Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh urimi Presidentit të SHBA zotit Xhorxh W. Bush me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në këtë mesazh Kryeministri shqiptar shkruan: "I

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh urimi Presidentit të SHBA zotit Xhorxh W. Bush me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në këtë mesazh Kryeministri shqiptar shkruan:
"I nderuar Zoti President,
227 vjet më parë me dëshirën për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracisë , Etërit e kombit Tuaj hartuan Deklaratën e Pavarësisë.
Sot dita e pavarësisë po festohet nga populli amerikan pas rrëzimit të diktaturës në Irak, një hap i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të këtyre vlerave. Shqipëria ndjehet krenare që merr pjesë active në Koalicionin e Vullnetit dhe në luftën globale kundër terrorizmit.
Me kënaqësi konstatoj se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së jo vetëm që vjen gjithnjë duke u forcuar duke u bërë më intensive veçanërisht në drejtim të ruajtjes dhe forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin Ballkanik, si parakushte të integrimit të Shqipërisë dhe krejt Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.
Ju uroj Juve, z. President dhe nëpërmjet Jush të gjithë popullin amerikan, një përvjetor të shkëlqyer të pavarësisë".