E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite nje takim me perfaqesuesin e Bankes Boterore Eugen Scanteie. Gjate ketij takimi Kryeministri eshte shprehur mbi pergatitjet dhe punen intensive qe qev

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite nje takim me perfaqesuesin e Bankes Boterore Eugen Scanteie.

Gjate ketij takimi Kryeministri eshte shprehur mbi pergatitjet dhe punen intensive qe qeveria shqiptare eshte duke bere dhe duhet te ndjeke ne vazhdimesi gjate vitit 2003 ne lidhje me vleresimin e Strategjise Kombetare te Zhvillimit Ekonomik dhe Social.

"Keto pergatitje do ta sjellin Qeverine ne vendimarrjen e nevojshme ne mbledhjen me te afert te saj per te permiresuar dokumentin strategjik sipas nje programi te detajuar veprimesh i cili pervec te tjerave synon te perfshije ne proces nje spekter sa me te gjere te shoqerise shqiptare" theksoi Kryeministri.

Z.Scanteie nga ana e tij duke vleresuar si shume positive kete aksion te nderrmare nga qeveria i quajti keto hapa mjaft te rendesishme qe cojne natyrshem tek perfshirja dhe angazhimi gjithnje e me aktiv i te gjithe donatoreve ne kete proces te rendesishem te nderrmare nga qeveria per te permbushur afatet e miratimit ne bordet respektive te Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar.

Kryeministri Nano dhe bashkebiseduasi i tij u ndalen edhe ne ecurine e deritanishem te reformave te nderrmara ne privatizimin e sektoreve strategjike duke vleresuar nevojen e nje bashkepunimi me aktiv mes qeverise dhe donatoreve nderkombetare per te realizuar privatizime qe sigurojne pikerisht reformimin dhe standartizimin e tregjeve perkatese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›