E Diel, 1 Nëntor 2026

Te dashura shoqe, te dashur shoke! Po e prisja me padurim nje cast si ky,per tu cmallur me ju si drejtues dhe militante partie, ne nje nga rrethet dhe qarqet me te rendesishme te vendit. Te rendesi

Te dashura shoqe, te dashur shoke!

Po e prisja me padurim nje cast si ky,per tu cmallur me ju si drejtues dhe militante partie, ne nje nga rrethet dhe qarqet me te rendesishme te vendit. Te rendesishme jo vetem per vendin, por edhe per PS-ne qe qeveris ne vitin e peste rradhazi bashke me aleatet e saj te progresit.

Ju sot kryet me aktivin e tuaj dhe besoj se po konkludoni analizat per rezultatet e nje pune 2- vjecare ne qeverisjen vendore gjithashtu, te cilen besoj se do ta vazhdojme se bashku duke fituar edhe zgjedhjet e pjeseshme ne kete vit te dyte te mandatit tone legjislativ ne zonen 52 me shoqen e mire Valentina Leskaj per te konsoliduar edhe perfaqesimin e Elbasanit dhe te socialisteve dhe te progresisteve ne Kuvendin e Shqiperise.

Besoj se e meritojme fitoren e zgjedhjeve edhe ne kete zone per shkak te pergjegjesise me administrimin e pushtetit publik ne 5 vjet ne te gjithe Shqiperine edhe ketu ne Elbasan me rezultate te prekshme, ne sherbim te qytetareve dhe te zgjedhesve kudo qe ata banojne.

Pas 5 vitesh mazhorance qe ushtron pushtetin ne sherbim te qytetareve socialistet me aleatet perkrah kane te drejte te krenohen se Shqiperia ka nje stabilitet politik te qendrueshem qe ka hapur rruge shpejtimit te reformave europiane ne vend te cilat, po transformojne institucionet, tregun, sipermarrjen, jeten e qytetareve, shoqerine civile duke na perafruar akoma me shume me evropen moderne, e cila vendosi te hape negociatat per t'i dhene Shqiperise nje status te ri, statusin e shokut ne procesin e integrimit krahas vendeve te tjera Europiane dhe Ballkanike.

Ne po forcojme shtetin, shtetin e se drejtes, shtetin e pergjegjesise, shtetin e ligjit, shtetin e sherbimeve te ndershme dhe pa diskriminime ndaj te gjitheve. Ne po hapim, po standartizojme, po formalizojme tregun dhe kapitalet. Po nxisim sipermarrjen vendase, po integrojme me shume burime ekonomike dhe njerezore ne zhvillim dhe progres, ne konkurim dhe rritje drejt evropes moderne.

Ne po arrijme se bashku rezultatet e duhura dhe spektakolare ne luften kunder se keqes, kunder trafiqeve, kunder krimit te organizuar,kontrabandes, korrupsionit, padrejtesive dhe cenimit te lirive dhe te drejtave te njeriut nga keqberesit. Ne socialistet kemi mundur te udheheqim jo thjesht te majten progresiste ne vend, por progresin europian te Shqiperise sepse vazhdojme te jemi kerkues dhe thithjes te kontributit te njerezve me te mire te ketij vendi, me perfaqesues te shoqerise sone progresiste, me aktive te pjeses me aktive te komunitetit tone nacional, sic eshte shoqeria civile me perfaqesuesen e saj te shquar Valentina Leskaj.

Me lejoni t'ju konfirmoj se znj. Leskaj si perfaqesuese e pjeses me vitale te shoqerise sone dhe mbrojtese e shquar e interesave te motrave dhe shoqeve tona ne kete tranzicion drejt modernitetit mbetet edhe ketu ne Elbasan nje partnere me shume, per progres dhe integrim jo vetem per shtetin jo vetem per PS-ne jo vetem per koalicionin Aleanca per Shtetin, por edhe per mua personalisht sepse eshte edhe nje nga ministrat model te kabinetit qeveritar qe une drejtoj.

Perkushtimi i saj ne detyre eshte garancia me e mire qe une si kryetar i maxhorances dhe Kryeminister kam ardhur te ve ne dispozicion dhe te ndaj me ju, per ta mbeshtetur se bashku ne konkurimin per fitore, per t'ju perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise. Kam kenaqesine gjithashtu t'ju them se asnje nga partite e koalicionit Aleance per Shtetin, nuk ka gjetur asnje rezerve dhe asnje element per te mos mbeshtetur znj. Leskaj, pra ajo vjen ketu si kandidatja juaj e mbeshtetur nga te gjithe progresistet qe qeverisin vendin.

Por te gjithe jemi te bindur se nuk mjaftojne vetem cilesite e kandidatit per te fituar nje konkurim elektoral, tashme ky konkurim kryhet ne kushte te nje klime normale te zhvillimeve politike ne vend, ku konfliktet jane dominuar, kane kaluar ne periferi dhe vendin e tyre e ka zene ballafaqimi i alternativave te konkurimit, debateve konstruktive dhe bashkepunimi ne institucione, midis forcave politike te mazhorances te opozites dhe kjo po e con edhe konkurencen elektorale ne parametrat modern te Europes se Bashkuar. Pra kjo ben te nevojshme qe duke e rindezur motorrin tone elektoral, duke riaktivizuar militantizmin politik qe na karakterizon, shtojne dhe konktertizojne dokumentat, rezulatet, vlerat dhe programet e profesionisteve tane, qe duke konkuruar dhe fituar me alternativat e forcave te tjera politike te trumfojne edhe ne konkurimin eklektoral qe kemi perpara.

Si kryetar i PSSH une kerkoj qe te gjitha strukturat dhe organizatat socialiste te Elbasanit, te gjitha tryezat e bashkepunimit te koalicionit ne kete zone te forcojne punen organizative dhe solidaritetin politik per te menaxhuar ne menyre te plote dhe te sukseshme kete ballafaqim elektoral me zgjedhesit dhe me konkurentet e tjere.
Besoj pra qe jane te gjitha mundesite qe zgjedhjet ne zonen 52 te Elbasanit te deshmojne gjithashtu pjekurine dhe epersine tone edhe ne nje beteje politike te rradhes sepse ka ardhur koha qe te gjitha betejat te shnderohen ne konkurime paqesore idesh, programesh, kulturash, aftesish dhe rezutatesh.

Me lejoni gjithashtu te theksoj se rezultati i zgjedhjeve ne kete zone te rendesishme jo vetem per Elbasanin, me shume sesa nje sfide e mazhorances eshte sfide e organizates se socialisteve te Elbsanit qe udheheqin mazhorancen. Nje test paraprak i drejtperdrejte per vleresimin qe elektorati ka ndaj te zgjedhurve dhe ndaj drejtuesve te institucioneve publike ne te gjithe rrethin, ne qytet, ne qarkun e Elbasanit por edhe per gjithe organizaten dhe perfaqesimin qeverises te socialisteve ne shkalle vendi.

Organizata socialiste e Elbasanit e cila eshte nje nga vlerat me te cmuara qe ka PS-ja ne shkalle vendi duhet edhe kete here te menaxhoje te gjithe ate progres qe qarku, qyteti, komunitetet dhe mbare vendi kane kryer gjate qeverisjes sone progresiste, duke siguruar zhvillim te qendrueshem te ekonomise te shoqerise rritme te larta transformimesh, te cilat te gjitha po integrohen ne procesin e perafrimit dhe te asociimit me Bashkimin Europian.

Nuk besoj se do te hyjme sot ne te gjitha detajet e organizimit te fushates dua te nenvizoj se fitorja e Valentina Leskaj ketu ne Elbasan me shume se nje fitore per PSSH dhe te koalicionit progresist qeverises do te ishte nje vleresim akoma me i madh dhe i drejtperdrejt stimulues dhe per te ardhmen per te gjithe ata profesioniste dhe eksperte atdhetare qe vijne nga shoqeria civile duke pranuar te bashkojne kontributet e tyre me ekipet politike dhe qeverisese qe zgjedh komuniteti yne votues ne dobi te zhvillimit te vendit dhe integrimit te tij evropian, prandaj te nderuar perfaqesues, te zgjedhur te organizates socialiste te Elbasanit kemi serisht rastin qe me kete fushate elektorale te thithim dhe te aktivizojme kontributet e te gjithe qytetareve dhe njerezve te ndershem, te eksperteve dhe te profesionisteve lokal te shoqerise civile gjithashtu qe duan dhe synojne te jene me prane progresit ne qark, me prane zhvillimit kombetar, me prane me integrimin, me europen, ku socialistet dhe progresistet, qeverisja jone per pese vite po hap hapesirat e duhura.

Se bashku me disa anetare te kabinetit qeveritar, ne vijme ne kete aktiv pasi zhvilluam takim te frytshem pune, ne zyrat e prefektures me gjithe te zgjedhurit perfaqesues te qarkut te Elbasanit, ku diskutuam edhe me deputetet edhe me autoritet bashkiake dhe komunale te qarkut per objektivat kryesore te zhvillimit ekonomik te buxhetit financiar, te inisiativat sipermarrese publike dhe private per vitin 2003. Te cilat shoqerohen me nje teresi aktesh ligjore dhe normative qe po plotesohen dhe, qe brenda dhjetorit duke u finalizuar edhe ne Kuvendin e Shqiperise do te mbeshtesin nje faze te re te rritjes se autoritetit, kompetencave dhe financimeve, per autoritetet e qarqeve, bashkive dhe te komunave ne te gjithe shqiperine dhe ketu ne Elbasan duke krijuar mundesi shume me te medha se sa me pare, per integrimin dhe harmonizimin e sipermarrjes lokale me zhvillimin kombetar, e financimeve qendrore buxhetore me kontributet fiskale te qytetareve, te fermereve, te komunave dhe te bashkive te zonave prioritare per zhvillim sic eshte qarku i Elbasanit.

Ne konkluduam ne takimin e para pak casteve se Elbasani si qytet dhe si qark, si nyja me e rendesishme e korridorit Lindje-Perendim qe kompletohet ne te gjithe gjatesine dhe infrastrukturen gjate vitit te ardhshem do te vazhdoje me rritem te larte, transformime ekonomike dhe shoqerore qe do te permiresojne akoma me shume jetesen, do te shtojne vendet e punes, do te nxisin dhe do te integrojne me stimuj perfitimesh ekonomike jo vetem lokale, sipermarrjen vendase dhe te huaj duke shtuar mbrojtjen sociale, kujdesin shendetesor, duke zhvilluar me prioritet sistemin arsimor dhe shendetesor publik, duke ofruar pra dhe me shume mbrojtje garanci ligjore dhe ekonomike per ushtrimin e inisiativave te shtetasve, te sipermarresve, si dhe per integrimin per zhvillimin modern te vendit te komuniteteve periferike, te komuniteteve te zonave malore, te komuniteteve te njerezve ne nevoje.

Pra prioritetet e zhvillimit dhe te integrimit te rajonit ekonomiko administrativ me kryeqender qytetin e Elbasanit ne vitin 2003 sjellin nje investim publik prej 1.400 mln leke ose gati dy here me te madh se sa tre vjet me pare.

Pra me lejoni te theksoj te nderuar socialiste te Elbasanit se viti i ardhshem ekonomik dhe buxhetor do te jete nje partneritet i sigurte midis qeverisjes qendrore dhe qeverisjes vendore, midis institucioneve te Tiranes dhe institucioneve ku ushtrojne mandatin e perfaqesimit te qytetareve dhe fermereve te mire te Elbasanit, perfaqesuesit e pushtetit vendor ne tre nivele. Kjo pra kerkon angazhime te perbashketa, kontroll te perbashket, dhenie llogari te te gjitha autoriteteve para jush si perfaqesues te komuniteteve te zgjedhesve, si perfaqesues politik, si perfaqesues qytetare protagonist te zhvillimit.

Po e mbyll duke ndare me ju, bindjen dhe angazhimin per fitoren e znj. Leskaj ne zonen 52 ne Elbasan si nje nga shprehjet dhe provat e aftesive dhe pergjegjesive tona per sukses ne procesin e integrimit europian te zhvillimit kombetar duke bere te mundur qe me zgjedhjet vendore te vitit qe kemi perpara te konsolidojme me tej procesin e transformimeve progresiste dhe te zhvillimeve kombetare ne dobi te te gjitheve.

Ju uroj pune te mbare dhe fitore!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›