E Shtunë, 31 Tetor 2026

- Deklaratë e Zëdhënësit të Kryeministrit - Këshilli i Ministrave diskutoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme Planin e Veprimit për Zbatimin e Prioriteteve të Partneritetit Europian. Dok

- Deklaratë e Zëdhënësit të Kryeministrit -

Këshilli i Ministrave diskutoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme Planin e Veprimit për Zbatimin e Prioriteteve të Partneritetit Europian.

Dokumenti i Partneritetit Europian konsiderohet nje hap i rendesishem ne marredheniet me strukturat perkatese te BE-se ne rrugen e integrimit.

Ky dokument i miratuar sot identifikon qarte objektivat dhe prioritetet për veprim në mbështetje të përpjekjeve te gjithe faktoreve për arritjen e standarteve të BE-së.
Ai do të shërbejë si një kuadër objektivash dhe kriteresh në bazë të të cilave do të matet dhe monitorohet tashme progresi i Shqipërisë në procesin e Stabilizim Asociimit, si dhe për të orientuar ndihmën financiare të Komunitetit nëpërmjet programit CARDS.

Theksoj se ky instrument, pra Plani i Veprimit për Zbatimin e Prioriteteve të Partneritetit Europian është instrument i përdorur me sukses nga strukturat e Bashkimit Europian në procesin e zgjerimit me 10 vendet të cilat u bënë pjesë e këtyre strukturave në 1 maj 2004.

Ky dokument do të jetë bazë për raportin e ardhshëm të Bashkimit Europian për Shqipërinë mbi bazën e monitorimit mbi prioritete që përcakton dokumenti i partneritetit.
Në këtë drejtim është përgatitur Plani Kombëtar i Veprimit për Zbatimin e Partneritetit Europian për Shqipërinë, i cili përfaqëson një përpjekje të gjithanshme të gjithe institucioneve shqiptare për të evidentuar në mënyrë të strukturuar e të integruar masat dhe veprimet që duhen ndërmarrë ne realizimin e objektivave prioritare të Procesit të Stabilizim Asociimit në harkun kohor afat shkurtër (një deri dy vjet) dhe afat mesëm (tre deri katër vjet).

Plani i veprimit synon te kontribuojë për:

• forcimin e institucioneve e kapaciteteve të administratës shtetërore;

• përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE –së;

• rritjen e efektivitetit të zbatimit të reformave;

• konsolidimin e monitorimit gjithpërfshirës dhe menaxhimin e procesit dhe progresit, duke u bazuar në rezultate të paracaktuara, konkrete dhe të matëshme.

Ai do të jetë një instrument i rendesishem për rritjen e nivelit të transparencës, duke stimuluar më shumë debat rreth hapave, impaktit dhe politikave, si dhe për arritjen e konsensusit të domosdoshëm për masat për përmbushjen e objektivave të Stabilizim Asociimit për Shqipërinë.

Plan Veprimi drejtepersedrejti do te shërbejë:

• si një instrument veprimi dhe vetmonitorimi për nivelet vendimarrëse në Shqipëri; Kuvend, Qeverisjen qendrore dhe vendore;

• të ndikoj si kuadër monitorimi nga Komisioni Euriopian për të matur progresin e Shqipërisë në procesin e Stabilizim Asociimit;

• do te jete gjithashtu instrument gjithpërfshirjeje e monitorimi për shoqërinë civile dhe mediat, komunitetin e biznesit, publikun e gjërë për stimulimin e debatit mbi politikat dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e Stabilizim Asociimit;

• si dhe kuadër udhëzues për programimin e asistencës komunitare për Shqipërinë nërpëmjet programit CARDS dhe programeve të tjera komunitare, planifikimin e financimeve buxhetore për masat prioritare në kuadër të Programit Buxhetor afat mesëm.

Plani Kombëtar i Veprimit është i hapur për përmirësime të mëtejshme në përgjigje të Dokumentave të tjera të partneritetit, që mund të propozohen nga KE-ja në vitet në vazhdim.

Një moment tjetër i rëndësishëm i këtij dokumenti është edhe identifikimin i kostos së çdo mase, si dhe burimet e financimit të tyre, të cilat janë nga buxheti i shtetit, ndihma komunitare apo burime të tjera te huaja. Në përllogaritje theksi është vënë në ato kosto që përbëjnë shpenzime shtesë për buxhetin ose burimet financiare të huaja tashmë të angazhuara, si dhe në identifikimin e atyre kostove për të cilat nuk ka burime financiare për momentin dhe per te cilat duhen identifikuar burimet e financimit.ne forme do te publikohet

Roli primar për koordinimin e zbatimit të Planit të Partneritetit Europian për Shqipërinë do ta luajë Ministria e Integrimit Europian, ndërsa në vazhdimësi kërkohet një monitorim rigoroz për zbatimin e tij, nga të gjitha ministritë dhe institucionet e përfshira në Plan.

Gjithashtu ju informoj se strukturat përkatëse po përgatiten për raundin e 8-të të teknik të negociatave me ekspertët e BE-së, ndërsa më 22 tetor do të zhvillohet takimi i Task Force BE-Shqipëri.

Me këtë rast, Kryeministri dhe Keshilli i Ministrave rikonfirmojnë edhe një herë vullnetin e plote edhe ne vazhdimin për pershpejtimin dhe thellimin e reformave integruese të vendit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›