E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano takoi sot ne mesdite Kryetarin e Parlamentit maqedonas Nikolla Popovski, i cili kryesonte nje delegacion parlamentaresh maqedonas, ne perberje te te cilit merrte pjese edhe z.

Kryeministri Fatos Nano takoi sot ne mesdite Kryetarin e Parlamentit maqedonas Nikolla Popovski, i cili kryesonte nje delegacion parlamentaresh maqedonas, ne perberje te te cilit merrte pjese edhe z. Ejup Rustemi, deputet i Partise se Bashkimit Demokrat per Integrim.

Ne kete takim u theksua se midis Shqiperise dhe Maqedonise ekzistojne marredhenie shume te mira. Shqiperia dhe Maqedonia kane percaktuar tashme nje axhende te perbashket integruese ne institucionet euroatlantike, e cila perben bazen me te mire te bashkepunimit midis dy vendeve, pasi eshte axhenda e se ardhmes dhe e standarteve evropiane qe bashkerisht duam t'i arrijme.

Kryeministri Fatos Nano pershendeti viziten e parlamentareve te Maqedonise, si pjese e dialogut te nivelit shume te larte politik qe ekziston midis dy vendeve. Kontaktet parlamentare i japin nje dimension me te gjere bashkepunimit mes nesh, theksoi Kryeministri Nano, duke shtuar se "Une besoj, se eshte nje rast i mire qe te shtojme edhe angazhimin e parlamentareve ne kete bashkepunim".

"Marredheniet e bashkepunimt mes Shqiperise dhe Maqedonise perfshijne te gjitha nivelet dhe sintetizojne nje kooperim shumeplanesh e te gjithanshem edhe per iniciativa te tjera te perbashketa ne Ballkan qe na perafrojne si rajon drejt integrimit europian"- tha me tej zoti Nano.

Kryeministri Fatos Nano, gjate takimit me delegacionin e parlamentareve te Maqedonas pershendeti faktin qe perberja e delegacionit ishte multietnik, ashtu si institucionet e tjera, si bashkeqeverisja dhe shoqeria e re maqedonase. Kjo vizite, tha Kryeministri Nano eshte ne momentin e duhur per te dhene se bashku mesazhin e konsolidimit te institucioneve te bashkejeteses. "Duke mesuar te ndajme sovranitetin me opoziten, tha zoti Nano, po behemi me te afte per te ndare sovranitetin midis vendeve fqinje ne shkalle Ballkani".

Ne kete kuader bashkebiseduesit kane ndare te njejtin mendim persa i perket domosdoshmerise se zbatimit te Marreveshjes se Ohrit si nje faktor shume i rendesishem per te ardhmen e Maqedonise.

Nga ana e tyre Autoritetet e larta te parlamentit te Maqedonise u shprehen per intensifikim te dialogut i cili do t'i hape rrugen projekteve dhe iniciativave te perbashketa drejt integrimit euroatlantik.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›