E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, në të cilin vlerësohet e vizita qw zhvilloi Kryeministri Nano në Shtëpinë e Bard

Kryeministri Fatos Nano ka marrë një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, në të cilin vlerësohet e vizita qw zhvilloi Kryeministri Nano në Shtëpinë e Bardhë, në Ceremoninë e Zgjerimit të NATO-s.

Në mesazhin e Presidentit amerikan Bush thuhet:

"Ishte një kënaqësi t'ju mirëprisja Ju në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ceremonisë së Zgjerimit të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe kontributin tuaj me trupa në Afganistan dhe Irak. Jam i gatshëm të vazhdojmë punën tonë për përparimin e paqes dhe të lirisë.

Faleminderit gjithashtu për skulpturën e Nënë Terezës, që më dhuruat. Unë vlerësoj xhestin dhe mendimin tuaj të vyer.

Laura bashkohet me mua në dërgimin e urimeve më të mira.

Sinqerisht, Xhorxh Bush",

shprehet Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, në mesazhin që i ka dërguar Kryeministrit Fatos Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›