Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese si i ftuar nderi në ceremoninë e dekorimit të shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Bashkim Hoxha me titullin "Qytetar Nderi" i qytetit të Durrësit, në
Kryeministri Fatos Nano ka marre pjese si i ftuar nderi në ceremoninë e dekorimit të shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Bashkim Hoxha me titullin "Qytetar Nderi" i qytetit të Durrësit, në ditën e 50-vjetorit të lindjes.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu" të qytetit të Durrësit, ishin të pranishëm gjithashtu emrat më të njohur të botës kulturore dhe artistike të vendit. 50 vjetori i lindjes së shkrimtarit përkoi edhe me promovimin e romanit të tij të ri "Sakrifica".
Kryeministri Nano uroi Z. Hoxha për titullin e lartë, me të cilën qyteti i tij i lindjes e nderon, si dhe për 50 vjetorin e lindjes, duke vlerësuar kontributin e tij si shkrimtar dhe gazetar gjatë këtyre viteve në jetën e vendit. "Bashkimi e fillon ditën në punën e tij si gazetar duke pritur shqetësimet e njerëzve, ndërsa unë e mbaroj atë duke zgjidhur shqetësimet që qytetarët i shprehin atij", nënvizoi Kryeministri Nano gjate pershendetjes se tij me kete rast. Gjithashtu duke u ndalur në romanin e fundit të Bashkim Hoxhës "Sakrifica", Z. Nano vlerësoi se ai pasqyron një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit të viteve të fundit.
Bashkim Hoxha shkrimtar dhe gazetar i njohur hapi ne qytetin e Durresit te parin televizion privat "Teuta Televizion" ne vitin 1997 ku eshte i vleresuar gjithashtu ne krijimin e hapesirave te komunikimit me qytetaret per problemet e tyre te perditshme.