E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano priti sot në mesditë në një takim të vecantë Presidentin e Kompanisë AMBO, z. Ted Ferguson dhe Drejtorin Financiar të Kompanisë ASCOT-ONYX Development LLC, z. Warren R

Kryeministri Fatos Nano priti sot në mesditë në një takim të vecantë Presidentin e Kompanisë AMBO, z. Ted Ferguson dhe Drejtorin Financiar të Kompanisë ASCOT-ONYX Development LLC, z. Warren R. Phillips.

Presidenti i Kompanisë AMBO zoti Ferguson në fillim të këtij takimi e njohu Kryeministrin Nano me ecurinë e deritanishme të projektit të naftësjellësit AMBO dhe financimin e tij. " Është bërë një progres i madh si me kompanitë e naftës ashtu edhe me investitorët për projektin e naftësjellësit,fale mbeshtetjes qe kemi pasur dhe nga qeveria juaj dhe ne besojme të ndërrmarrim hapa konkretë në fillimin e punimeve inxhinierike në fillim të vitit te ardheshem, - u shpreh zoti Ferguson,- duke shtuar se me financimin e të gjitha marrëveshjeve në fund të këtij viti do të mundësohet progressi dhe te arrihet funksionimi i ketij projekti te rendesihem në vitin 2008 ".

Kryeministri Nano dhe z. Ferguson diskutuan më tej mbi përgatitjet për nënshkrimin e Memorandumit trepalësh mes Kryeminisrtave të tre vendeve pjesëmarrëse në këtë projek, Shqipëri- Maqedoni- Bullgari.

Gjithashtu përfaqësuesit e këtyre dy kompanive prestigjoze diskuatuan me kryeministrin mbi mbështetjen nga qeveria për përgatitjen e Marrëveshjes së shitjes së energjisë, e cila do të mundësojë edhe financimin e projektit për një TEC të ri në Parkun Energjetik të Vlorës me një kapacitet prej 400 Megawat, i propozuar për t'u ndërtuar nga kompania Ascott ONYX. Sipas zotit Warren R. Phillips në fazën e parë ky termocentral do të funksionojë me një kapacitet prej 200 megawat duke mundësuar burime te energjise jo vetëm për Shqipërine por edhe më gjerë në rajon.

Kryeministri Nano nga ana e tij i siguroi përfaqësuesit e këtyre dy kompanive për mbështetjen edhe ne vazhdim te Qeverisë Shqiptare në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme edhe në kuadër të prioriteteve qeverisëse për gjenerimin e burimeve të reja të energjisë, të cilat do të ndikojne drejperdrejte ne plotesimin e nevojave te konsumatorëve shqiptarë për energji elektrike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›