E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite nje takim me misionin Bankes Boterore Kryesuar nga Kristian Portman, Drejtori i kesaj banke per Europen Juglindore dhe Azine Qendrore Gjate takim

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite nje takim me misionin Bankes Boterore Kryesuar nga Kristian Portman, Drejtori i kesaj banke per Europen Juglindore dhe Azine Qendrore

Gjate takimit Kryeministri Nano ka vleresuar mbeshtetjen e deritanishme te Bankes Boterore duke theksuar bashkepunimin edhe ne te ardhmen me kete organizem i cili eshte faktor nxites dhe koordinues per donatoret qe kontribuojne ne Shqiperi ne financimin e projekteve ne fusha te ndryshme te ekonomise.

Kryeministri u shpreh se kontaktet dhe konsultimet e misionit te BB-se ne Shqiperi me institucione financiare ne nje kohe kur po diskutohet buxheti i vitit te ardhshem ka qene rezultativ ne kete drejtim.

Kryeministri ka njohur z. Portman me procedurat qe jane ndjekur per zberthimin e buxhetit duke identifikuar prioritetet e qeverise, si politiken e re fiskale, permiresimin e procedurave administrative, standartizimin e procedurave ne investimet publike etj duke perfshire ne kete proces te rendesishem mendimin e kualifikuar te eksperteve nga shoqeria civile, komuniteti sipermarres ne funksion te garantimit te prioriteteve te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror per vitin 2002.

Gjithashtu Kyeministri theksoi se ne kuadrin e reformave dhe masave qe do te nderrmeren te parashikuara ne buxhetin e vitit te ardheshem ne fushat e energjitikes, shendetesise, arsimit dhe infrastructures synohet te realizohen objektivat edhe ne kuadrin e programit te zbutjes se varferise dhe rritjes ekonomike program te cilin qeveria fillon me Banken Boterore dhe FMN. Ne synojme u shpreh Kryeministri te krijojme burime te mjaftueshme financiare per te nxitur dhe mbeshtetur sipermarrjen vendase dhe te huaj ne Shqiperi.

Z. Portman ka vleresuar bashkepunimin me Kryeministrin Nano dhe qeverine shqiptare si dhe hapat e nderrmara dhe objektivat qe kerkohen te arrihen ne buxhetin e ri dhe ka theksuar se edhe ne vazhdim Banka Boterore do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine dhe do te jete partnere ne programe, projekte dhe financime ne fusha te ndryshme te cilat jane edhe prioritete te zhvillimit te Shqiperise si ne ekonomi, shendetesi, arsim edukim etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›