E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh Kryeministrit italian Silvio Berluskoni, me rastin e marrjes nga Italia të Presidencës së Bashkimit Europian. Në këtë mesazh Kryeministri Nano s

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh Kryeministrit italian Silvio Berluskoni, me rastin e marrjes nga Italia të Presidencës së Bashkimit Europian. Në këtë mesazh Kryeministri Nano shkruan:
"Më lejoni që së pari të shpreh urimet më të mira për Italinë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian dhe për angazhimin dhe mundësitë e mëdha për Qeverinë Italiane që të mbështesë proçesin e zgjerimit dhe të thellimit të proçesit të integrimit europian.
Procesi i Stabilizim Asociimit i ka ofruar Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor një mundësi vendimtare për t'u afruar me Bashkimin Europian dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal.
Italia gjithmonë ka qenë një fqinj i mirë dhe një partner i përgjegjshëm për Shqipërinë përmes ofrimit të një mbështetje të vlefshme në përpjekjet tona për zhvillim dhe prosperitet po ashtu edhe për vendosjen e marrëdhënieve të qëndrueshme, të cilat unë shpresoj dhe besoj do të zhvillohen dhe forcohen gjatë presidencës suaj.
Duke e parë integrimin Europian si një nga prioritetet strategjike të Qeverisë Shqiptare dhe të bindur për seriozitetin e detyrimeve që ne duhet të përmbushim, unë dëshiroj t'ju siguroj se mbetemi të angazhuar për të përshpejtuar reformat.

Unë besoj se ju si një politikan i fuqishëm dhe drejtues brilant i industrisë, do të keni sukses në lartësimin e emrit të Europës në Botë, ndërsa do të ndriçoni përpjekjet tona në sfidën drejt Bashkimit Europian".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›