E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me z. Gerlando Genuardi Zv/ President i Bankës Europiane të Investimeve (BEI), i cili është përgjegjës për operacionet e kësaj bank

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me z. Gerlando Genuardi Zv/ President i Bankës Europiane të Investimeve (BEI), i cili është përgjegjës për operacionet e kësaj banke në Itali, Greqi dhe vende të tjera të Europës Juglindore.

Në fillim të këtij takimi u diskutua lidhur me angazhimin e veprimtarisë së BEI-t për projektet në vazhdim, si dhe për pjesëmarrjen e këtij institucioni në financime të reja në vendin tonë si projekti i Terminalit të Pasagjerëve në Portin e Durrësit, projekte të akseve të ndryshme rrugore, si dhe akordimi i kredive për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Z. Genuardi e ka siguruar ne gjate takimit Kryeminisrin Nano për angazhimin e BEI-t në thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me Qeverinë Shqiptare në financimin e projekteve të ndryshme, sidomos ato në fushën e transportit, energjetikës, ambjentit, si dhe fiancimeve në projekte të rehabilitimit të disa sektorëve të rëndësishëm, që do të ndikojnë pozitivisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjithashtu z. Genuardi u shpreh se situata ekonomike dhe ecuria e reformave në Shqipëri paraqiten optimiste dhe brenda parametrave normalë, pavarësisht vështirësive në rrugën e implementimit të reformave, të cilat hasen edhe në vende të tjera, që kanë të njëjtin synim, integrimin dhe zhvillimin."Me Qeverinë Shqiptare kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një dialog të hapur për çdo problem dhe mbetemi optimist për finalizimin me sukses të projekteve të nisura dhe atyre të reja", tha Zv/Presidenti i BEI-t.

Kryeministri Nano garantoi se Qeveria Shqiptare mbetet maksimalisht e impenjuar në përmbushjen e prioriteteve të saj, për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë, për intensifikimin e luftës kundër evazionit fiskal, si dhe për të krijuar një treg sa më konkurrues në përputhje me standartet e botës moderne.

"Qeveria Shqiptare sëbashku me partnerët e saj si BEI dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare ka të njëjtat interesa në luftën kundër varfërisë, informalitetit të ekonomisë, të cilat duhet t'i përballim sëbashku, nëpërmjet financimeve në projekte që inkurajojnë dhe krijojnë impakte pozitive në reduktimin e varfërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës", tha Kryeministri Fatos Nano.

Në shqipëri BEI ka financuar drejtpërdrejt ose bashkëfinancuar me BERZH apo programin PHARE projekte të infrastrukturës rrugore dhe detare, në sektorin e energjisë, ujësjellësave, të cilat arrijnë shifrën e 166 milionë euro.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›