Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh përshëndetës nga Drejtori i Menaxhimit të Bankës Botërore z. Shengman Zhang. Në këtë mesazh, z.Zhang, ndersa është shprehur për rezultatet
Kryeministri Fatos Nano ka marrë sot një mesazh përshëndetës nga Drejtori i Menaxhimit të Bankës Botërore z. Shengman Zhang. Në këtë mesazh, z.Zhang, ndersa është shprehur për rezultatet gjatë vizitës së tij se fundi ne Shqiperi dhe takimit me kryeministrin, nder te tjera shkruan:
"Përmes diskutimeve tona unë arrita të krijoj një kuptim të qartë se si marrëdhëniet e Bankës me Shqipërinë janë zhvilluar në këtë dekadë të fundit, ku ne kemi arritur sukses në përmirësimin e jetës së të varfërve dhe në sfidat që shtrihen përpara.
Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të mbetemi në bashkepunim të ngushtë ndërsa përgatisim strategjinë për asistencën e re për 12 muajt që vijnë, dhe ju sigurojmë se mbështetja e Bankës do të jetë plotësisht konsistente me qëllimet e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Social-Ekonomik (SKZHSE) dhe me inkurajimin e ecjes përpara të Shqipërisë drejt Europës.
Jam ne pritje te takimit tjetër me ju dhe vazhdimin e punës sonë sëbashku në funksion te reduktimin te varfërisë në Shqipëri".