E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh përshëndetjeje nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld, i cili pasi shpreh falenderime për pritjen gjatë vizitës së tij në Shqipëri

Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh përshëndetjeje nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld, i cili pasi shpreh falenderime për pritjen gjatë vizitës së tij në Shqipëri shprehet: "Unë vlerësoj mbështetjen tuaj të fortë publike për SHBA në luftën e Irakut dhe në luftën globale kundër terrorizmit. Vendi juaj është duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare dhe është një shembull për shumë kombe të tjera.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria gëzojnë tashmë marrëdhënie bilaterale shumë të ngushta dhe ne presim me padurim vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ushatarak dhe më gjerë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›