E Diel, 1 Nëntor 2026

Në orën 18. 00 të ditës së sotme, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e javës e Këshillit të Ministrave me këtë tematikë: "Për miratimin e Strategjise se zhvillimi

Në orën 18. 00 të ditës së sotme, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloi mbledhja e javës e Këshillit të Ministrave me këtë tematikë: "Për miratimin e Strategjise se zhvillimit të turizmit dhe të formës së privatizimit të "ARMO'', sh.a. si dhe përmirësimin e formulës së privatizimit të sha ‘' Albtelekom''.

Në këtë mbledhje u miratuan këto projektligje:

Projektligji: "Për disa shtesa në ligjin nr.8810, dt. 17.5.2001 "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së privatizimit të sh.a‘' Albtelekom''.

Privatizimi i Shoqërisë ‘' Albtelekom'' bëhet në bazë të zbatimit të ligjit nr. 8810, dt. 17.5.2001 "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së së privatizimit të sh.a‘' Albtelecom''. Ky proces zbatohet edhe në kombinim me procesin e liberalizimit të tregut me qëllim, jo thjesht privatizimin e shoqërisë, por edhe në kuadrin e zhvillimit tërësor të sektorit të tregut të telekomunikacioneve.

Në kushtet aktuale, kur gjatë dy vjetëve të fundit struktura e tregut të telekomunikacioneve ka ndryshuar në mënyrë thelbësore, sidomos në sektorin e telefonisë celulare, me futjen e operatorëve privatë AMC dhe Vodafon, të cilat kanë rritur ndjeshëm, gjate dy vjeteve, nga 20 mijë në 800 mijë abonetet, duke synuar zbatimin korrekt të Politikës dhe Strategjisë së Qeverisë; për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë dhe, duke mos e konceptuar privatizimin si një qëllim në vetvete, por si një instrument të fuqishëm për të siguruar rritje ekonomike të qëndrueshme nëprmjet ristrukturimit e zhvillimit të mëtejshëm të sektorëve më të rëndësishëm; për rritjen e efektivitetit të tregut nëpërmjet nxitjes së konkurrëncës dhe derrergullimit të këtij trgu, duke e konceptuar nxitjen e konkurrencës si një forcë lëvizëse të shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve do të arrihet edhe nëpërmjet një sërë derregullimesh e liberalizimesh të tregut dhe institucionalizimit të Enteve Rregullatore; për tërheqjen e kapitaleve private të huaja në sektorët e rëndësishëm për rritjen ekonomike, nëpërmjet investimeve, jo thjesht vetëm si mjete monetare, por edhe si aftësi menaxheriale, akses ne tregjet e huaja, aleanca strategjike në tregun botëror si dhe akses në tregjet financiare, del e domosdoshme rishikimi i politikës në sektorin e telekomunikacionit, lidhur me pozicionin në treg të shoqërisë ‘'Albtelekom''.

Kjo politikë do të krijojë premisa për rritjen në treg të vlerave te kësaj shoqërie si në sektorin e telefonisë fikse ashtu edhe ne sektorin e telefonisë celulare.

Rritja e treguesve ekonomiko-financiarë të shoqërisë Albtelecom në nivelin aktual të operatorëve privatë që operojnë në tregun e brendshëm të telekomunikacioneve, do të krijojë kushte konkrete për liberalizimin e tregut.

Neni 1 i këtij projektligji përcakton dhënin e licensës për ofrimin e shërbimit publik telefonik të lëvizshëm, tokësor, sipas standartit GMS, buke përcaktuar njëkohësisht edhe dhe brezat e frekuencave, si dhe vendosjen e afatit për fillimin e këtij shërbimi, dy kushte themelore që janë vendosur që gjatë licensimit të operatorit të dytë. Në këtë mënyrë sigurohet transparenca e plotë e këtij akti ligjor.

Gjithashtu në projektligj përcaktohet që ofrimi i këtij shërbimi të bëhet nga një shoqëri e re. Kjo është vendosur për të bërë ndarjen e aktivitetit të telefonisë fikse nga telefonia celulare.

Projektligji parashikon që kjo shoqëri do të jetë pjesë e paketës së shitjes së Albtelecom sh.a, prej të cilës do të shiten 51-76 % e aksioneve, e cila është në përputhje me politikën sektoriale të miratuar me VKM nr.615 datë 2.11.2001.

U miratua projektligji: ‘' Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së privatizimit të "ARMO'', sh.a, Fier''.

Projektligji përcakton se shoqëria anonime ‘'Armo'' i nënshtrohet privatizimit. Qëllimi këtij projektligji është të përcaktojë formën dhe strukturën e formulës së privatizimit të "ARMO'', sh.a, si dhe të ngarkojë Këshillin e Ministrave të përcaktojë formën e privatizimit dhe të vendosë për transferimin te të tretët të aksioneve të kapitalit ose transferimit të së drejtës së përdorimit dhe të zhvillimit për shoqërinë në tërësi apo për aktivitete të veçantatë saj.

Shoqëria ‘'Armo'' sha Fier, me kapital 100 % shtetëror ushtron aktivitetin e saj për përpunimin e të gjithë naftës bruto që prodhohet në vend dhe në marketimin e nenprodukteve të dala nga ky përpunim. Me produktet e saj shoqëria ‘' Armo plotëson vetem 25 % të nevojave të tregut.

Kjo shoqëri ka aktualisht 1931 punonjës nga të cilët 121 me arsim të lartë. Mosha mesatare është rreth 40 vjeç. Projektligji përcakton formën e privatizimit që mund të aplikohet, e cila do të jetë ajo e transferimit te së drejtës së pronësisë ose transferimi i së drejtës së përdorimit dhe zhvillimit. Të gjitha format e privatizimit janë lënë të hapura dhe mund të aplikohen sipas kërkesave të tregut, interesave të shtetit dhe mundësive që mund të krijohen. Përcaktimi i formës dhe mënyrës së privatizimit (si shoqëri në tërësi apo objekte të veçanta të shoqërisë) është parashikuar të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në projektligj përcaktohet që jo më pak se 51% e aksioneve të kapitalit ti aftohen investitorit startegjik. Ish punonjësve ju afrohen aksione, sipas vlerës së truallit. Vetëm punonjësve të shoqërisë do t'u ofrohen proporcionalisht aksionet e mbetura si diferencë e aksioneve të kapitalit të shoqërisë me aksionet që i transferohen investitorit strategjik dhe ish- pronarëve, me anë të këmbimit të aksioneve me bonot e privatizimit që ju janë dhënë nga shteti.

Gjithashtu projektligji, përcakton se punonjës të Armos, konsiderohen punonjësit që kanë qënë në marrëdhënie pune të pandërprera, që nga krijimi i shoqërisë deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si dhe ata që kanë fituar këtë status me akte te tjera ligjore e nenligjore, konkretisht punonjësit që trajtohen sipas vendimit të këshillit të Ministrave.

Projektligji parashikon dhe mbrojtjen sociale të punonjësve.

U miratua projektligji: "Për disa ndryshime në ligjin nr. 8653, dt. 31.7. 2000 "Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore ne Republikën e Shqipërisë''.

Ky projektligj është hartuar në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e organeve te qeverisjes vendore të komunave Barbullush dhe Bushat të Qarkut të Shkodrës.

Këshilli i Ministrave propozon bashkimin e komunave Barbullush dhe Bushat të Qarkut të Shkodrës në përputhje me ligjin ‘' Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore''. Bashkimi i komunave sjell krijimin e komunës ecila emerohet Komuna Bushat me qender në fshatin Bushat. Ajo do të ketë në përbërje 14 fshatra me një shtirje territoriale prej 74 km 2 nga të ciilat 5800 ha tokë bujqësore. Komuna do te ketë mbi 21 mijë banorë. Ajo do të krijojë organet e zgjedhura me me një këshill prej 25 anëtarë këshilli. Ajo do të drejtohet nga një administratë jo më shumë se 22-23 punonjës, pa cënuar shërbimet që siguron sot. Bashkimi do të sjellë efekte mjaft pozitive në perdorimin me efektivitet të resurseve vendore, në administrimin më të mirë të burimeve financiare kryesisht me mundësitë e reja që krijohen.

Bashkimi i dy komunave bazohet në harmoninë sociale që ekzoston në popullsinë përkatëse.

U miratua vendimi "Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri, deri në vitin 2012"

U miratua vendimi "Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit në Shqipëri, deri në vitin 2012". Dokumenti i hartuar në formën e një koncepti strategjik përcakton drejtimet e zhvillimit të turizmit deri në vitin 2012. Ai paraqet një strategji të përqendruar sektori, realiste dhe të qartë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, çfarë përbën edhe përparësinë kryesore ndaj strategjisë ekzistuese të zhvillimit të turizmit në Shqipëri të miratuar me VKM Nr. 90, datë 01.03.1993.
Ne dokument përcaktohen si Vizioni 2012 ashtu dhe objektiva të qartë cilësorë dhe sasiorë. Strategjia e sektorit përcakton drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike në mënyrë që Shqipëria të jetë një destinacion turistik i ardhshëm në tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të huaj të organizuar në paketa turiktike nga operatorët përëndimore. Tërheqja e këtyre turistëve do të sigurojë një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj.

Nga vëzhgimi dhe analiza e bërë potencialit turistik të vendit dhe faktorëve të tjerë me ndikim në zhvillimin e turizmit në Shqipëri, produktet kryesore turistike të Shqipërisë përcaktohen Turizmi i Diellit dhe Plazhit, Turizmi i Interesit te Veçantë dhe Turizmi i Qendrave Urbane/Turizmi i Biznesit dhe i Konferencave. Për këtë qëllim drejtimet e parashtruara në Strategji kërkojnë të sigurojnë që Shqipëria të rrisë në maksimum potencialin e sektorëve dhe të zhvillojë turizmin në një mënyrë që të jëtë i qëndrueshëm në kohë nga ana: kulturore, sociale, mjedisore dhe ekonomike. Ai merr në konsideratë potencialin bazë të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, si potencialet natyrore ashtu dhe trashëgiminë kulturore dhe historike.
Gjithashtu, në strategji propozohen edhe masat përkatëse institucionale për t'u ndërrmarrë në fushën e turizmit, arsimimin dhe trajnimin profesional në turizëm si dhe ato ligjore në mënyrë që sektori i turizmit në Shqipëri të funksionojë me të njëjtat parime me të cilat funksionon industria e turizmit në botë.

Këshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme miratoi këto vendime:

U miratua vendimi ''Për disa ndryshime në vendimin nr. 288, dt. 18.6. 1999, të KM, ‘' Për miratimin e dokumentit të politikës së zhvillimit të telekomunikacioneve në Republikën e Shqipërisë".

Në kuadrin e rishikimit të planit të veprimit për përgatitjen e shoqërisë Albtelecom për privatizim lindi nevoja për marrjen e një vendimi të ri politik për shtyrjen e ekskluzivitetit të kësaj shoqërie ne tregun e telekomunikacioneve.
Nëpërmjet të këtij vendimi, i hiqet ekskluziviteti Albtelecomit në ofrimin e tefonisë fikse në zonat urbane dhe telefonisë fikse kombëtare, pra çelet kështu rruga e liberalizimit të këtyre segmenteve të tregut të telekomunikacioneve, ndërkohë ruhet ekskluziviteti i telefonisë ndërkombëtare deri më 31 dhjetor 2004.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u mitratua vendimi për "Miratimin, në parim, të marrëveshjes, nëpërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe agjencisë për mirëmbajtje dhe mbështetje, e NATO-s (NAMSA),për zbatimin e marrëveshjes së asgjesimit të municioneve, të vogla e të lehta, në Republikën e Shqiperisë"

Ky vendim parashikon shkatërrimin e municionit të armëve të vogla dhe të lehta si element i Planit Kombëtar për veprimin për demilitarizimin e municioneve i cili do të kryhet në kuadrin e projektit te Fondit të Besimit të Partneritetit për Paqe në Republikën e Shqipërisë.

Për realizimin e këtij projekti janë disa shtete donatore si Kanada, SHBA, Hollanda dhe Komisioni Europian. Ky projekt do të mundësojë që Republika e Shqipërisë të kthehet në një qendër rajonale për demilitarizimin në Ballkan.

Sot në mbledhjen Qeverisë u miratua vendimi për "Disa ndryshime në vendimin nr.155, datë 13.3.2003, të Këshillit të Ministrave, për përballimin e shpenzimeve të atasheve ushtarakë dhe oficerëve të Forave të Armatosura, që shërbejnë në shtabet e NATO-s"

Përfaqësimi i Shqipërisë pranë NATO-s që nga viti 1994 e në vazhdim është bërë me dy oficerë të Forcave të Armatosura. Ky mision duke qënë në një nivel të lartë përfaqësimi, lind nevojën e pasqyrimit të ndryshimeve edhe në vendimin nr.155, datë 13.3.2003 të Këshillit të Ministrave.
Trajtimi i dy përfaqësive të FA deri tani është bërë me statusin e përfaqësuesit diplomatikë në bazë të ligjit nr.8370, datë 09.07.1978, ndërsa me këtë ndryshim efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për 2003 për Ministrinë e Mbrojtjes.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi për "Strukturën dhe nivelet e pagave të punonjësve të administratës së Keshillit të Lartë të Drejtësisë"

Miratohet struktura dhe niveli i pagës për punonjësit e Këshillit të Lartë të Drejtësise. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për emërimin, shkarkimin, trasferimin, vlerësimin moral e profesional, karrierën dhe për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve.

U miratua vendimi "Për trajtimin e punonjësve që dalin të papunë nga proçesi i modernizimit të agjensisë nacionale të trafikut ajror, Sh..A

Për të zbutur problemet sociale të punonjësve që do të shkurtohen, nisur edhe nga fakti i ndihmesës që ka dhënë për ruajtjen e shoqërisë gjatë trazirave të vitit 1997, ashtu sikundër është vepruar edhe për Albtrasportin u miratua që punonjësit të cilët shkurtohen si rezultat i modernizimit të shërbimeve të shoqërisë, të trajtohen me vendim të Këshillit të Ministrave duke përfituar për një periudhe 2-vjeçare nga momenti i shkëputjes të marrëdhënieve të punës pagën bazë mujore, shpërblimin për efekt të vjetërsisë në punë, sigurimet e detyrueshme, si dhe njohjen e periudhës 2- vjeçare si vjetërsi në punë.

U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së tregtisë së lirë, ndërmjet Keshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe misionit të Kombeve të Bashkuara për administratën e përkohshme të Kosovës, në emër të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës"

Kjo marrëveshje me Kosovën, është e një rëndësie të veçantë, së pari në planin politik, pasi shënon një stad të ri marrëdhëniesh të ngushta dhe vëllazerore, dhe së dyti në drejtim të një bashkëpunimi thellësisht të ngushtë ekonomik dhe tregtar, në mënyrë të veçantë duke fuqizuar marrëdhëniet e ndërsjellta të Komuniteteve të Bisneseve shqiptare dhe kosovare.

Marrëveshja si shprehje e angazhimit dhe përpjekjeve maksimale të Qeverisë Shqiptare në rrugën e integrimit të vendit në nivele rajonale, me BE dhe më gjerë, është sistezë e rezultateve të dy raundeve të negociatave zhvilluar ndërmjet grupeve negociatore të të dy vendeve.

Duke qënë se ky dokument përfaqeson një paketë masash, reformash dhe politikash me impakt ekonomik dhe financiar, Qeveria Shqiptare synon:

1. përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të zbatimit të "Memorandumit Ndër-Rajonal të Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë"ndërmjet vendeve përfituese të Paktit të Stabilitetit, nënshkruar nga Ministrat e Tregtisë të vendeve të Europës Juglindore, Bruksel, më 27 Qershor 2001. Bazuar në këtë inisitivë Rajonale, Shqipëria po kontribuon aktivisht krahas vendeve të sipër përmendura për krijimin dhe zhvillimin e Rrjetit të Tregtisë së Lirë në Rajon;
2. vazhdimin e përmbushjes së angazhimeve në kuadër të Marrrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, si dhe
3. arritjen e objektivave në kuadrin e programit të Qeverisë Shqiptare për lehtësimin dhe liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë;dhe
4. krijimin e një ambienti politikash për zgjerim të mëtejshëm të tregjeve në rajon, përtej vendeve nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit.

U miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Keshillit te Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e Korpusit të Paqes në Republikën e Shqipërisë".

Marrëveshja parashikon ardhjen në Shqipëri të 30 vullnetarëve që do të arrijnë në shtator 2003 dhe do t'i nënshtrohen trajnimeve specifike, mësimit të gjuhës shqipe për 12 javë, do të kontaktojnë me pushtetin lokal dhe pasi të kryejnë një ceremoni diplomimi, do të punojnë për dy vjet në zonat urbane të Shqipërisë për të mbështetur zhvillimin e tyre.
Në drejtimet e punës së Korpusit të Paqes perfshihen bashkëpunimi me qeverisjen lokale me qëllim forcimin dhe zgjidhjen e problemeve në fushën e arsimit, në fushën e shëndetsisë, zhvillimit urban, biznesit, bujqësisë si dhe mjedisit.
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me programimin e Korpusit të Paqes të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë konsiderohet e rëndësishme për zhvillimin në mënyrë reciproke të marrëdhënieve si dhe bashkëpunimit me përparsi ndërmjet dy vendeve.

U miratua vendimi "Për miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit "Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të vitit 2003"

Në bazë të këtij memorandumi, Këshilli i Ministrave, në angazhim për të mbështetur realizimin e një proçesi zgjedhor sa më optimal, merr përsipër detyra në lidhje me financimin e proçesit zgjedhor të këtij viti për organet e qeverisjes vendore, për sigurimin e mjediseve të punës të personelit, për furnizimin me materiale të nevojshme administrative të komisioneve, për transportin e bazës materiale të proçesit zgjedhor si dhe për përfshirjen e punonjësve të zyrave të gjendjes civile në rishikimin e listave të zgjedhësve. Në bazë të memorandumit parshikohet të angazhohen strukturat e administratës qendrore, ajo e prefekteve si dhe administrata vendore për plotësimin e detyrave me karakter mbështetës. Kurdoherë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i garantohet roli drejtues, metodik dhe kontrollues i proçesit zgjedhor.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të javës miratoi vendimin: ‘'Për emërim në detyrë".

Zoti Sokrat Sinaj emërohet Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve, vend i mbetur vakant pas lirimit nga detyra të z. Robert Bitri.

Emërimi i zotit Sokrat Sinaj në detyrën e Kryetarit të Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish- Pronarëve u bë sipas përcaktimit dhe shpalljes së kritereve dhe u përzgjodh me konkurs.

Zoti Sokrat Sinaj, është profesor i asocuar, me arsimim dhe kualifikim të nevojshëm, ka përvojë në punë dhe drejtim shkencor si dhe aftësi drejtuese dhe organizuese. Zotëron disa gjuhë të huaja.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›