Sot, u zhvillua mbledhja e radhes e Bordit Monitorues Anti Korrupsion e kryesuar nga Ministri i Shtetit per Koordinimin, z. Marko Bello. Ne kete mbledhje moren pjese perfaqesues te ministrive dhe inst
Sot, u zhvillua mbledhja e radhes e Bordit Monitorues Anti Korrupsion e kryesuar nga Ministri i Shtetit per Koordinimin, z. Marko Bello. Ne kete mbledhje moren pjese perfaqesues te ministrive dhe institucioneve te pavarura, anetare te ketij Bordi dhe te Njesise Anti-korrupsion, perfaqesues te shoqerise civile dhe komunitetit te biznesit, perfaqesues te organizatave nderkombetare si Keshilli i Europes, SIDA, OSBE, Delegacioni i Komisionit Europian, etj.
Tematika e kesaj mbledhjeje u perqendrua ne progresin e realizimeve 6-mujore te "Planit te Veprimeve per Parandalimin dhe Luften kunder Korrupsionit, 2003-2004", ne zbatim te Vendimit perkates te Keshillit te Ministrave, si dhe ne iniciativa te rendesishme te ndermarra nga Njesia Anti Korrupsion, si: ecuria e procesit te thjeshtezimit te procedurave dhe kritereve per sherbimet publike te ofruara nga institucionet e administrates qendrore; rishikimi i legjislacionit ne kendveshtrimin e Konfliktit te Interesave dhe i financimit te Partive Politike dhe te Fushatave Zgjedhore, etj.
Lidhur me keto te fundit gjate muajit shkurt do te organizohen tavolina te rrumbullaketa, ku do te ftohen te marrin pjese krahas institucioneve, shoqerise civile, komunitetit te biznesit, organizatave nderkombetare edhe perfaqesues te spektrit politik parlamentar.
Ne fjalen e tij, Ministri i Shtetit per Koordinimin, duke dhene mbeshtetjen e tij personale dhe institucionale per kete strukture, theksoi se:
"Lufta kundër korrupsionit mbetet përpjekje konstante dhe prioritet i rendësishëm i qeverise. Pavaresisht masave specifike dhe pergjegjesive respektive te secilit institucion, na bashkon qellimi dhe misioni i perbashket: parandalimi dhe lufta kunder korrupsionit.
Duke ju garantuar per angazhimin maksimal dhe mbeshtetjen time personale per monitorimin e efektshem te masave per parandalimin dhe luften kunder korrupsionit, besoj ne bashkepunimin, komunikimin dhe vullnetin e gjithsecilit per permbushjen e detyrimeve te perbashketa".
Ministri i Shtetit per Koordinimin gjithashtu vuri theksin ne orientimin me te mire te perpjekjeve "per te kuptuar thelbin e fenomenit te korrupsionit, larg kuadrit propagandistik, ku lufta kunder korrupsionit perdoret si etiketim i gabuar e irrealist qe ve ne shenjester te gjithe Zyrtaret Publike".
"Antikorrupsioni"- u shpreh ai – nuk duhet perdorur si flamur per terheqjen e vemendjes publike apo si deshmi pastertie per kedo qe ndodhet larg administrimit publik, pasi kjo ngjall mosbesueshmeri per qellimin pozitiv te ketyre perpjekjeve.
Z. Bello nenvizoi njekohesisht angazhimin e tij per forcimin e metejshem te struktures se Grupit te Monitorimit Anti Korrupsion me pjesemarrjen e partnereve te rinj shume te rendesishem, sic eshte Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Tashme ka filluar bashkepunimi i strukturave anti korrupsion me strukturat analoge ne vendet e rajonit qe do te forcohet me tej ne kuader te projekteve ne vazhdim.
Nga diskutimet e bera, u nxorren detyrat perkatese per institucionet e perfshira dhe te interesuara, ku nje seriozitet dhe rendesi te vecante iu kushtua procesit te vleresimit te dyte qe do te behet nga GRECO (Grupi i Shteteve kunder Korrupsionit) per Shqiperine ne muajt e ardhshem. Raporti i pare i vleresimit te GRECO ka qene pozitiv dhe inkurajues per perpjekjet antikorrupsion te Qeverise shqiptare.