te vendit dergues.
Keshilli i Ministrave vendosi: "Miratimin ne parim te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Katarit, per statusin e forces per personelin ushtarak dhe pajisjet nga Republika e Shqiperise".
Qendrimi politik i shtetit shqiptar ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe mbrojtjes se paqes, tashme, eshte konkretizuar me ane te pjesemarrjes ne rajonin e Gjirit Persik me nje force ne nivel kompanie Komando, si dhe te elementeve te tjere mbeshtetes.
Forca ushtarake shqiptare fillimisht do te dislokohet ne Kuvajt dhe me pas do te marre pjese ne misione, te cilat do t'i ngarkohen nga Komanda Amerikane. Meqenese kjo e fundit ndodhet ne Katar, nje pjese e personelit koordinues te forces ushtarake shqiptare do te jete shpesh here prezente ne kete shtet, per koordinimin e operacioneve dhe misioneve te ndryshme.
Qeveria e Katarit autorizon Forcen Ushtarake Shqiptare te hyje, te dale dhe te jete prezente, ne territorin e Katarit. Qeveria Shqiptare do te marre persiper te gjitha shpenzimet qe lidhen me hyrjet dhe daljet ne territorin e Katarit.
Keshilli i Ministrave vendosi: "Miratimin ne parim te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Rumanise lidhur me bashkepunim ne fushen e Mbrojtjes".
Marreveshja percakton fushat dhe format e bashkepunimit ushtarak midis paleve, bazuar ne parimet e barazise, partneritetit dhe perfitimit reciprok, ne perputhje me ligjet kombetare si dhe me parimet e normat e njohura te se drejtes nderkombetare dhe angazhimeve te paleve.
Fushat e bashkepunimit te percaktuara ne kete marreveshje perfshijne edhe veprimtari te sherbimeve kerkimore dhe shkencore, shkenca dhe studime ushtarake, hidrologji, meterologji, mjekesise ne Forcat e Armatosura, çeshtjet ligjore ne fushen e mbrojtjes, aktivitete kulturore-sportive, etj..
Keshilli i Ministrave adoptoi vendimin: "Per miratimin, ne parim, te "Protokollit Opsional te Konventes Kunder Tortures dhe Trajtimit ose Denimit te Eger,Çnjerezor ose Poshterues".
Republika e Shqiperise aderon qe nga viti 1993 ne Konventen kunder Tortures dhe Trajtimit ose Denimit te Eger,Çnjerezor ose Poshterues. Kjo konvente eshte ratifikuar pa rezerva duke pranuar edhe detyrimet e parashikuara ne te. Nderkohe, Protokolli Opsional i Konventes kunder Tortures dhe Trajtimit te Eger,Çnjerezor ose Poshterues, i miratuar ne Sesionin e 15-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara (me 28 tetor 2002), eshte hapur per nenshkrim, ratifikim apo aderim qe nga 1 janari 2003.
Ky protokoll, duke afirmuar edhe nje here se liria nga tortura eshte nje e drejte qe duhet te mbrohet ne te gjitha rrethanat, synon zbatimin e instrumentave mbi mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Permes ketij protokolli parashikohet ngritja e disa mekanizmave te reja te kontrollit ndaj fenomenit te tortures. Ne kete kuader, çdo shtet pale detyrohet per te ngritur nje ose disa mekanizma te pavarur kombetare, parandalues, te cilet do te vezhgojne rregullisht ambjentet dhe trajtimin e individeve qe iu eshte hequr ose mund t'u hiqet liria me ane te nje vendimi te dhene nga nje organ publik. Keto institucione kombetare do te kene objekt te veprimtarise se tyre promovimin dhe mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te shtetasve. Nder funksionet qe do te kryejne keto institucione do te jete edhe hartimi i rekomandimeve ndaj organeve shteterore per permiresimin e problemeve qe lidhen me trajtimin dhe kushtet e personave qe iu eshte hequr liria. Protokolli detyron çdo shtet pale te emeroje ose te krijoje, jo me vone se nje vit pas hyrjes ne fuqi te ketij Protokolli, ose ratifikimit apo aderimit, nje ose disa mekanizma te tille. Gjithashtu, parashikohet krijimi i nje Nenkomiteti per parandalimin e tortures dhe trajtimit ose denimit te eger, çnjerezor ose poshterues, veprimtaria e te cilit do te kryhet brenda Kartes se Kombeve te Bashkuara dhe do te udhehiqet nga qellimet dhe parimet e saj.
Keshilli i Ministrave adoptoi vendimin "Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, te cilat i kalojne ne pergjegjesi administrimi Ministrise se Rendit Publik".
Ky vendim parashikon qe procesi i miratimit te listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore te kaloje ne tre faza. Kjo procedure ka si qellim kryesor realizimin e nje transparence sa me te plote ne identifikimin e pronave shteterore dhe ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe mund te lindin midis paleve.
Keshilli i Ministrave adoptoi vendimin: "Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore per sistemet e furnizimit me uje dhe kanalizimet e ndermarrjeve Bulqize, Fushe-Arrez, Gramsh, Kraste, Kuçove, Malesi e Madhe, Mirdite, Peshkopi, Permet, Poliçan, Puke, Rrogozhine, Skrapar, Shkoder, Vau i Dejes dhe Vlore".
Ne kete vendim u miratua lista e inventarit te pronave te paluajtshme shteterore per sistemet e furnizimit me uje te pijshem dhe kanalizimet qe administrohen nga 16 ndermarrje te ujesjelles kanalizimeve. Inventarizimi i pronave per ndermarrjet e tjera te ketij sistemi eshte ne proces dhe parashikohet te perfundoje brenda ketij muaji.
U adoptua vendimi: "Per miratimin, ne parim, te ndryshimeve ne marreveshjen, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Konfederates Zvicerane, per dhurimin e nje ndihme financiare per projektin " Rehabilitimi i Kaskades se lumit Drin".
Projekti "Rehabilitimi i Kaskades se lumit Drin eshte nje bashkefinancim i BERZH-it, Qeverise Italiane, Qeverise Zvicerane, Qeverise Austriake dhe Qeverise Japoneze. Ky projekt ka filluar qe ne vitin 1994, me objekt rehabilitimin e 4 hidrocentraleve qe ndodhen ne kaskaden e lumit Drin. Nepermjet Marreveshjes se Nen–Huase te lidhur ndermjet Ministrise se Financave dhe Koorporates Elektroenergjetike Shqiptare, Granti zviceran eshte kaluar si kredi pa interes ne KESH.
Fondet totale te Grantit i kthehen Ministrise se Financave ne 5,5 keste vjetore te barabarta. Fondet qe kthen KESH-i kalohen ne nje llogari te vecante te titulluar "Fonde Kunderparti" dhe do te riperdoren per sektorin e energjise sic do te bihet dakort me Qeverine Zvicerane, te perfaqesuar nga Ambasada Zvicerane ne Tirane.
Keshilli i Ministrave vendosi "Miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per dorezimin e personave ne Gjykaten Nderkombetare Penale".
Ambasada e SHBA ne Tirane ka propozuar "Marreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mbi dorezimin personave ne Gjykaten Nderkombetare Penale".
Marreveshja synon mosdorezimin e "personave" qe ndodhen ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne Gjykaten Nderkombetare Penale dhe bazohet ne nenin 98 te Statutit te Romes per Krijimin e Gjykates Nderkombetare Penale, i cili parashikon qe Gjykata nuk mund te veproje me nje kerkese per dorezim ndaj nje shteti, kur kjo e con kete shtet ne nje shkelje te nje marreveshje nderkombetare me nje shtet te trete.
Ne marreveshje shprehet synimi i paleve per te hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale te parashikuara nga Statuti i Romes per Gjykaten Nderkombetare Penale, brenda juridiksionit te tyre.
Ne te parashikohet qe Qeveria e Republikes se Shqiperise nuk do te dorezoje apo transferoje ne asnje menyre ne Gjykaten Nderkombetare Penale, ose ne nje entitet ose vend te trete me qellim dorezimin, apo transferimin ne kete Gjykate, te zyrtareve te tanishem, apo te meparshem te Qeverise, te punesuarve, ose personelit ushtarak, apo nenshtetasve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.